• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në përballje me furinë e një të “padëshiruari”

by Bajram Peçi
28/03/2022 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Është një gjë pa vlerë t’u kujtosh shqiptarëve se lëvizjet “Foltorja 1” dhe “Foltorja 2”, bëhen në dobi të Shqipërisë. Shumica e di mirë se Sali Berisha rreket të pastrojë pisllëkun që mori gjatë viteve e kohërave kur zhgrryhej në baltrat e qelbësirlliqet e trafikimit të pushtetit për pasurimin e rrethit të tij; kur e degjeneroi demokracinë në një karikaturë; kur çoi në buzë të honit të ekzistencës shtetin tonë. Tek ne as ka patur dhe as ka prokurori që t’i thosh, “Ke bërë dëm, je bërë pis, ke bërë dhe shtetin pis…duhet të përgjigjesh!”. S’ja tha dhe as ja vuri në dukje ndonjë institucion shtetëror dëmin, por kjo nuk e pengoi administratën e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i bënte publike intrigat e tij për pushtet e pasuri përmes shpalljes të padëshiruar për shtetin amerikan.

Pas grushtit të shtetit të 14 shtatorit dhe tragjedisë së Gërdecit, askush nuk do ta kish falur një qeveri! U tha për rastin e 14 shtatorit se ndërkombëtarët nuk paskan qënë dakord për arrestimin e tij, se përbënte rrezik destabilizimi të vendit, gjë të cilin kurrë se kam besuar, përpos se kam qenë i bindur në mos funksionimin e organeve të drejtësisë. Kam qenë qenë i bindur se, nga kreu i qeverisë e poshtë, administarta e lartë ka qenë dhe vazhdon të jetë e mbushur tumllas me njerëz makina, të pazotë, të pa aftë për të gjykuar dhe frikacakë, sidomos frikacakë! Të vijë tjeri në emër të biznesit TAP, të merr tokën, shtrin linjën, transporton mallin përmes tokës tënde dhe nuk ka asnje detyrim ndaj këtij shteti, është pak t’i thush “Republikë bananesh”.

Shikoni se si i hakërrohet Amerikës Berisha në takimet që organizon. U drejtohet ca qyqarëve që ka mbledhur rreth vetes në salla gjysëm bosh dhe u thotë se amerika duhet t’i kërkojë falje. Nuk ka rëndësi ç’thonë ata të sallës? Rëndësi ka çfarë përcjell TV-ja e familjes së tij për publikun e gjerë. Por ai nuk e sulmon drejtëpërdrejtë amerikën, se përpiqet të shmangë sa të mundet akuzën se është antiamerikan. Amerikën e sulmon përmes përmendjes së dy emra që ka zgjedhur: Sorosin dhe Blinken. Njerin e paraqet si armik të demokracisë dhe Shqipërisë dhe tjetrin si të mashtruar nga Edi Rama dhe ambasadorja Kim. U drejtohet atyre qyqarëve te Përmetit për të dëgjuar Shqipëria se, Amerika duhet t’i kërkojë falje,…se pret nga SHBA-të që t’i kërkojë falje për shpalljen “non grata”. Pas tij dalin copa mishi me dy sy dhe i kërkojnë amerikës të gjejë forca për të korigjuar gabimin me “non gratën”.

Lexues i nderuar! E dini çfarë më kujton mua dhe brezit tim kjo sjellje e Berishës, ky agresivitet i “shakaxhiut të përparimit”? Noriegën, ish diktatorin ushtarak të Panamasë. Në fund të viti 1989, duke tundur e vrigëllirë me dorën e djathtë një shpatë, kërcënonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në

vitin 1988 ai ishte paditur nga juritë federale në Miami, me akuza për shantazh, kontrabandë droge dhe pastrim parash. Më parë SHBA-të i kishin kërkuar autoritaristit me tipare diktatori, dorëheqjen dhe anullimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1989 që e kishin sjellë në pushtet në Panama, idem siç ndodhi me Salën në zgjedhjet e vjedhura të 26 majit të vitit 1996. SHBA-ja, pas negociatave të dështuara, pasi Noriega vringëlliu shpatën para një turme panamezë sa deshi e deri sa u lodh i gjori, siç bën Saliu ynë nëpër foltore, nisi një pushtim të Panamasë, arrestoi trimoshin, ua dha gjykatave dhe populli panamez ringriti demokracinë që ish presidenti e kish përdhosur.

Ku e mbështet marrëzinë e tij të fitores ky i “paudhë”? Besimin e parë ja jep fisi, krahina e klani fisnor. Besimplotë eshtë dhe te vota e pinjollëve të ish bashkëpunëtorve të fashizmit. Tjetër besim ka edhe te të përndjekurit politikë. Të treja këto shtresa e kategori se kanë për gjë, që për inat të Partisë Socialiste dhe vetë Edi Ramës, zaptuesin e pushteteve, kapsin e drejtësisë, të shesë deri dje mikun ose të kthejë kundër Amerikës, shtetit ku populli ynë “vulë humbur” mund të mbështetet paksa për të gjetur në mos prehje, besim nga agresioni që na rrethon.

Ja, e zëmë se fitoi ambicja e këtij simboli të autokratizmit, por vërtet beson ky njeri e mbështetësit e tij se Amerika do i hapë derën?! Thjesht, do na prishë pune të gjithë ne të tjerëve, se të vetën s’do ta rregullojë, që s’do ta rregullojë dot!

Next Post
Skuadra e Çelsit në ankth/ Bosi Abramoviç shet 400 mln euro aksione nga kriza e COVID

Roman Abramovich e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave, pata çarje të lëkurës dhe më digjnin sytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate për ndarjen e re territoriale, opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Debate për ndarjen e re territoriale, opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

June 24, 2026
Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin!

Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin!

June 24, 2026
“Ai ishte shumë ofendues”, Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trump

“Ai ishte shumë ofendues”, Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trump

June 24, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin”, deklarata e Rutte ndez përplasje politike në Romë

June 24, 2026
Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë, zbardhen detajet e takimit në Kryeministri

Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë, zbardhen detajet e takimit në Kryeministri

June 24, 2026
Protestat për Zvërnecin/ Rama i përgjigjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane: Nuk keni pikën e turpit!

Përfundon “Poli i Dijes” në Korçë, Rama: Hapet kapitull i ri për arsimin dhe të rinjtë

June 24, 2026
Haradinaj: Do ta shqyrtoja kandidimin për President nëse ma kërkon opozita e bashkuar

Haradinaj: Do ta shqyrtoja kandidimin për President nëse ma kërkon opozita e bashkuar

June 24, 2026
Trump mbledh sërish Bordin e Paqes për Gazën, çfarë pritet të ndodhë në fund të qershorit?

Trump mbledh sërish Bordin e Paqes për Gazën, çfarë pritet të ndodhë në fund të qershorit?

June 24, 2026
Dubai humb statusin e strehës së sigurt, të shumëkërkuarit po kthehen një nga një në Shqipëri!

Dubai humb statusin e strehës së sigurt, të shumëkërkuarit po kthehen një nga një në Shqipëri!

June 24, 2026
LDK-ja jep sinjal për marrëveshje me Vetëvendosjen, Haziri tregon formulën për zgjedhjen e presidentit!

LDK-ja jep sinjal për marrëveshje me Vetëvendosjen, Haziri tregon formulën për zgjedhjen e presidentit!

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In