• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne nuk jemi BE-ja por ne jemi E”/ Rama: B-në se kemi dhe nuk e dimë se kur do ta kemi, por E-në…

by Java News
24/08/2022 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në forumin “Zgjimi Gjeopolitik i Europës” në Austri ku dha mendimin e tij për çështje të rëndësishme sa i përket zgjerimit të Europës dhe gjendjes gjeopolitike në kontinentin europian.

Pyetjes se a sheh vërtetë një qasje afatgjate të përbashkët nga BE-ja kundrejt kësaj krize, a ka qenë qasja e BE ndaj Ballkanit Perëndimor një qasje strategjike dhe a është marrë parasysh konteksti gjeopolitik kur BE i la kaq gjatë të presin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kryeministri iu përgjigj se: “ Më lini t’ju jap një shembull. Kosova. Kosova u çlirua nga fuqitë e mëdha, fuqitë demokratike nga një regjim barbar. Por pa gjejeni? Nën regjimin barbar, ata mund të lëviznin lirisht nëpër Europë. Me çlirimtarët ata janë peng, nuk mund të lëvizin lirisht. Kështu që, gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë dhe që tashmë janë në moshë madhore mund të shkonin në Gjermani, të vinin në Austri, edhe të punonin. Fëmijët nuk mund të lëvizin sepse nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën.

Pra, çfarë është ky zgjim gjeopolitik kur ke Ballkanin Perëndimor aty në zemër të Kosovës dhe ke Bashkimin Europian, me aq sa di unë, realitetin e vetëm gjeografik në historinë e hartave me një kufi të jashtëm dhe me një kufi të brendshëm sepse për të hyrë në Ballkanin Perëndimor duhet të hysh, së pari, në Bashkimin Europian; nuk mund të hysh në asnjë prej vendeve të Ballkanit pa kaluar, së pari, në Bashkimin Europian. Ky realitet gjeografik nuk trajtohet në mënyrën e duhur, politikisht. Ndërkohë që ka pasur liberalizim të vizave për dhjetëra e miliona njerëz, për shembull, Ukrainën, Gjeorgjinë më pak se 2 milionë njerëz mbahen peng aty në zemër të Europës, pse?”

Kryeministri vijoji më tej se: “Së dyti, shihni çfarë ndodh me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nuk doja t’i kthehesha kësaj gjëje sepse mendova që ka përfunduar por le t’i kthehemi për hir të diskutimit. Një vend i NATO-s, Bullgaria, në mes të një lufte që merr peng dy vende të tjera të NATO-s. Për çfarë? Për disa çështje historike, dhe Bashkimi Europian shndërrohet në një katedër të pafuqishme shtetesh përballë një shteti që ka disa pretendime historike.
Së treti, mendoj se nëse përpara luftës kjo ide franceze e një Komuniteti të ri Politik Europian ishte më tepër si një shmangie nga çështja e vërtetë, anëtarësimi, sot ka një potencial të madh për t’u trajtuar, shtjelluar për t’u përdorur si element suksesi për të krijuar diçka tjetër të re dhe për të sjellë gjithkënd rreth tryezës.

Ne nuk jemi BE-ja por ne jemi E, Europa, nuk kemi B-në dhe nuk e dimë se kur do ta kemi, por E-në e kemi. Kjo B që mungon është njësoj si të jesh europian i kategorisë së dytë.”

Kryeministri shtoi se: “Pika e fundit që kam është që ndërkohë kjo luftë ka ardhur edhe me një shans jashtë mase, jashtë mase interesant po të mund ta përdorja këtë fjalë, për të bërë një tranzicion më të shpejtë të gjelbër, jo më për shkak të dëshirës por për shkak të nevojës. Ne mund të ecim shumë më shpejt për të ndryshuar tërë natyrën e prodhimit tonë të energjisë.”

g.kosovari

Next Post
Koronavirusi/ Presidenti Emmanuel Marcon bën paralajmërimin: Ky është momenti i së vërtetës për BE-në

Thatësira dhe lufta në Ukrainë/ Macron paralajmëron francezët për dimrin e vështirë: Duhet të bëjmë sakrifica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I fshihej drejtësisë prej 29 vitesh, arrestohet në Greqi i dënuari për vrasjen e një 10-vjeçari

I fshihej drejtësisë prej 29 vitesh, arrestohet në Greqi i dënuari për vrasjen e një 10-vjeçari

January 30, 2026
“Veliaj dhe kostoja demokratike e reformës në drejtësi”, si përpjekjet e ndërkombëtarëve nxitën centralizimin e pushtetit

“Veliaj dhe kostoja demokratike e reformës në drejtësi”, si përpjekjet e ndërkombëtarëve nxitën centralizimin e pushtetit

January 30, 2026
Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve

Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve

January 30, 2026
Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

January 30, 2026
“Ka ende hapësira për investim”, çfarë u tha Begaj sipërmarrësve grekë në Tiranë

“Ka ende hapësira për investim”, çfarë u tha Begaj sipërmarrësve grekë në Tiranë

January 30, 2026
Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Ulen temperaturat, dëborë në zonat malore

January 30, 2026
Gënjyen? Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, gjykata: S’është regjistruar asnjë kërkesë

Irena Gjoka e dënuar në Greqi, KLGJ vendos të dërgojë çështjen në ILD

January 30, 2026
U arrestuan për laboratorin e drogës, lihen në burg babë e bir, arrest në shtëpi për punonjësin e OSHEE

U arrestuan për laboratorin e drogës, lihen në burg babë e bir, arrest në shtëpi për punonjësin e OSHEE

January 30, 2026
Bllokada që po i kushton Ballkanit 100 mln € në ditë, pse Serbia dhe Bosnja nuk tërhiqen?

Bllokada që po i kushton Ballkanit 100 mln € në ditë, pse Serbia dhe Bosnja nuk tërhiqen?

January 30, 2026
Vala tjetër e të ftohtit në SHBA, disa qytete të bllokuara prej ditësh dhe pa energji elektrike

Vala tjetër e të ftohtit në SHBA, disa qytete të bllokuara prej ditësh dhe pa energji elektrike

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In