Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se në zonën ku ai kandidoi ndodhi masakër zgjedhore nga ana e numëruesve të PS-së dhe të PD-së së Alibeajt. Sipas shifrave zyrtare PS ka marrë 6910 vota, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 6228 vota, PD 740 vota. “BF” dhe PD kanë marrë 6968 vota, pra 58 vota më shumë se PS dhe do të ishin shumicë nëse nuk do të ishin të ndarë. Por Maliqi tha se janë shumë vota më tepër që janë tjetërsuar dhe shpreson se mandati do t’i kthehet sepse ka bërë ankimim në KQZ dhe në SPAK ku ka dorëzuar të gjitha provat.
“Një javë përpara zgjedhjeve Policia e Shtetit, ajo Operacionale, ndërsa ne ndiqnim zyrtarë të PS-së, drejtorët, fiknin dritat në 12 të natës, shpërndanin materiale, i kapnim me lekë, por i mbronte policia, edhe në ditën e heshtjes zgjedhore. Unë jam përplasur me oligarkun Salillari në takime të fshehta. Policia nuk merrej me mua, por merrte bashkëshortin e kryetarit të PL-së dhe e çonte në Berat, edhe pse s’kishte lidhje dhe duhet të ishte në komisariatin e Kuçovës.
Ditën e zgjedhjeve, një audi i zi, 262 targa, ka marrë shefin e komisariatit të policisë, kërcënonin njerëzit e shtabit tim. Janë bërë votimet hapur, ndërsa njerëzit votonin në mure.
Rreth orës 23.00 dorëzohen të gjitha kutitë në KZAZ me një gardh policor dhe në orën 23.10 futet drejtori i qendrës së kulturës që e ka zyrën ngjitur me KZAZ-në. Unë futem dhe u them çfarë do ky këtu, se ne 1 anëtar KZAZ-je kishim, ndërsa të tjerët ishin të Alibeajt dhe të Rilindjes. Kisha vënë në dijeni OSBE/ODIHR-in dhe strukturat dhe aty është bërë gjëma më e madhe.
Në 23.30, në mëmyrë të paimagjinueshme, KZAZ-ja merr vendim që do të shkojnë të lahemi dhe në 24.00 do të fillojmë numërimin.
Këta kthehen në 00.40 minuta të 15 majit. Ne nuk e dimë se çfarë u bë brenda. Filloi numërimi dhe në këto kutitë ballore, ku s’kishte si të bëhej manipulimi, Lefter Maliqi në drekë del me 400 vota plus dhe kur hapen 17 kutitë e fundit, aty ndodh gjëma. Aty komisionerët tanë gjejnë vula të ndryshme të Ministrisë së Brendshme. I kemi filmuar dhe fotografuar. Gjejmë kuti votimi pa vula. Këto kuti i çuan te tavolina 5 që nuk e kapte kamera dhe ku ishin numëruesit e Alibeajt jo tanët. Kemi gjetur shumë mospërputhje. Numëruesi ynë ngrinte zërin dhe aty është bërë një masakër. 50 e ca vetë kanë votuar me kartë identiteti duke qenë në Greqi.
Kemi bërë ankimim në KQZ dhe nesër edhe në SPAK. Këta ishin shprehur se do ta merrnin me çdo formë, edhe pse me bashkim votash unë dhe Alibeaj kemi dalë fitues, por unë i kam mundur të dy bashkë. Ramës i bëj thirrje se nëse ka burrëri ta lërë rehat KQZ-në dhe SPAK-un dhe të shikohet ka apo s’ka. Nëse në ato kuti me faktet që unë kam çuar nuk ka krim elektoral, Lefter Maliqi largohet nga politika se jam lodhur në këtë shtet të korruptuar”– u shpreh Maliqi.
/a.r