• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Në prehërin e Ramës ka vend për dy B-të e PD-së

by Lorenc Vangjeli
11/01/2022 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Basha: “Rama e Berisha, dy vëllezër siamezë!”.

Berisha: “Binomi i pandashëm Rama –  Basha!”.

Edhe kryetari, edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, të shtunën në mbrëmje arritën kulmin në përpjekjet e tyre për të strehuar tjetrin në prehërin e Ramës.

Vetë Rama, një ditë më pas, tentoi të distancojë nga të dy prehërin e tij, duke i konsideruar kaq të padobishëm tashmë për veten, sa nuk ju drejtua as njërit dhe as tjetrit, por demokratëve. Pra, njerëzve që kanë votuar kundër tij dhe që sot e shohin atë të vizatuar nga vetë drejtuesit e tyre, si padron të shefave të PD-së.

E shtuna nuk ishte pika që derdhi gotën e mbushur me urrejtje. Dhuna e të shtunës thërrmoi gotën e demokratëve dhe ju shpjegoi qartësisht, mes mjegullës së fikëseve të zjarrit të Bashës, vareve të Berishës dhe gazit lotësjellës të policisë, se partia e tyre është peng i dy individëve. Nuk mjafton as një mbidozë idealizmi apo naiviteti, nuk mjafton as një egoizëm ekstrem interesash, për të mos dalluar këtë të vërtetë të thjeshtë që nuk e mbulon dot as lakuriqësia e dy mbretërve egoistë të PD-së.

Njëri Piter Pan i parritur i politikës, të shtunën në mbrëmje dëshmoi se nuk kishte kuptuar asgjë nga gjithë kalvari ku po tërheq partinë dhe më shumë akoma, interesat e gjithë vendit, për hir të vulës që mban në xhep. Lulzim Basha u shfaq krenar që kishte mbrojtur muret e selisë dhe mbase ju duk vetja strateg që kalaja e tij i la shkallëve sulmuesit.

Tjetri, Oso Kukë i epilogëve të përsëritur me hedhje në erë dhe rifillim sërish nga e para, kujtoi edhe njëherë shprehjen e famshme të një kohe në të cilën vazhdon të jetojë paprerë: Nuk ka kala që nuk e marrin komunistët!

Profesionistë në mbrojtje dhe në sulm, shkopistët dhe zjarrfikësit e Bashës dhe po aq profesionistë në sulm, xhenierët e gurëhedhësit e Berishës, u dëshmuan llahtarisht amatorë në politikë. Ata refuzuan të pranojnë atë që e shmangën që në krye të herës kur nisën të ndeshen me njëri-tjetrin duke thënë tjetër gjë nga ajo që mendonin dhe duke bërë tjetër gjë nga ajo që duhej bërë: shkëmbyen shikimin sy më sy me gazin lotësjellës!

Ka vetëm një zgjidhje, e cila sa më vonë të jepet, aq më keq do të jetë për të gjithë. Dhe kjo zgjidhje kalon absolutisht mes votës. Sa kohë që zgjedhjet e parakohshme janë një ushtrim demokracie edhe për vetë qeverisjen e vendit, rikonfirmimi i legjitimitetit moral dhe politik i institucionit të kryetarit të një partie, është nevojë ulëritëse për PD-në. Edhe versioni më i keq i mundshëm, konkurrimi mes Bashës dhe Berishës, do të ishte shumë herë më i mirë se përpjekjet kriminale për të ruajtur status quo-në e tanishme: paqe deri sa të rifillojë lufta që nuk mbaron! PD ka nevojë të dalë nga tuneli, fillimisht me aktin që pritet nga Basha, dorëheqje dhe krijimin e një grupi të përbashkët pune që të përgatisë zgjedhjet për kryetarin e partisë. Nëse ecet në këtë fill të tendosur të logjikës ka ende shpresë që të shmanget autostrada e gjërë e vetëshkatërrimit të partisë, ku me një lehtësi të papërballueshme po ecin të gjithë. Ky është leksioni i vetëm që mund të jepte ajo shfaqje groteske e të shtunës, që i rrëfeu syve të publikut një parti që e kishte nisur me “Rama Ik!” dhe po vazhdon drejt humnerës me duetin “Basha/Berisha Ik!”.

