• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ne nuk jemi marsianë”/ Meloni në Bruksel: Çmontojmë një narrativë që është krijuar për qeverinë italiane

by Java News
03/11/2022 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erisa Zykaj

Vizita e parë në institucionet europiane e kryeministres së Italisë, Georgia Melonit është pritur me shumë interes për narrartivën e krijuar mbi qeverinë e re në Itali dhe shpalosjen e vizionit të qeverisë së re italiane në një kohë krizash me të cilat përballet Bashkimi Europian.

Kryeministrja e Italisë është takuar me presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe më pas me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe komisionerin Paolo Gentiloni. Në përfundim të takimit me Charles Michel, kryeministrja Meloni ka dhënë një prononcim për mediat.

“Njoh personalisht Roberta Metsola dhe Paolo Gentiloni, po jo të dy interlokutorët e tjerë. Pata një shkëmbim njerëzor të sinqertë dhe pozitivë me ta. Jam e kënaqur për atmosferën që gjeta në Bruksel. Takimi ballë për ballë ndihmon për të çmontuar një narrativë që është krijuar për qeverinë italiane. Ne nuk jemi marsianë, jemi persona me mish e shpirt”, është shprehur kryeministrja e Italisë.

Ajo është ndalur shkurtimisht te qëndrimi i Italisë në bashkëpunimin e vendit me institucionet europiane dhe shtetet anëtare për të përballur sfidat me të cilat përballet Europa.

“Fokusi kryesor ishte kriza nw Ukrainë dhe nevoja për të konkretizuar sa më shpejt një zgjidhje europiane për t’u përballur me rritjen e çmimit të energjisë,  si dhe për tavanin e çmimit të gazit. Në samitin e fundit të liderëve europianë janë bërë hapa të mëdha përpara dhe tani është momenti për t’i konretizuar ato”, ka deklaruar kryeministrja Meloni.

Ajo është shprehur, se në takimin me liderët e institucioneve europiane është folur për rimëkëmbjen ekonomike, rritjen e çmimeve të lëndëve të para, inflacionin dhe mënyrën se si mund të shfrytëzohen në mënyrë sa më efektive burimet e brendshme për t’u përballur me krizën energjitike.

Kryeministrja Meloni është shprehur e kënaqur me mbështetjen që ka marrë kërkesa e Italisë për forcimin e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së: “Fluksi i migrantëve është një çështje me rëndësi të veçantë dhe shumë e djeshme për Italinë., Për ne bëhet fjalë për një prioritet, që tashmë është kthyer në prioritet europian: mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së. Gjeta vëmendje për këtë » ka shtuar kryeministrja e Italisë./m.j

Next Post
FOTO: Këngëtari shqiptar hedh shuma të mëdha parash nga helikopteri, habit ndjekësit

FOTO: Këngëtari shqiptar hedh shuma të mëdha parash nga helikopteri, habit ndjekësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

September 11, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

September 11, 2026
“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

September 11, 2026
Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com