• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në prag të ‘vijës së kuqe’, SHBA dhe BE bëjnë përpjekjen e fundit me PD

by A R
03/06/2016 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qetësia që po i paraprin takimit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është vetëm sipërfaqësore. Një burim i besueshëm në Bruksel konfirmoi për Top Channel se pa zhurmë dhe bujë partnerët po ndërmjetësojnë intensivisht takimin e së hënës.

Qëllimi i tyre është një takim që të prodhojë konsensus. Në të tilla raste, palët në negociata janë pothuajse hermetike, por Top Channel ka mundur të depërtojë në disa të dhëna të rëndësishme.

Së pari, palët po negociojnë mbi një draftmarrëveshje për të cilën po këmbëngulet për kompromis. Draftmarrëveshja është produkt i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, të cilët janë përfshirë në nivele shumë të larta të administratës në Bruksel dhe Uashington, duke kapërcyer kështu ambasadat e tyre në Tiranë.

Këtë të premte, Federica Mogherini ka patur një takim në Bruksel me 3 prej komisionerëve të KE, atë të Zgjerimit, të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme. Ndërsa Victoria Nuland ka patur një telefonatë me Lulzim Bashën në Tiranë.

Negociatat kanë në qendër një ofertë të re, që, siç përshkruhet, synon të lërë të kënaqur të dyja palët. Detajet e kësaj pakete kompromisi mbeten të panjohura, por të enjten në Top Story, Oerd Bylykbashi, pjesë e këtyre negociatave, la të kuptohet se diçka mund të lëvizë tek kërkesa për thjeshtimin e arkitekturës.

I njëjti burim në Bruksel thotë se mazhoranca është e gatshme të pranojë ndryshimin e formulës për shumicën e cilësuar, si dhe eliminimin e 2 prej 4 insitucioneve që propozon opozita. Por pa prekur Këshillin e Emërimeve në drejtësi, si dhe insitucionin ndërkombëtar që bën skanimin e pasurisë dhe punës së të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Deri të hënën ka ende shumë kohë për negociata, por burimi i Top Channel konfirmon se të dyja palët janë vënë në dijeni se kjo është përpjekja e fundit e Uashingtonit dhe Brukselit për të arritur një kompromis dhe se refuzimi do të thotë shkelje e vijës së kuqe.

Se çfarë do të ndodhë nëse dy palët shkelin këtë vijë nuk dihet akoma. Ambasadori amerikan ka heshtur në më shumë se dy raste kur njëra nga palët ka lëvizur nga vija e dakordësisë. Por, siç thotë një fjalë e urtë, ‘pas heshtjes vjen furtuna’. Për këtë gjithësesi, duhet të pritet deri ditën e hënë.

Next Post

Francë, lumi i Senës nivel rekord

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In