• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në një vit, 65 lindje nga nënat nën moshën 18-vjeçare

by A R
01/03/2019 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lindjet e foshnjave nga nënat nën moshën 18-vjeçare, po bëhet një dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë. Vetëm gjatë vitit 2018, në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë lindur 65 foshnje nga nënat e moshës jo madhore. Derisa gjatë vitit 2017, ishin regjistruar 35 lindje nga nënat nën moshën 18-vjeçare. Kjo dukuri, ka shënuar rritje vit pas viti, ngaqë në vitin 2016, ishin shënuar 22 raste të lindjeve të tilla.

Drejtoresha në Klinikën Gjinekologjike, Myrvete Paçarada,thotë për Radion Evropa e Lirë se ndonëse është rrezik për jetën e nënave që të lindin fëmijë në moshë jo madhore, nuk ka ndodhur asnjë rast i vdekjes.

“Si profesionistë shëndetësorë, jemi kundër asaj që nënat të lindin nën moshën 18-vjeçare, për shkak të rreziqeve që i kanosen nënës së re. Është mirë që nëpër shkolla, institucione, të apelohet për planifikim familjar, të përdorin kontraceptivë, në mënyrë që familja të planifikohet mbi moshën 18-vjeçare”, thotë Paçarada.

Në shkollat e Kosovës nuk ka lëndë për edukatën seksuale. Profesionistë të kësaj fushe e shohin si të nevojshme futjen e kësaj lënde brenda kurrikulës.

Fehmi Krasniqi, koordinator për shkenca natyrore në Ministrinë e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, njëherësh hartues i rezultateve për edukatë seksuale si ekspert në UNFPA, thotë se futja e lëndës Edukatë seksuale në shkolla, është e domosdoshme. Sipas tij, për këtë lëndë janë duke u trajnuar mësimdhënësit.

“Për të filluar një lëndë për edukatë seksuale, për një vit duhet të jetë në formë eksperimentale. Nëse tregohet rezultat, mund të vazhdohet si lëndë. Tashmë është filluar me udhëzues dhe i kemi futur në klasa. Nga 2 deri në 6 orë janë mbajtur ligjërata dhe jemi duke i trajnuar mësimdhënësit për këtë lëndë”.

”Ky program është nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe në grup janë dy mjekë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe tre zyrtarë të Ministrisë së Arsimit nga lëmi i kësaj fushe. Pra, kjo ka filluar si lëndë e integruar në tri lëndë, në Biologji, Edukatë qytetare dhe Edukatë fizike. Por, a do të mund të hyjë si lëndë e veçantë, mbetet të merret vendimi politik nga Qeveria. Mendoj se është një nga lëndët më të nevojshme’’, shprehet Krasniqi.

Për shkak të mungesës së lëndës së Edukatës seksuale në Kosovë, tri studente nga Fakulteti i Psikologjisë janë bërë bashkë dhe kanë krijuar një aplikacion të quajtur “Shnet”, në mënyrë që t’i ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre që të informohen për trupin dhe seksin.

Dea Rexhepi, është njëra nga themelueset e këtij aplikacioni. Ajo thotë se ky aplikacion po përdoret nga të rinjtë dhe e komenton si të suksesshëm, marrë parasysh numrin e shkarkimeve që po i bëhet kësaj platforme.

“Si aplikacion, ka pasur shumë sukses. Këtë e masim përmes numrit të shkarkimeve të aplikacionit, por po ashtu edhe prej pyetjeve që bëjnë të rinjtë edhe të rejat si në rrjetet sociale, po ashtu edhe nga shkollat”, thotë Rexhepi.

Megjithëkëtë, ajo shton se lënda e Edukatës seksuale nëpër shkollat e Kosovës, do të ishte shumë e nevojshme.

“Unë mendoj se duhet të jetë si pjesë e kurikulës në shkolla, lënda e Edukatës seksuale. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ne e kemi bërë aplikacionin ‘Shnet’ si mungesë e lëndës adekuate, sepse në shoqërinë tonë kemi hasur në vështirësi për të marrë informatat e sakta për edukatën seksuale. Andaj, mendoj që lënda do të ishte ideja më e mirë për t’i ndihmuar të rinjtë sa i përket edukatës seksuale dhe shëndetit reproduktiv”, shprehet Rexhepi.

Mësime në lidhje me edukatën seksuale, trupin dhe gjininë aktualisht ka edhe në tekstet ekzistuese shkollore.

Next Post
Berisha i bie nga “Kina”, sulmon ish-ambasadorin e SHBA përmes Ylli Gurrës

Berisha i bie nga "Kina", sulmon ish-ambasadorin e SHBA përmes Ylli Gurrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

July 23, 2026
Kryeministrja japoneze zbulon se fle maksimumi 3 orë në natë, neurologu: Rrezikon seriozisht shëndetin

Kryeministrja japoneze zbulon se fle maksimumi 3 orë në natë, neurologu: Rrezikon seriozisht shëndetin

July 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 24 Korrik 2026

July 23, 2026
Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën qytetari nga Tirana

Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën qytetari nga Tirana

July 23, 2026
“Hera e parë që një qeveri betohet pa u prezantuar programi”/ Tabaku-Peleshit: Nuk na e hiqni dot të drejtën për debat!

Tabaku harron “Berisha në burg” dhe mbron protestën: Qeveria të ndalë dhunën!

July 23, 2026
BE, marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

BE, marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

July 23, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Kam emra”, Balla: Ata që komandojnë dhunën në protestë, pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja

July 23, 2026
Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

July 23, 2026
Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

July 23, 2026
Balla për protestat: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, turizmin dhe ekonominë

Balla: PD, parti e përdhunuar nga protesta. Peleshi i tërheq vërejtje për fjalorin

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In