Të shtunën, të dy palët deklaruan fitoren duke pretenduar secila viktimizimin e vetes dhe afërsinë e tjetrit me Edi Ramën. Në fakt të shtunën humbën të gjithë. Humbi Partia Demokratike, i humbur është jo vetëm populli opozitar që sheh si tkurret një pronë jashtëzakonisht e rëndësishme publike si PD-ja, por edhe gjithë shoqëria shqiptare që sheh disekuilibrimin e skenës politike. I humbur është dhe vetë Edi Rama që të gjithë e shpallin fitues të padiskutueshëm nga absurdi në PD. Një opozitë e dobët dhe e shkërmoqur nuk e bën maxhorancën me të fortë, përkundrazi. Ajo krijon kushtet që ta bëjëatë  më arrogante, më të ashpër, më të papërgjegjshme dhe më të pandëshkueshme, por në thelb, e bën autore të një qeverisjeje më të keqe. Dhëntë Zoti që këtë të vërtetë ta ketë kuptuar edhe Edi Rama, për të cilin tani edhe kritikët e tij më të egër thonë se ka lindur jo me këmishë si fatlumët e rrallë të kësaj bote, por me një garderobë të tërë, të qepur nga dy rrobaqepësit e trazuar të PD-së. Një shenjë e dha. Edhe pse në prehërin e tij ka vend për të dy, i refuzoi dy B-të e PD-së; ata mund ta ndihmojnë për të ruajtur edhe më gjatë pushtetin e tij, por janë rrënues të nevojës dëshpëruese për të ndërtuar shtetin e të gjithëve.

Next Post
Një tjetër asteroid po lëviz drejt Tokës, do të shihet më 18 janar

Një tjetër asteroid po lëviz drejt Tokës, do të shihet më 18 janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine, ekstradohet në Itali 48-vjeçari

Ekstradohet nga Greqia trafikanti i fëmijëve, çfarë ndodhi në vitet 2001-2002

May 14, 2026
“Laertin e mori e ëma dhe i tha ‘gjynah, si e goditën Kleviolin’”, Tafani tregon si iu vendos tritoli Noizyt

“Laertin e mori e ëma dhe i tha ‘gjynah, si e goditën Kleviolin’”, Tafani tregon si iu vendos tritoli Noizyt

May 14, 2026
Pr/rezoluta për Integrimin, Hasani: Anëtarësimi në BE, objektiv strategjik kombëtar

Pr/rezoluta për Integrimin, Hasani: Anëtarësimi në BE, objektiv strategjik kombëtar

May 14, 2026
“Çështja u paragjykua”/ Gjykata i ktheu mbrapsht padinë për kandidimin në PD, Mereme Sela ankim në Apel

“Çështja u paragjykua”/ Gjykata i ktheu mbrapsht padinë për kandidimin në PD, Mereme Sela ankim në Apel

May 14, 2026
Ndërtim i paligjshëm në Sarandë, arrestohen 8 persona, shpallet në kërkim pronarja e hapësirës së plazhit

Ndërtim i paligjshëm në Sarandë, arrestohen 8 persona, shpallet në kërkim pronarja e hapësirës së plazhit

May 14, 2026
Rezoluta për integrimin në BE, Bardhi: Rama duhet të ishte këtu; Balla: Është dokumenti më mirë që kemi miratuar

Rezoluta për integrimin në BE, Bardhi: Rama duhet të ishte këtu; Balla: Është dokumenti më mirë që kemi miratuar

May 14, 2026
Balluku i dorëzon detyrën ministrit Enea Karakaçi: Nuk më ndihmon t’ju shoh përballë me emocion, por…

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e pezullimit nga funksionet publike

May 14, 2026
“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha debat me Spiropalin, deputetja: Sali kur të çlirosh sistemin mund të flasim

“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha debat me Spiropalin, deputetja: Sali kur të çlirosh sistemin mund të flasim

May 14, 2026
Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes PS dhe opozitës: Angazhim i përbashkët për negociatat me BE-në

Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes PS dhe opozitës: Angazhim i përbashkët për negociatat me BE-në

May 14, 2026
Pas Kinës, regjistrohet një rast me HMPV në Selanik! Nis transmetimi ndërkombëtar i virusit të ri?

Deri në 8 javë intubim dhe 6 muaj simptoma. Zbulohet çfarë ndodh pas infektimit me Hantavirus

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In