• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në opinionin tim…” Libri që trajton çështjet e sigurisë evropiane

by A R
16/12/2017 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Valbona Zeneli, vajza e diplomatit Bashkim Zeneli, sapo ka nxjerrë në treg librin e saj “NË OPINIONIN TIM…Çështje të sigurisë europiane, tregtisë dhe Ballkanit Perëndimor”.

Në promovimin e këtij libri, pasditen e sotme morën pjesë në ambientet e resortit Carlsberg në kryeqytet, Presidenti i Republikës Ilir Meta si dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Valbona Zeneli, është doktore në shkencat ekonomike dhe Profesore e Studimeve të Sigurisë Kombëtare, por edhe Drejtore e Programit të Detit të Zi dhe Euroazisë në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë George Marshall.

Presidenti Meta përshëndeti botimin e këtij libri me përmbledhje artikujsh e eseshë dhe vlerësoi në mënyrë të veçantë idetë dhe tezat shumë interesante, të guximshme dhe provokative të lançuara nga Dr. Zeneli, për çështje shumë sensitive për politikën dhe shoqërinë shqiptare dhe atë ballkanike.

Duke u ndalur tek tema e autores për emigracionin dhe largimin e të rinjve të kualifikuar nga vendi dhe rajoni, Presidenti Meta theksoi se, humbja e shpresës së të rinjve dhe pasiguria për të ardhmen e tyre është që çështje që duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Për librin e Valbona Zenelit kanë shkruar përshtypjet e tyre edhe gazetarë e personalitete të huaj.

“39 “kapituj” të shkurtër që përmbledhin një numër temash të cilat vërviten rreth një fushe të rëndësishme: Ballkanin Perëndimor. Secili kapitull është një “shtresë” kirurgjikale e një problemi, aspekti, shqetësimi, pritjeje të njerëzve që jetojnë atje – emigrimi, zhvillimi, qeverisja e mirë, korrupsioni etj. – nën mikroskopin analitik të dr. Zenelit, e lindur në Shqipëri, por që jeton dhe punon në Perëndim. Unë jam i sigurt se lexuesi do të jetë i impresionuar nga njohuria e autorit, “syri”, përshkrimi konciz dhe elegant i rajonit dhe problemeve të tij, të shikuara nga të gjitha aspektet e mundshme të analizës. Lexuesi do të përfitojë nga analiza e vendosjes së rajonit në një kontekst më të gjerë europian dhe botëror. Një përvojë mjaft edukuese dhe e këndshme, të cilën unë ua rekomandoj ngrohtësisht të gjithë lexuesve,” Ioan Mircea Pascu, Zëvendëspresident i Parlamentit European.

“Valbona Zeneli është një vëzhguese e mprehtë e botës dhe ky koleksion esesh, duke filluar nga e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, në tregtinë dhe sigurinë ndërkombëtare, përbën një koleksion fantastik të eseve të saj të mprehta të shkruara në vitet e fundit. Shumë nga këto, të shkruara gjatë disa viteve të fundit, megjithëse tema ende të tanishme, përbëjnë një lexim pothuajse nostalgjik – kujtime nga një kohë tjetër. Ndërsa esetë e tjera, duke filluar nga korrupsioni, ikja e trurit nga Ballkani deri te sfidat e zgjerimit të BE-së, të gjitha merren me çështje kritike dhe askush tjetër nuk do të ishte në gjendje për ta bërë më mirë këtë sesa Zeneli,” shprehet Tim Judah, gazetar në “The Economist”.

Libri i përbërë nga 39 kapituj  studion një sërë tematikash të Ballkanit Perëndimor si integrimi, emigrimi, korrupsioni, zhvillimi e qeverisja e mirë, teksa autorja rreket ta vendosë rajonin në një kontekst më të gjerë evropian e botëror.

Kritika librin e sheh si një urë lidhëse mes Ballkanit Perëndimor e Bashkimit Evropian.

Valbona Zeneli ka botuar një numër të madh artikujsh shkencorë  duke filluar nga korrupsioni dhe sfidat e zgjerimit të Bashkimit Evropian./BW

Next Post
Ukraina: Saakashvilin ta ekstradojmë në Gjeorgji

Ukraina: Saakashvilin ta ekstradojmë në Gjeorgji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Seanca paraprake maratonë për Metën, ish-presidenti: Arrestimi im është politik dhe kriminal

February 19, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

February 19, 2026
Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

February 19, 2026
‘Situata është në kontroll’, Benet Beci flet nga vendngjarja: Nuk ka pasur në Shkodër zjarr të tillë, shqetësim edhe katrahura urbanistike

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, GJKKO shtyn seancën paraprake për Benet Becin

February 19, 2026
LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

February 19, 2026
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

February 19, 2026
Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

February 19, 2026

Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

February 19, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In