• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Në not s’matem dot me Berishën’/ Meta: Ramën e sfidoj në 3-pikësh, ma merr me faulle

by Java News
19/12/2020 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një emision sportiv për ”Top Albania Radio” me humor ka folur për përballje në basketboll e not me disa prej politikanëve më të rëndësishëm në vend. Sa për basketbollin, Meta ka theksuar se Rama ia merr për faulla, por ka garantuar se është i paparë në 3-pikësh dhe e mposht. Madje ai e sfidon kryeministrin nën praninë e kamerave, duke mos pasur merak fare për arbitrin.

Sa i përket një gare noti me Berishën, Meta duket se në këtë sport nuk e konkurron dot ish-kryeministrin. Ai thekson se vendi i parë është i paprekshëm, dhe do garonte për vend të dytë.

PJESË NGA INTERVISTA E PRESIDENTIT ILIR META

Gazetari: President për t’ju ngacmuar pak, në qoftë se do t’ju zbrisnim nga mali në det e t’ju fusnim në një garë me rekordmenin e notit Sali Berisha, kush do të fitonte nga ju të dy?

Presidenti Meta: Absolutisht vendi i parë është i paprekshëm, absolutisht. Do të luftoja për vendin e dytë.

Gazetari: Po me basketbollin si i keni marrëdhëniet Zoti President?

Presidenti Meta: Për basketbollin kur të dëshironi për 3-pikësh jam i paparë.

Gazetari: Menduam si një organizator i mirë për të futur skuadrën në lojë.

Presidenti Meta: Edhe si organizator, por për 3-pikësh jam i paparë, kur të dëshironi me kamera.

Gazetari: Ne njohim një tjetër që është i mirë për këto personalet, por nuk di nëse do ta bënit një sfidë bashkë me kosha?

Presidenti Meta: Për faulla ma merr ai, por për 3-pikësh jam i sigurt që fitoj.

Gazetari: Ndoshta dhe me mik me arbitrin ai tjetri.

Presidenti Meta: Nuk ka problem fare.

Gazetari: Po shohim që kohët e fundit shumë sportistë po afrohen tek politika, është mirë kjo gjë, do t’i bëjë mirë politikës, që sportistët të vijnë, a duhet t’i besojmë ne këtyre sportistëve, të paktën se çfarë na kanë treguar në këto 30 vite, ish-sportistë që merren me politikë? A mos është kjo dëshpëruese që shumë vet e shikojnë të ardhmen vetëm nëpërmjet tranpolinës së politikës duke përfshirë këtu edhe sportistët? Mos i kemi mbyllur shumë rrugët dhe mundësitë sa që duhet të harxhohesh patjetër në politikë që të bëhesh dikush dhe të kesh një të ardhme?

Presidenti Meta: Së pari ju keni një të drejtë. Në tërësi në shohim që angazhimi në politikë, në një vend që është politizuar më shumë se sa duhet dhe që nuk ka asnjë arsye për të ndodhur kjo, ka ngelur si një rrugë eskluzive për të arritur diçka, futja në politikë. Kjo mendoj që është tërësisht e gabuar për njerëz të cilët kanë një pasion dhe talent e që mund të japin për shoqërinë shumë më tepër se sa në politikë.Megjithatë fakti që sportistë, ish-sportistë apo përfaqësues të botës së kulturës mund të angazhohen në një moment të caktuar në politikë, nuk ka asgjë shqetësuese në rast se ata e ndiejnë që mund të kontribuojnë në këtë drejtim.E rëndësishme është që njerëzit të udhëhiqen nga dëshira për të kontribuar në interes publik dhe jo thjesht për të realizuar disa objektiva të tyre përmes angazhimit politik, pasi kjo nuk do të ishte e shëndetshme dhe nuk e ndihmon as vet politikën, por mund të dëmtojë edhe personalitetin e tyre.Mund të kesh qenë një sportist shumë i mirë, shumë i dashur nga të gjithë, por në momentin e angazhimit tënd në politikë e zvogëlon veten, në drejtim të ndjekjes së disa interesave të caktuara që nuk e ndihmojnë politikën të jetë garante ndaj interesave publike. Atëherë kjo ta dëmton dhe reputacionin si ish-sportist, apo si ish-artist.Kjo varet edhe nga motivimi i personave të caktuar.

g.kosovari

Next Post
Hroni: Drejtori i Policisë të zgjidhet si në Kosovë; Bushati: Dhuna në protestë u nxit nga opozita

Hroni: Drejtori i Policisë të zgjidhet si në Kosovë; Bushati: Dhuna në protestë u nxit nga opozita

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In