• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në prag të EURO 2016… Franca nën hijen e grevave dhe protestave

by Java News
29/05/2016 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca nën hijen e grevave dhe protestave: Sindikata e fuqishme franceze, CGT dhe aleatë të saj prej ditësh e përplasin grushtin mbi tavolinë, CGT e Force Ouvriere organizojnë protesta dhe greva, madje edhe gjatë Kampionatit Europian të Futbollit, si kanë paralajmëruar. Strategjia: Shkallëzimi i protestave. Një sërë reaktorësh bërthamorë e kanë reduktuar prodhimin, ndërkohë që tetë rafineritë e naftës vazhdojnë të ndodhen në grevë. Megjithëse qeveria po përpiqet të zhbllokojë situatën, karburanti është mall shumë i kërkuar në Francë këto ditë.

Për shkak të ngushticave në furnizimin me karburante, aviacioni civil (DGAC) u rekomandon shoqërive tv fluturimit furnizimin me kerozinë jashtë Francës. Presidenti francez François Hollande i qëndron besnik reformës. Nga Japonia ku ndodhej për punimet e samitit të G7-s, (27.05) ai siguroi se janë marrë masat e nevojshme. „Prioritet kryesor është që konsumatorët dhe institucionet më të rëndësishme të furnizohen me karburant. Duhet të bëjmë të pamundurën të vazhdojmë të ecim përpara dhe të mos e bllokojmë ekonominë.“

Frankreich Proteste Paris

Pika kryesore e konfliktit të sindikatave me qeverinë është neni dy i ligjit të planifikuar për reformimin e tregut të punës. Ai parashikon që në të ardhmen marrëveshja e punësimit të bazohet në kontrata tarifash sipas ujdisë mes sindikatave dhe punëdhënësve, dhe tarifa për punonjësit sipas sektorëve të ekonomisë. Me këtë liberalizim firmave apo koncerneve u jepet mundësia të vendosin vetë për zgjatjen e orarit të punës dhe mënyrës së kompensimit të mbiorëve. Presidenti Hollande ka theksuar se kjo pjesë e reformës nuk do të preket: „Kemi nevojë për ujdi të tilla në nivel biznesesh, të cilat ndikojnë në aftësinë e konkurrencës dhe për më shumë siguri për punëmarrësit. Prandaj do të këmbëngul tek kjo reformë, sepse mendoj se kjo reforma e duhur dhe se ne duhet ta miratojmë atë.“

Si qeveria ashtu edhe kundërshtarët e reformës nuk duan të dorëzohen: Në ditën e protestave në shkallë vendi të enjten (26.05) madje pati përleshje me policinë, me pasojë 70 arrestime.

Sindikata franceze, CGT e refuzon tërësisht ligjin e ri dhe kërkon nga qeveria tërheqjen e plotë të reformës. Ndërsa Jean-Claude Mailly nga sindikata „Force Ouvrière“ është i gatshëm nëse plotësohen disa kushte që të kthehet në tryezën e negociatave. „Ata thonë se bëhet fjalë për negociata. Unë them atëherë fshijeni nenin 2 dhe kërkoni nga përfaqësuesit e punëdhënësve dhe negociatave të ulen për bisedime.“

Gjendja në Francë shkallëzohet pikërisht dy javë para startimit të Kampionatit Europian të Futbollit që zhvillohet në Francë. Në një njoftim të shtatë organizatave të punëmarrëvse, studentëve dhe nxënësve kanë bërë thirrje për zgjerimin e protestave dhe grevave. Më 14 qershor është paralajmëruar një ditë kombëtare e protestës në Paris. Ndërkohë në fillim të qershorit priten greva të metrosë dhe aeroporteve. Metroja e Parisit do të bëjë grevë pikërisht më 10 qershor, ditën kur bie bilbili për Kampionatin Europian. Në Francë duket se hendeku për moment është i pakapërcyeshëm. deutsche welle/ a.k

Next Post

Vendet në të cilat do të agjërohet deri në 22 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / 45-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash në Reps teksa shkonte në punë

DETAJE / 45-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash në Reps teksa shkonte në punë

June 15, 2026
Historia e autogolit dhe vrasja e kapitenit që la gjurmë në futbollin botëror

Historia e autogolit dhe vrasja e kapitenit që la gjurmë në futbollin botëror

June 15, 2026
“Drafti i Kodit të ri Penal, s’kemi qenë pjesë e grupit të punës”/ Kryeprokurori: Do krijojë konfuzion, ka nene të paqarta!

Raporti 2025, Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

June 15, 2026
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

June 15, 2026
Kompanitë ajrore në alarm, rriten vjedhjet gjatë fluturimeve të gjata

Kompanitë ajrore në alarm, rriten vjedhjet gjatë fluturimeve të gjata

June 15, 2026
U kap në Greqi me kërkesë të SPAK, Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

U kap në Greqi me kërkesë të SPAK, Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

June 15, 2026
Pushimet për hidratim në Botëror, kush fiton e kush humb nga kjo praktikë?

Pushimet për hidratim në Botëror, kush fiton e kush humb nga kjo praktikë?

June 15, 2026
Rama replikon me një protestues: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Rama replikon me një protestues: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

June 15, 2026
Arrestohet në Belgjikë Gert Gjenerali, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97

Arrestohet në Belgjikë Gert Gjenerali, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97

June 15, 2026
Britania merr vendim, ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

Britania merr vendim, ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In