• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në një botë konkurruese, BE s’mund të përmbushë dot qëllimet e veta

by Java News
23/01/2019 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jakub Grygiel

Bashkimi Evropian, e ka tepruar me qëllimin e tij për të qenë një force diktuese në Evropë. Ai është i paaftë të adresojë sfidën historike me të cilën ballafaqohet Perëndimi:konkurrencën gjeopolitike në rritje nga ana e fuqive revizioniste. BE, dështoi të rrezatonte siguri në kufijtë e saj në lindje dhe në jug.

Dhe Brukseli, është provuar të jetë shumë i dobët, për të mbajtur nën kontroll politikat e njëanshme të anëtares më të madhe të unionit, Gjermanisë. Shkurt, BE nuk mund të konkurrojë, nuk mund të sigurojë kufijtë e saj, dhe s’mund të ruajë dot balancën e Evropës.

Ndërsa SHBA-ja ka zgjuar më në fund nevojën për të konkurruar me fuqitë e mëdha rivale, si Kina dhe Rusia, BE është e mbërthyer në një ngatërresë post-moderne. Në atë botëkuptim, kërcënimet kryesore nuk janë mbi mirëqenien e një shteti, por mbi atë që shihet si një qëllim i lartë i politikës ndërkombëtare:multilateralizmi.

Sikurse e theksoi Federika Mogerini, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme, në një fjalim të shtatorit 2018 “përparësia e punës sonë, do të jetë forcimi i një rrjeti global të partneriteteve për multilateralizmin”. Multilateralizmi, është një synim i politikës së jashtme, dhe jo thjeshte një mjet.

Ky konfuzion i qëllimeve dhe mjeteve, është ndoshta i kuptueshëm. Anëtarët e BE-së, bien rrallë dakord mbi politikën e jashtme, duke iu lënë pak gjëra në dorë politikanëve ambiciozë të unionit, përveçse të nxisin procesin. Multilateralizmi, bëhet kështu objektivi që kundërshtohet nga pak njerëz, pasi në pamje të parë nuk duket se është i dëmshëm.

E çfarë e keqe mund të vijë nga një numër takimesh në Gjenevë apo Paris, midis partnerëve globalë që punojnë për të forcuar multilateralizmin? Në realitet, kur promovohet me një entuziazëm të pandalshëm, si në rastin e Mogerinit, që e ka bërë këtë gjatë viteve të fundit, një politikë e jashtme që e vendos multilateralizmin si një qëllim dhe jo si një mjet, rezulton në një botë të rrezikshme të shkëputur nga realiteti.

Çdo marrëveshje është e mirë thjesht sepse është një marrëveshje shumëpalëshe, dhe çdo kundërshtim ndaj një marrëveshjeje të tillë përshëndetet si mëkati përfundimtar. Prandaj, JCPOA (Marrëveshja e Iranit) ose Marrëveshjet e Parisit mbi klimën duhet të mbrohen me çdo kusht, edhe nëse fuqitë rivale si Irani apo Kina, përfitojnë në mënyrë disproporcionale prej saj.

Tërheqja e SHBA-së nga të dyja marrëveshjet, u perceptua nga elitat e BE-së si një kërcënim më i madh se ekonomia grabitqare kineze, apo ekspansioni ushtarak i Iranit në Lindjen e Mesme, sepse ai minoi multilateralizmin. Pamundësia për të menduar në terma gjeopolitikë konkurrues, ka dobësuar gjithashtu kufijtë e BE.

Kjo është veçanërisht dhe tragjikisht e dukshme në Ukrainë, ku BE-ja dëshmoi se nuk ishte e gatshme dhe e paaftë për të luftuar për ekspansionin e saj. Bashkimi Evropian, mund të premtojë zgjerimin e kufijve të tij, duke ngjallur shpresat e ukrainasve të etur për të hedhur në rrugë udhëheqësit e tyre të korruptuar, por nuk mund të pranojë se duhej të rivalizojë për këtë gjë.

Qasja perëndimore, ishte se përfitimet e një tregu të integruar, të një zone pa kufij, të sovranitetit të zbehur dhe të rregullave transnacionale, ishin të qarta, dhe po aq tërheqëse për të gjithë. Gjithçka që duhej të bënte unioni, ishte të siguronte që rregullat të ndiqeshin nga kombet aspirante, dhe madje edhe kundërshtarët më të pabindur brenda dhe jashtë Ukrainës (duke përfshirë edhe ata në Moskë), do të kuptonin herët a vonë kotësinë e kundërshtimit të tyre.

