• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në politikë e ka mbajtur Berisha”/ Alizoti: Basha do vijë në krye të PD me metoda hileqare. Rikthimi në skenë, i turpshëm

by Java News
10/06/2023 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nsida Tufa, po diskutohet në lidhje me situatën politike në vend dhe ngjarjet e fundit në Partinë Demokratike.

I ftuar në studio, deputeti Tomor Alizoti ka deklaruar se në kushtet që ndodhet momentalisht opozita e ka të pamundur që të vijë në pushtet, ndërsa ka renditur edhe arsyet që sipas tij çuan në një rezultat të tillë të opozitës në “Lokalet 2023”.

Ai u shpreh se situata në PD, mungesa e alternativës nga opozita dhe përdorja e administratës nga pushteti si armatë për qëllimet vetjake e përdorimi i parave të krimit, kanë sjellë rezultatin në zgjedhjet e 14 majit.

Alizoti ka folur edhe në lidhje me situatën në PD dhe rikthimin në skenën politike të ish- kreut të PD Lulzim Basha.

Ai u shpreh se një akt i tillë nuk ka logjikë politike, por se shtoi se beson që me “mënyra hileqare” ai do të arrijë të jetë sërish në krye të PD.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Nisida Tufa: Çfarë treguan zgjedhjet?

Tomor Alizoti: Shqipëria ka 30 vite me problemin themelor të demokracisë, zgjedhjet.
Sa kalon koha, zgjedhjet në vend po bëhen të pamundura.

Ky sistem të mundet me zgjedhje normale është e pamundur. Duhet që opozita dhe shoqëria të prodhojë një numër votash maksimal. Duhet një numër maksimal votash që të prodhojë ndryshimin, ndryshe është e pamundur përballë makinacioneve të qeverisë dhe mafias.

Në qarkun tim, Ministria e Brendshme ka qenë e gjitha në Berat.

Nëse nuk prodhohet një lëvizje e madhe popullore opozita nuk mund të fitojë dot në Shqipëri.
Problemi në vend është ndërhyrja në zgjedhje, dikur ishe amatoreske sot është një industri.

Nuk mund të përdorësh administratën si një armatë për interesat e tua.

Nëse përdor paranë e pisët, po të shohësh edherënien e monedhave, sillet monedhë e huaj me shumicë, që bëri rënien e valutës. Kjo ndodh çdo herë për zgjedhje. Ky është një element shumë i rëndësishëm e problematik.

Një tjetër arsye për rezultatin e zgjedhjeve është situata në PD dhe fakti që opozita nuk po arrin të nxjerrë një alternativë.

Nisida Tufa: Pas zgjedhjeve patëm rishfaqje të ish kreut të PD Basha. Si e patë këtë rikthim të tij?

Tomor Alizoti: Dalja në skenë e një njeriu që nuk ka prodhuar gjë gjatë karrierës së tij, e priti që të arrinte partia e tij një rezultat e të vijë tani si shpëtimtar…
Zoti Basha është totalisht produkt i Berishës, nuk ka bërë një minuta në jetën e tij jetë partiake. Erdhi e u bë ministër.
Provoi të gjitha postet e nuk kishte sukses. Kjo nuk ka më logjikë politike, është marrëzi.

Nisida Tufa: Mund të sjelli diçka të re ai?

Tomor Alizoti: Bashën e ka mbajtur në politikë vetëm Sali Berisha.
Në sytë e mi Basha nuk është politikan. Riardhja në këtë skenë është e turpshme. Njeriu duhet të ketë një lloj karakteri dhe kufiri tek vetja.

Po të shihni edhe mbledhje në PD. Të fusësh njerëz në një mbledhje, kjo është fyese për të gjithë, qofshin demokratë apo jo. Të fyhen deputetët se përse mendojnë ndryshe? Basha kërkon të rikthehet me metodat e tij hileqare e të marrë dyqanin e tij. Unë mendoj që do ja arrijë.

Nisida Tufa: Mbështesni sprapsjen e Berishës?

Tomor Alizoti: Mbështes çdo opozitar që ka një aksion politik për të kundërshtuar pushtetin. Berisha ka ende aksion politik. Berisha duke i pasur të gjithë kundër solli një rezultat që gjithsesi nuk ishte i mjaftueshëm. Pra ai ka aksion politike por jo mjaftueshëm.
Opozita sot me ato vota që ka që janë të alokuara tek Berisha, janë një bazë e madhe opozitare.
Ky grupim është aksioni më i madh i opozitës shqiptare.
Beteja Basha-Berisha nuk sjell asgjë të mirë për opozitën.

Nisida Tufa: Keni folur për krijimin e një konfederate të opozitës.

Tomor Alizoti: Krijimi i konfederatës, sjell që të gjithë ta që mendojnë ndryshe nga Berisha e Basha te bëjnë opozitë përballë pushtetit.

Nisida Tufa: Berisha ka deklaruar se mund të ulet me çdo deputet të PD veç Bashës e Alibeajt

Tomor Alizoti: Demokratët i kanë dhënë kësaj force koha nga koha e tyre./m.j

Next Post
Zëdhënësi i BE Stano: Të dyja palët përgjegjëse për dhunën në veri

BE dhe SHBA ‘kryqëzojnë’ Kurtin për tensionet në veri! Stano: Nëse palët dështojnë, Brukseli gati të marrë masa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 6 Janar 2026

January 5, 2026
Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

January 5, 2026
“Furgoni u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve replikon me Veliajn: Erdhëm në orar, por ti refuzove të dilje!

“Furgoni u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve replikon me Veliajn: Erdhëm në orar, por ti refuzove të dilje!

January 5, 2026
Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

January 5, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

January 5, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Ukshin Hoti dhe filozofia e shtetit

January 5, 2026
Kurti vendos kushte për rifillimin e dialogut me Serbinë

Kurti vendos kushte për rifillimin e dialogut me Serbinë

January 5, 2026
Problemet e çiftit Macron gjejnë zgjidhje në gjykatë, dënohen 10 persona

Problemet e çiftit Macron gjejnë zgjidhje në gjykatë, dënohen 10 persona

January 5, 2026
“Shteti me pushime, ndërsa fermerët…”, Braçe: 32 milionë euro janë gati, por nuk po shpërndahen

“Shteti me pushime, ndërsa fermerët…”, Braçe: 32 milionë euro janë gati, por nuk po shpërndahen

January 5, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In