Autoritetet e Islamabadit kanë arrestuar ish-presdentin pakistanez, Asif Ali Zardari nën akuzën për ryshfet dhe korrupsion.
Ndalimi u bë në shtëpinë e tij pasi gjykata hodhi poshtë kërkesën për zgjatje të dënimit me kusht në një rast të pastrimit të parave.
Gjykata e Lartë në Islamabad e refuzoi kërkesën e ngjashme edhe nga motra e Zardarit, Faryal Talpur.
Deri më tani nuk është lëshuar ndonjë urdhër arrest për Talpurin.
Zardari dhe Talpur akuzohen për transferimin e një milion dollarëve në kompaninë e tyre private, përmes llogarive të rreme bankare.
Zardari udhëhiqte vendin si president në periudhën 2008-2013.
/a.rada