Një qytetar është ndaluar nga policia ndërsa po vendoste disa parulla në gardhin metalik para kryeministrisë.
Në parulla shkruhet “Ndal gjenocidin dhe shpërnguljen masive të popullsisë”. “Miq perëndimorë, kontribuoni për kombin shqiptar”.
Në shenjë proteste, i ndaluari, emri i të cilit ende nuk dihet mbant veshur një jelek të verdhë, simbol i protestës antiqeveritare edhe në Francë.
Patrulla e policisë, është njoftuar nga punonjësit e rendit, që ndodheshin para kryeministrisë, të cilët shoqëruan qytetarin protestues, ndërsa hoqën parullat nga gardhi metali./i.h