Rezultati ishte tragjik. Në vitin 2014 Rusia dërgoi “disa burra të veshur në të gjelbër” dhe artileri; BE-ja narrativën e saj progresive të Historisë. Dhe deri tani, Fuko po humbet ndaj Kutuzovit. Teksa kërcënimi iranian rritet, dhe një “hark” vendesh të destabilizuara nga Afrika e Veriut në Lindjen e Mesme, po vazhdon të jetë në flakë, Evropa po zbulon se ka ndërkohë kufij të paqëndrueshëm në jug.

Por përtej thirrjes për më shumë multilateralizëm, BE-ja nuk u ofron shumë ndihmë anëtareve të saj më të prekura në pellgun e Mesdheut. Anëtarët e veçanta të BE-së, veçanërisht Franca dhe Italia, janë lënë të lira të ndjekin politikat e tyre, shpesh kontradiktore dhe polemizuese, në Afrikën e Veriut, duke synuar të zbusin problemet e sigurisë që rrjedhin prej andej.

Së fundmi, Brukseli i ka shërbyer gjithashtu qëllimin të çlirimit të Evropës nga hallkat historike të balancave të saj të brendshme të pushtetit. Natyrisht, shtetet e saj anëtare nuk do të jenë kurrë të barabarta në fuqi, por pretendohet se mekanizmat institucionalë të BE-së, do të kapërcejnë pabarazitë e pushtetit.

Në terma më të zymtë, premtimi i BE-së ishte se Gjermania nuk do të dominonte Europën; ajo do të evropianizohej, dhe se s’do të kishim një prusianizim të Evropës. BE ka pasur edhe suksese, por vetëm në një nivel. Berlini nuk është kryeqyteti i Evropës, dhe në fakt Evropa nuk ka një kryeqytet.

Por fuqia gjermane nuk është e kontrollueshme nga BE dhe pas Brexit, do të jetë akoma më pak. Kriza financiare e vitit 2008, u tregoi shteteve të Europës jugore të zhytura në borxhe, që fuqia gjermane është vendimtare, dhe se kundërshtimi i saj mbi çështjet financiare është i kotë.

Edhe më shqetësues, Berlini nuk ka asnjë dyshim të ndjekë politika që dëmtojnë sigurinë e anëtarëve të tjerë të BE-së. Vlen të kujtohen në veçanti dy politika. Në vitin 2015, kancelarja Merkel hapi kufijtë e Gjermanisë për qindra mijëra refugjatë.

Ndërsa ajo fitoi një admirim të gjerë ndërkombëtar nga këngëtari Bono Voks dhe OKB-ja, elektorati i saj filloi të kishte dyshime serioze. Dhe vendet e tjera evropiane, në ballë të krizës së emigracionit, nuk u kënaqën me vendimin e njëanshme gjerman, që i preku ata menjëherë, dhe mbi të cilat ata nuk kishin të drejtën e fjalës.

Vendimi i dytë, ishte të arrihej një marrëveshje e dyshimtë me Rusinë, për të ndërtuar një gazsjellës të dytë (Nord Stream 2), që nuk ka asnjë vlerë ekonomike, por pasoja të mëdha gjeopolitike:duke mos pasur nevojë të kalojë nga Ukraina dhe Evropa Qendrore, gazi rus mund t’i dorëzohet direkt industrive gjermane, ndërsa Moska mund të kërcënojë të ndërpresë furnizimet ndaj shteteve që konsiderohen nga ajo, se janë pjesë e sferës së saj të ndikimit.

Ky vendim i Gjermananisë, merr në konsideratë aspiratat imperialiste ruse drejt Ukrainës, si dhe drejt vendeve anëtare të BE në Evropën Qendrore. Berlini mund të flasë shumë për BE-në, por e përdor fuqinë e saj ashtu siç dëshiron, me përbuzjen e hapur të anëtarëve të tjerë të BE-së.

Realiteti i hidhur, është se Bashkimi Evropian ishte një projekt, që mund të kishte pasur një shans në një mjedis të mirë gjeopolitik.

Por në një botë konkurruese, me kompetenca antagoniste të jashtme, dhe rritje të pabarazive të brendshme, BE-ja është duke dështuar. Shtetet evropiane duhet të kuptojnë vetë dhe përmes aleancave (sidomos me Shtetet e Bashkuara) se si t’i mbajnë jashtë rivalët, dhe Gjermaninë më bashkëpunuese. Bashkimi Evropian, nuk do t’ia dalë dot pa ta.

Shënim: Jakub Grygiel, është profesor i asociuar në Universitetin Katolik të Amerikës, dhe bashkëpunëtor në Institutin për Ekologjinë Humane.

“American Interest” – Bota.al

Next Post
Probleme me gjendrat tiroide? Shpëtimi ju vjen nga kuzhina

Probleme me gjendrat tiroide? Shpëtimi ju vjen nga kuzhina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In