• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në PD ende nuk ka ardhur 12 Qershori i socialistëve

by Mero Baze
13/06/2022 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë e kemi harruar kur është rithemeluar Partia Socialiste dhe nuk është ndonjë ngjarje që ja vlen të shkruash, sikur sivjet të mos përballeshim me një “rithemelim” tjetër, atë të Partisë Demokratike.

31 vjetë më parë , një brez i ri socialistësh, e morën seriozisht rithemelimin, në një Kuvend dy ditorë, ku Dritëro Agolli, guxoi të denonconte dhe Enver Hoxhën, mes britmave mallkimeve dhe fyerjeve si “Besëprerë”.
Por nuk iku nga salla, as nga partia.

Pas një beteje dy ditore, ish- komunistët shqiptarë dhe Byroja Politike, u tërhoqën tërësisht nga jeta politike shqiptare dhe një brez i ri socialistësh me Fatos Nanon në krye, krijuan një ekip të ri, shumica e të cilëve ishin profesor, pedagogë apo personalitete të Shqipërisë, studiuar pjesërisht edhe jashtë vendit.

Asnjëherë ndonjë parti politike në Shqipëri, nuk ka bërë kujdes t’i besonte fatin e saj, një brezi intelektualësh të rinj, si Partia Socialiste në vitin 1991. Ajo arriti të ruaj kohezionin me brezin e vjetër të komunistëve shqiptarë, përfshi dhe enveristët e zemëruar, në emër të ndryshimit dhe konkurrencës së re.

Gjithë elita politike e vjetër e komunizmit shkoi në shtëpi, dhe Ramiz Alia pas një viti, nuk kishte më asnjë rol në historinë e Shqipërisë dhe aq më pak të socialistëve.

Për 31 vite, socialistët arritën të funksionojnë si një ekip politik dhe ideologjik, duke shënuar rekorde demokracie dhe rekorde elektorale.

Beteja mes Fatos Nanos dhe Pandeli Majkos në vitin 1999, ishte reformim real i asaj partie, ku për herë të parë vota e lirë brenda partisë diktoi lidershipin, ndërsa beteja e dytë, ajo e Fatos Nanos kundër Ilir Metës-kryeministër dëshmoi fuqinë e votës parlamentare në lidershipin e një partie.

Pas 2005, socialistët e ritransformuan partinë, duke afruar një brez tërësisht të ri në krye të saj, të cilët kanë thyer ndërkohë rekorde elektorale në Shqipëri, rekorde të cilat janë ende të hapura për tu thelluar.

Socialistët më shumë se sa vet ata, sot na i kujtoi Sali Berisha, i cili u përpoq të imitonte rithemelimin e socialistëve në Qershor 1991.

Ai shpalli në Dhjetor të këtij viti, Kuvendin e Rithemelimit të PD.

Ndryshe nga Ramiz Alia që shpalli rithemelimin e Partisë së Punës si Parti Socialiste dhe vetë iku në shtëpi bashkë me shokët e vet, Sali Berisha shpalli rithemelimin e PD, dhe u rikthye bashkë me bandën e vet në krye të saj, edhe pse aty ishte de facto.

Pra ndryshe nga socialistët që u rikthyen në skenë me një ekip të ri,  të reformuar intelektualësh, PD u rikthye tek burri i parë. Kuvendi i rithemelimit të PD ngjan si  këto “martesat e arta”, që bëhen pas moshës 70 vjeç ku çiftet plaka dëshmojnë besnikërinë që kanë pasur ndaj njëri tjetrit dhe rimartohen përsëri. Kështu ngjan ceremonia e martesës së Berishës me PD përsëri.

Në kuvendin e rithemelimit të socialistëve, Dritero Agolli u dëgjua me vërshëllima dhe fyerje, por nuk u përjashtua. Përkundrazi u rizgjodh dhe mbeti deri në fund figura më e respektuar e tyre, babai i tyre ideologjik.
Në Kuvendin e Rithemelimit të PD kishte vetën armiq të brendshëm me në krye “besëprerin” Lulzim Basha. Ata jo vetëm që nuk u përfshinë, por u anatemuan deri në fund.

Në kuvendin e rithemelimit të PS, nuk u përjashtua asnjë grup. Komunistët e vjetër të Byrosë Politike ikën në shtëpi. Ata nuk u kacafytën për vula dhe firma apo poste në parti.

Kuvendi i rithemelimit të PD është një odise vulash, firmash, varesh, qysqish, e dyersh të blinduara, për shkak të vendimit të Sali Berishës, për të mbajtur peng PD për interesa të tij.

Praktikisht socialistët u rithemeluan 31 vjet më parë dhe po mbijetojnë fal këtij reformimi si forca kryesore e shumicës në Shqipëri, ndërsa PD e Berishës ka 31 javë që ka nisur betejën dhe në fund ka arritur të risjellë në krye sërisht Berishën dhe pjesën më të degraduar të lidershipit të saj. Është pak a shumë sikur socialistët më 12 Qershor 1991, të rizgjidhnin në krye Ramiz Aline, Sekretar të Përgjithshëm, Pali Miskën, Kryetare të gruas Lenka Çukon dhe kryetar forumi rinor Agim Meron, të cilin ta përjashtonin prap, pas një jave.

Mjafton kaq për të kuptuar se çfarë do të thotë rithemelim real, dhe çfarë do të thotë të ri-thellim krize në parti, siç po bën Sali Berisha me PD. Mjafton ky krahasim për të kuptuar se në PD ende nuk ka ardhur 12 Qershori i 1991. Nga aty do të nis ringritja apo varrosja e tyre.

Next Post
Atentati mes shqiptarëve në Bruksel, flet dëshmitarja: Autori, trupmadh, i shkurtër dhe tullac

Atentati mes shqiptarëve në Bruksel, flet dëshmitarja: Autori, trupmadh, i shkurtër dhe tullac

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com