• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në periudhën para e përgjatë-elektorale “qeveri” duhej të ishte KQZ

by Artan Fuga
01/03/2019 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Vendi ka nevojë urgjente për një reformë elektorale të thellë dhe të drejtë

Si e gjithë Europa.

Në një demokraci të gjitha institucionet kanë rëndësinë e tyre. Por, mbi të gjitha ligja elektorale, i të cilës është garant Komisioni Qendror Zgjedhor.

Eshtë ajo që përcakton elitat që ushtrojnë pushtetin apo edhe gjyqësorin. Si shumicën në Kuvend ashtu edhe opozitën me deputetët e saj.

Por, unë lemerisem kur dëgjoj që ende vazhdon mendësia që me procesin elektoral duhet të ketë rol qeveria, qoftë kjo e korruptuar ose e pakorruptuar, teknike, apo militante, partiake apo multipartiake, e tepsisë, e dajres, apo e kazanit..

Një ligjë e re elektorale, e drejtë, si në Europë, është gjëja që na duhet si shqiptarë.

Sepse kemi 30 vjetë që nuk votojmë si në Europë pavarësisht se kush i ka fituar zgjedhjet. Votojmë si në ferr. Pak më mirë se në periudhën komuniste, por aspak si në një demokraci.

Kjo është e vërteta që e di cdo jevg dhe çdo gaxhi!

Mjafton të shkosh te kafeneja e lagjes ose te klubi i fshatit dhe t’a thotë në sy drejt pijaneci i parë që do të takosh!

Jemi bërë për turp. Ligja elektorale në Shqipëri veç deputetëve që janë serioze, por të nënshtruar, prodhon me shumicë deputetë dhe këshilltarë të inkriminuar, servila, të korruptuar, dhe pa asnjë nivel kulturor, që nuk dinë të bëjnë një analizë të thjeshtë, palé të bëjnë një ligj.

Janë të zotët vetëm në studio televizive si zhurmues, në sharje reciproke, si edhe në beteja trup më trup.

Turp. Ka në politikën shqiptare politikanë, deputetë, pushtetarë që kanë zënë vend prej tridhjet a njëzet vjetësh dhe nuk ikin prej andej për qamet. Janë ndryshuar elitat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli, në Itali, në Francë, në Greqi, në Serbi, në Maqedoni, në Poloni, në Rumani, kurse kushdo që vjen atje, kur është fjala për të takuar homologë shqiptarë gjen të njejtët njerëz.

Kanë dalë tre breza në pension nga nëpunësit e Brukselit, Londrës, Strasburgut, Uashingtonit, dhe edhe të sotmit kanë përballë dosjet e politikanëve të njejtë shqiptarë.

Kush m’a shpjegon këtë fakt? Veç përgjegjësisë që ka ligja elektorale?! Ja përse na duhet një reformë e thellë elektorale për zgjedhjet lokale të qershorit dhe më vonë.

Cdo vonesë këtu është humbje kohe e pafalshme. Unë e kuptoj që lidershipi ynë politik nuk e do këtë reformë, por është ajo që na duhet neve si qytetarë.

Na duhet e drejta e votës për të zgjedhur përfaqësuesit tanë sepse si këshilltarët ashtu edhe deputetët i vendosin në listë kryetarët e partive. Ne kemi një demokraci të kryetarëve të partive dhe jo të qytetarëve. Nuk kemi të drejtë vote. Pikë.Jemi skllevër.

Kryetarët e partive e kanë bërë baltë demokracinë e brendshme dhe procesin zgjedhor brenda partive të tyre! Sepse ato zgjedhje gjithashtu duhet të survejohen nga përmbarues juridkë përndryshe nuk kanë asnjë vlerë.

Cfarë pune ka qeveria, e korruptuar ose jo, e djathtë ose e majtë, militante apo teknike me zgjedhjet?

Ne duam si në Europë apo në Shtetet e Bashkuara, Kanada, apo Australi, ku Komisioni elektoral përgjatë periudhës të zgjedhjeve është mbi qeverinë, mbi partitë, mbi kryeministrin dhe ka funksione ekzekutive për të kryer zgjedhjet duke pasur nën kontroll policinë dhe të gjithë administratën që ka ndikim në procesin elektoral. Edhe ministria e brendshme veç disa funksioneve speciale duhet të ishte në funksion të Komisionit Zgjedhor Qendror.

Mjaft me këto komisione elektorale të mbushura me militantë partiakë. Na duhet tjetër gjë. Një komision qendror elektoral dhe zgjatime të tij të paanshme, fuqiplota, të rrepta dhe të drejta me të gjithë kandidatët.

Jashtë administrata nga cdo fut-hundje në procesin elektoral. Ne ende nuk kemi zgjidhur problemin e statusit të nëpunësit publik në 30 vjet, dhe nga asnjera nga partitë. Kush e ka përgjegjësinë për këtë?

Vetëm kur administrata publike do t’a shohi veten të painflencuar në sigurinë e saj në punë, vetëm atëhere do të shpresojmë jo vetëm për një nëpunës profesionist dhe cilësor, por edhe që nuk do të mund të kthehej në repart militant për të shkatërruar procesin zgjedhor.

Vendosja e e ndëshkimeve shumë të rrepta kundër kujtdo që fallcifikon zgjedhjet ose i manipulon ato është e domosdoshme. Cfarë është hajduti i një banke përpara vjedhësit të votave ose i blerësit të votave me parà! Gati një naiv i pafajshëm! Nëse i pari do të dënohej me dhjetë vjetë burgim, i dyti dyfishin do t’a kishte pasur pak.

I gjithë territori i vendit në kushtet zgjedhore ka vend të kontrollohet për këtë qëllim nga Komisioni qendror elektoral. Kryeministri përpara kryetarit të atij Komisioni në atë periudhë nuk do të duhej të ishte veçse një politikan i thjeshtë që pret fatin e tij t’a vendosi elektorati.

Barazia mes partisë që ka shumicën dhe asaj që ka pakicën duhet të sigurohet poaq sa edhe barazia mes partive parlamentare dhe atyre që ende nuk janë futur në Kuvend, sa edhe midis kandidatëve të pavarur dhe kandidatëve që mbajnë ngjyrat e partive politike. Cfarë kuptimi do të kishte që një birbo vetëm se ka mbi surrat logon e një partie të privilegjohet nga ligja në krahasim me një kandidaturë të pavarur që mund të ishte edhe një personalitet i shoqërisë civile?

Fushatat zgjedhore të jenë falas në media.

Financime private për partitë ose kandidatët? Shumë simbolikisht!

Të gjitha nga buxheti i shtetit!

Ministra ose zyrtarë a nëpunës që kandidojnë? Më parë të japin dorëheqjen nga postet e tyre.

Kryeministri të ngrijë duke ushtruar vetëm funksione bazike dhe urgjente që mbajnë shtetin në këmbë.

Asnjë biznes që financon kandidatë nuk ka të drejtë të përfitojë nga tendera publike, ose ato që kanë fituar tendera nuk mund të financojnë parti apo kandidatë.

Nuk e doni apo kërkoni këtë reformë? Si në Europë?

Atëhere bëjuni gati që në cdo katër ose tetë vjetë t’i zgjidhni çështjet me gaz lotësjellës, me ujë fshikullues, me shashka dhe me bomba molotov.

Next Post
Fleckenstein: Jam zhgënjyer me Kryemadhin, në takim tha vetëm një fjali

Washington Post: Brukseli dënoi ashpër opozitën shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com