• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne nuk ulemi në dy karrige”. Bushati flet për rolin e Moskës dhe integrimin në BE

by A R
05/12/2017 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka dhënë një intervistë në Euobserver për gazetarin Andrew Rettman.

Duke folur për rolin e Rusisë në rajon, Bushati thotë se Shqipëria kurrë nuk është ulur në dy karrige.

Një krahasim ky me Serbinë, e cila pavarësisht negociatave për anëtarësim në BE, nga ana tjetër kundërshtoi sanksionet ndaj Moskës.

Shkrimi në Euobserver i përgatitur nga JavaNews.al

Rusia nuk mund të konkurrojë me Bashkimin Evropian si një model tërheqës për Ballkanin Perëndimor, por ajo mund të luajë një rol “obstruktiv”, shprehet Shqipëria.

“Ne shohim një shtim të prezencës së Rusisë në pesë apo gjashtë vitet e fundit, por sinqerisht modeli që preferon shumica e njerëzve në Ballkanin Perëndimor është BE-ja” – thotë në një intervistë për EuObserver, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Tirana ende ka punë për të bërë sa i përket sundimit të ligjit dhe korrupsionit.

“Nuk jam në dijeni për ndonjë politikë që ndiqet nga vendet tanë fqinje që vë në pikëpyetje procesin e pranimit të tyre në Bashkimin Evropian”  – thotë ndër të tjera kreu i diplomacisë shqiptare.

Bushati thotë se Bashkimi Evropian është “shumë tërheqës” për arsye politike dhe ekonomike.

Sipas tij, njerëzit që jetuan nën diktaturë tashmë janë të tërhequr nga familja evropiane dhe vlerat e saj.

“Bëhet fjalë për mënyrën sesi zhvillohet jeta publike në Evropë, si është e shpërndarë pasuria mes njerëzve, të drejtat e njeriut, respektimi i minoriteteve – ky është seti i normave dhe vlerave që ne duam të zhvillojmë” – tha ai.

Ministri shprehet se ka një diferencë mes fuqisë së butë ruse dhe masave të tjera.

“Ka një dallim të qartë sa i përket pranisë së Rusisë dhe aktivitetit të saj obstruktiv në disa vende në lidhje me proceset e euro-atlantikut, ose të pranimit në BE” – tha ai.

Mali i Zi e ka akuzuar Rusinë për përpjekjen për të bërë një grusht shteti vitin e kaluar me qëllim bllokimin e anëtarësimit në NATO.

Ndërkohë që Maqedonia po përpiqet të hyjë në aleancën Perëndimore, Bushati shprehet se nuk mund të përjashtohet një lojë e Rusisë.

“Ky është një skenar i mundshëm” – thotë ai.

Sipas tij, kjo mund të vijë si diccka jo e papritur, duke marrë parasysh sjelljen e Moskës në krizën e fundit politike të Shkupit, ku propaganda ruse u përpoq të ngjallte ndjenjën ndëretnike dhe anti-evropiane.

“Rusia ishte mjaft aktive në fqinjin tonë, duke dalë me deklarata politike më të shpeshta sesa ato të Bashkimit Evropian” – thotë ai.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u takua me presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk të hënën. Të martën, ai do të zhvillojë bisedime me presidentët e Komisionit Evropian dhe Parlamentit, Jean-Claude Juncker dhe Antonio Tajani, si dhe me shefen e diplomacisë së BE Federica Mogherini.

Bushati tha se Shqipëria kishte ende punë për të bërë në krijimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Por ai tha se tashmë ishte provuar të ishte një “ofrues sigurie” për BE-në në trajtimin e krizës së migracionit dhe në luftën kundër radikalizmit islamik.

Ai gjithashtu tha se fakti që Shqipëria ka qenë anëtare e NATO-s që nga viti 2009 do të thotë se ajo kishte “shfaqur qartësi strategjike”.

Bushati vuri në dukje se Shqipëria përputhej plotësisht me politikën e jashtme të BE, e cila përfshinte vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.

“Ne kurrë nuk e kemi lejuar veten të ulemi në dy karrige” tha ai – duke aluduar për Serbinë, një kandidat i BE që bojkotoi sanksionet dhe që ka kultivuar lidhje më të ngushta me Rusinë.

Bushati tha se fakti që Mbretëria e Bashkuar ishte duke e lënë BE nuk përbënte një problem për zgjerimin.

Ai vuri në dukje planet britanike për të organizuar një samit të Ballkanit Perëndimor vitin e ardhshëm, si një shenjë që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë zgjerimin e BE.

Ai tha gjithashtu se zgjerimi i Ballkanit Perëndimor ishte vazhdimi logjik i planeve të BE për një Europë të bashkuar, e cila kishte marrë shtysë nga Brexit.

“Fakti që BE dëshiron të integrohet më thellë [pas Brexit] dhe është angazhuar në një të ardhme vendimtare për Evropën, nuk përjashton vazhdimin e zgjerimit – në rastin e Ballkanit Perëndimor, është vazhdimi i projektit evropian” tha ai. /Përgatiti JavaNews.al

Next Post
FOTOT+ EMRAT/ Dënohet banda shqiptare e trafikut të kokainës në Angli

FOTOT+ EMRAT/ Dënohet banda shqiptare e trafikut të kokainës në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

February 8, 2026
Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

February 8, 2026
11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

February 8, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

February 8, 2026
“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

February 8, 2026
Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In