• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në prag të arrestit, Berisha u lë ‘amanetet’ e fundit anëtarëve të Kryesisë: Mendoni natë e ditë çfarë mund t’i bëjmë armikut Rama

by Java News
21/12/2023 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë, u shpreh se pas zhvillimeve të fundit, ku parlamenti votoi pro një kërkese të SPAK për arrestimin e tij, duhet një ripërshtatje e shpejtë.

Berisha theksoi se, qëndresa e demokrate do të jetë beteja e njerëzve që guxojnë.

“Në asnjë rrethanë ne nuk mund të zmbrapsemi, ne nuk do zmbrapsemi.

Por në kushte të reja, të diktuara në mënyrë të shpejtë do të thosha nga regjimi, natyrisht kërkohet një ripërshtatje e shpejtë e jona në këto kushte.

Kërkohet nga ne të bëjmë gjithçka që të jemi zëdhënës të atyre që guxojnë.

Edi Rama ka zhytur Shqipërinë, shoqërinë shqiptare në mbretërinë e frikës dhe frika është e njohur se përbën ndjenjën më qendrore në fiziologjinë e ndjenjave njerëzore.

Shpesh, thonë se ai fiton vota. Kjo nuk më rikujton asgjë tjetër veçse marsin e vitit 1991, ne, zona më e varfër, më e mjeruar, zona që jetonte në uri kronike prej vitesh, nuk na votoi.

Nuk na votoi se ajo ishte pajtuar me atë shkallë ekstreme mjerimi, jo se ajo kishte parë qoftë edhe favorin më të vogël nga diktatura. Përkundrazi, e kishte pësuar më rëndë se të gjithë të tjerët. Ata ushqeheshin realisht më keq se të burgosurit në burgjet e diktaturës.

Por më e fuqishme se sa ulërima e urisë, ishte frika tek ata. Ishte frika tek ata.

Ndaj dhe e kam theksuar dhe më parë, kjo frikë, e njohur si strategji, u ngulit me një program të caktuar dhe sot është mjaft e përhapur.

Por nga ana tjetër, askush të mos mendojë se njerëzit janë të qetë, janë të kënaqur të jetojnë me frikë. Jo, çdo njeri dëshiron të çlirohet sa më parë prej saj.

Asgjë nuk çliron qytetarin nga frika më shumë se shembulli personal i qytetarit, demokratit, drejtuesit të PD.

Në këtë kontekst, duhet ta konceptojmë qëndresën tonë, betejën tonë pa kthim, para së gjithash si një betejë të atyre që guxojnë dhe ju garantoj se ata që guxojnë janë shumë herë më shumë nga sa mendojmë ne, nga sa mendojnë drejtuesit tanë.

Si mund t’i identifikojmë dhe t’i gjejmë këta ne? Thjesht, të bëhemi zëdhënës të kërkesave dhe sugjerimeve të tyre.

Ata kanë guximin dhe guximi u bën të mundur atyre të kenë projekte për betejë. U bën të mundur të angazhohen në betejë kundër regjimit.

Kjo është rruga e vetme që ne të shkrijmë akullin e frikës, që ne të rritemi dhe të shndërrohemi siç jemi sot. Sot ne jemi shpresa e vetme për shqiptarët.

Por me një lëvizje të fuqishme në mbarë vendin, ju garantoj se nuk mbetemi forca e vetme e shpresës, por forca më e sigurt e fitores për shqiptarët.

Kjo kërkon gjithashtu që secili nga ju, të dashur anëtarë të Kryesisë, të shumëfishojë përpjekjet tuaja, të mendojë çdo ditë se çfarë do t’i bëjmë sot armikut tonë në pushtet.

Ai, faktoi se mund të bëjë gjithçka dhe ne duhet të faktojmë se mund t’i bëjmë çdo gjë.

Rruga është vetëm një: përballja, përballja, përballja me të”, tha Berisha./m.j

Next Post
A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

Minxhozi: Berisha ka hyrë në 'titrat e fundit të filmit' të karrierës politike, me arrestimin e tij s'mund të prodhojë një “hero” nga vetja

Comments 2

  1. Armand Babi says:
    3 years ago

    Berisha gjithe keto vite merte urdhera nga shtete te huaja (AMERIKA) i tha Amerika Berishes ne 2007 carmatose Shqiperine dhe Berisha e beri i demontoi 1200 tanke Shqiptare 800 topa dhe armet kimike.dhe para 3 muajsh Serbia solli ushtrine ne kufi me bekimin e Amerikes (sepse Amerika donte qe te jipte gjysmen e Kosoves Serbise qe Serbia te kalonte ne influencen Amerikane) ja keto hile i ben Amerika Shqiperise.se po ti kishte keto arme Shqiperia qe demontoi Berisha nuk do guxonte Serbia te sillte ne kufi ushtrine.SE QE TJA FUTIN SHQIPERISE NJEHERE DO VENE NE PUSHTET SHTETET E HUAJA NJERIUN E TYRE PASTAJ DO TA CARMATOSIN PASTAJ DO JA FUSIN

    Reply
  2. Sisi says:
    3 years ago

    Ahahahaha, plak kriminel por dhe délirant : Ku Shqiperia e 1991 e ku Shqiperia e 2023 !!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com