• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në BE për identitet apo pë për lekë

by S M
18/01/2018 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Xh. Duka

Në konferencën “Bashkëpunimi Territorial, perspektivë e re për nxitjen e integrimit”, Ministri i Jashtëm Bushati përmëndi se muajin që vjen do të prezantohet Strategjia e Zgjerimit të KE e cila do të jetë një moment i rëndësishëm për politikën e zgjerimit për rajonin prej së cilës Shqipëria pret propozime konkrete për hapat që duhet të ndërmarrë për proçesin e integrimit.

Ndërkohë, në SkyNews, ekonomisti sërb Vladimir Krujl pohoi faktin se Serbia, po ashtu, mbetet e angazhuar për integrimin në BE.  I pyetur për motivet e Sërbisë në kushtet e Brexit dhe debatit që vlon në BE e Britaninë e Madhe rreth avantazheve dhe disavantazheve përkatëse, ai e vuri theksin tek pragmatizmi sërb ndaj integrimit në BE. Nga tregtia e konsiderueshme me BE, investimet prej BE etj arsye që kanë ndikuar në rritjen ekonomike, uljen e papunësisë etj. Për të, sfida e Sërbisë mbetet plotësimi i kritereve teknike për anëtarësim të plotë në BE dhe për këtë gjë nuk po humbet kohë duke besuar se nga 2020 Serbia do i ketë plotësuar këto kritere dhe më pas vendimi do të jetë politik.

A ka dy kute BE në rajon?

Deri tani BE ka afate vetëm për Sërbinë dhe Malin e Zi. Si Shqipëri nuk kemi pse bëhemi “xheloz” për suksesin e tjetrit por ndërkohë bien në sy dy kute të BE në rajon.

Së pari, duke cituar vetëm Sërbinë e Malin e Zi, BE po demostron se nuk i qëndron më idesë së dikurshme për integrimin e rajonit në bllok. E përdori këtë argument mesa duket sa të dilte Sërbia nga qorrsokaku i luftrave dhe sot ndërsa rajoni përballet me probleme të demokracisë e shtetit ligjor, lejon Sërbinë të afrohet e vetme në BE  kur kjo e fundit zor se mund të sillet si shëmbull i standarteve demokratike apo ligjore në rajon.

Së dyti, gjithë rajoni duhet të plotësojë ca kushte politike, demokratike dhe ligjore për anëtarësim të plotë në BE por ndërsa këto kushte për dikë janë kriter për hapje negociatash apo liberalizim vizash(!) për Serbinë nuk janë problem për vazhdimin e negociatave duke i rezervuar për në fund! Sërbia, po lejohet të avancojë me plotësimin e kushteve teknike (proçesin e negocimit) pavarësisht probleme flagrante si ndërhyrja tek të tretë (rasti Malit të Zi, tensioni në Kosovën veriore), refuzimi i ndjesës për genocidin në Kosovë, mosnjohja e Kosovës, politika e hapur pro-Rusi deri në kundërshtim të qëndrimit të BE etj.

Koha tregoi se ndërsa BE ngriu proçesin e integrimin për mbarë rajonin derisa të mbaronte luftrat e saj Sërbia, ai sot ka hapur një pistë të veçantë për të. Si faktor shqiptar nuk e kemi problem nëse një palë favorizohet në kohë sa kohë nuk bëhet në kurriz të rajonit. Mbi të gjitha, bëhet fjalë për një shtet që ka aspiratë BE për motive pragmatike ekonomike dhe me të gjitha gjasat do të bëjë lojën e rusit në BE.

“Basti” i sigurtë i BE tek ne!

Përballë vokacionit pragmatist sërb e një shoqërie jo në unison ndaj BE, qëndron vokacioni identitar dhe politik mbarëshqiptar pa dallim ndaj tij. Ne nuk e duam integrimin thjesht për pragmatizëm ekonomik por për identitetin tone historik europian që në gjenezë dhe për standarte demokratike perëndimore dhe shtet ligjor.

Prej 1913, Sërbia ka qënë e përkëdhelura e Europës. E zmadhuar në kurriz të trojeve tona, ajo mbeti “konia” e perëndimit gjatë luftës së ftohtë duke thithur investime prej tij. Dhe fakti sot tregon se në rajon ajo sërisht mbetet e privilegjuar me investime prej BE. Dhe tani dhe me integrimin “ekspres” në BE.

Nëse në shkurt rajoni diferencohet në rrugëtimin drejt BE, ai do të zhgënjejë plot njerëz në Shqipëri. I vetmi “ngushëllim” për ne do të mbetet fakti se Serbia e futur para nesh në BE, do e njohë Kosovën si shtet me kufirin si kufi të BE. Dhe bashkë me këtë, do të hapet dhe rruga e njësimit të trojeve shqiptare në rajon.

Por ndërkohë dashamirësia shqiptare për BE nuk do jetë më njësoj. Ndoshta do bëhemi dhe ne pragmatist si Serbia sot duke luajtur me dy “porta”. Sa shumë ndërkohë për “pikëllimin” e BE për vëndin më të izoluar e me diktaturën më të ashpër në botë! Edhe pak vite dhe izolimi i BE nuk do ngelet pas atij të lakuar e anatemuar prej saj si monist.

Ne besojmë se BE është trashëgimtare e ilumunizmit europian dhe jo segregimit dhe vokacionit arkaik fetar që ngjiz heshturazi edhe politika shtetërore. E në këtë kontekst, edhe Sërbia ka përqindjen e saj të qytetarëve jo të krishterë ndërkohë që Shqipëria, ndryshe nga vëndet e rajonit, ishte dhe mbetet vënd kryesisht ateist tolerant, ku feja respektohet por ka vëndin e saj dhe harmonia brënda saj është unike në botë. Dhe nëse për krishtërimin, ishte perandori ilir ai që i dha një shtysë atij dhe Kastrioti dhe të tjerë dhanë aq shumë për të.

Me një Sërbi lojtar të rusit dhe një Greqi ku presioni i boshtit ortodoks zë vënd në politikat e shtetit, për BE dhe perëndimin demokratik është kyç që faktori shqiptar, si dominues në popullsi e hapësirë në rajon, të mbetet besimplotë ndaj kauzës së BE. Se ne sot nuk e duam BE vetëm për “lek” por në rradhë të parë për t’u ndjerë mirë e dhënë në atë komunitet vlerash që rrethanat na e mohuan gjatë në histori. Këtë t’u thotë Bushati BE në shkurt dhe këtë shpresojmë të dëgjojmë prej BE.

Next Post
Mbledhja e qeverisë në Shkodër, Thethi shpallet Zonë e Mbrojtur

Rama i rikthehet drejtorëve të Hipotekave: Jeni ende në provë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Është një ditë e madhe për Paqen Botërore”, Trump: Kina ndihmoi në negociata!

April 8, 2026
SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushim dhe rihapjen e Hormuzit! Zbardhen 10 pikat e planit të Teheranit

SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushim dhe rihapjen e Hormuzit! Zbardhen 10 pikat e planit të Teheranit

April 8, 2026
Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

April 8, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In