• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në PD janë barngrënës, si SMT e kooperativave”, Agron Tufa: Berisha duhet të hapë rrugë, kupola e padurueshme

by A R
15/06/2025 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari Agron Tufa thotë se ka ardhur momenti që Sali Berisha të hapë krahun dhe bashkë me njerëzit që mban afër, t’i lënë vendin të rinjve në Partinë Demokratike.

“PD duhet të rikonceptohet, të rilindë, të ringrihet, duhet të nxjerrë figura që japin shpresë, një mentalitet dhe psikologji të re, një elitë e re politike. PD është bërë si SMT-të e kooperativave, me ato burokratë që i riciklon dhe i fut në listat e mbyllura. PD vazhdon prej 15 vitesh të korrë frytet e hipokrizisë së saj”, tha Tufa në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

“Mënyrat e saj dolën që nuk janë më të efektshme. Duhet ndryshuar tërësisht përbërja, mentaliteti, filozofia, uria për fitore. Besoj se një pjesë e madhe e burokracisë së PD, sa herë që dalin në TV ia heqin nga 1000-2000 vota opozitës. Janë bërë të padurueshëm, të pahonepsshëm. Kjo është një xhungël politike. Nëse je barngrënës, në luftën për ekzistencë fiton mishngrënësi. Ata janë provuar në disa raunde që nuk fitojnë. Nuk duhet të kishin hyrë në zgjedhje, por nëse kanë hyrë, duhet të japin llogari. Pres nga fundi i këtij viti, një rikonceptim, një rindërtim, një model të ri të një partie opozitare”, tha ai në Off The Record.

I pyetur nga Andrea Danglli se kush duhet ta udhëheqë këtë reformim dhe a mund ta bëjë vetë Berisha, Tufa përgjigjet:

“Berisha është i vetmi termocentral energjie të pashtershme. Por është diku 80 vjeç, plot energji lavdi zotit, por ka një mandat të limituar, për vet moshën. Do apo s’do ai do të hapë rrugë zhvillimeve të reja. Nëse është ndryshe, atëherë ajo parti do të mbahet monument kulture për një pakicë. Kjo do të jetë gjëja më e keqe e mundshme”, tha Tufa për Off the Record.

Next Post
Tjetër tragjedi ajrore në Indi, rrëzohet helikopteri me pelegrinë

Tjetër tragjedi ajrore në Indi, rrëzohet helikopteri me pelegrinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

VIDEO! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In