• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në PD, (nuk) ka rënë miti “Berisha” ?

by Artur Ajazi
07/09/2020 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Aajazi

Ajo ç’ka vihet re dukshëm në Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, padyshim mbetet ndër shumë gjëra të tjera, edhe ngritja apo rënia e mitit të “Berishës”. Doktorri mbetet vazhdimisht pika kulmore, nga ku “rrotullohen” dhe ujdisen të gjitha ngërçet që ka hasur dhe vazhdos të hasë Lulzimi, për drejtimin e asaj partie. Pavarsisht se në dukje, Lulzimi mundohet të ç’mitozojë emrin dhe hijen e Doktorit, duket se ai, nuk ja ka dalë të bëhet lideri, kryetari apo dhe zotëruesi i situatave delikate pa “puthur” dorën e tij, pa marrë mendimin dhe verdiktin e tij.

Ajo që konstatohet pa shumë vështirësi në partinë e demokratikasve, është ulje-ngitja e hijes dhe rreputacionit të Sali Berishës, dhe jo e Lulzim Bashës. Duke dashur ta bëjnë “lider historik” dhe të simbolizojnë gjithçka  ndodhet brënda asaj force politike nën emrin e tij, duke dashur ta mbajnë të “ballcamosur” emrin dhe figurën e tij, edhe në vlerësimin e listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e vitit 2021, padyshim hija e Doktorit, mbetet  si vula e fundit e saj. Por në të vërtetë, a ka rënë miti Berisha në PD, a po mundohet Lulzim Basha të errësojë dhe harrojë hijen e tij, a ka forcë ai të drejtojë  partinë pa bërë “ta” fillimisht tek zyra e tij për të vendosur për çdo gjë ?

Natyrisht që Lulzimit do ti pëlqente të drejtonte i vetëm, të merrte vendime i vetëm, të vendoste vetë mbi listat, largimet, shkarkimet, afrimet, hapjen apo mbylljen e asaj partie, por aktualisht nuk mundet. Doktorri është njeriu i vetëm në Partinë Demokratike, që po e mban me forcë në këmbë hijen e tij, që po e mban me forcë “mitin” e tij, duke sfiduar hapur Lulzim Bashën, duke e detyruar atë shpesh të ndjehet inferior dhe i pavlefshëm, edhe faqe njersve të tij. Por humbjet e fundit, si dhe sidomos humbja e thellë që do të vulosë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD në zgjedhjet e 2021, do të sjellë surpriza të “këndshme” në SHQUP. Kjo për faktin sepse Doktorri, edhe pse në pragun e “pensionit” të tij politik, po mundohet të jetë ndër emrat e parë në listën e re, por më kryesorja është se ai, ka gati “planin 10 vjeçar” të drejtimit të Partisë Demokratike, të cilin thuhet se do t’ja besojë dikujt  tjetër, dhe jo Lulzimit. Kur të gjithë mendonin dhe besonin se, “Doktorri ka rënë në PD”, hija dhe miti i tij është lartësuar fillimisht brënda Lulzim Bashës, i cili nuk është i gatshëm dhe i sigurtë në hedhjen e hapave përpara, të cilat do ta shpëtonin atë dhe partinë nga udhëheqësi “historik”.

 Kur Partia Demokratike pësoi humbjen më katastrofale në 2013, Doktorri do të deklaronte se “epoka Berisha është mbyllur njëherë e përgjithmonë, largimi im është pa kthim. Thelbi i ekzistencës së një njeriu është lufta për dinjitetin e tij”. Por Doktorri nuk ju përbajt deklaratave të tij, dhe kurrë nuk hoqi dorë nga drejtimi dhe kapja e PD. Ai e ka shkruar historinë e asaj partie në vetën e parë, duke ngulitur fort në themelet e saj dhunën, shkatërrimin, përjashtimin, zhgënjimin, humbjen dhe rrënimin. Qysh në lindjen e saj, Partia Demokratike u shdërrua në një arenë përplasjesh, ku u luajtën fate njerëzore, të atyre që guxuan të futen në politikë nga dera e saj, dhe që dolën prej andej të  dhunuar, baltosur, zhgënjyer,  kërcënuar apo dhe eleminuar. Lulzim Basha, është i destinuar të bëjë “artistin” duke lartësuar deri ditën e fundit që do të jetë kryetar partie, mitin e Doktorrit, emrin, bëmat  dhe figurën e tij.

Next Post
BE ndërmjetësuese, Hoti e Thaçi takohen më 12 Korrik në Bruksel

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel, dialogut i shtohen dhe dy tema të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In