Si pasojë e rënies në greminë të një autobusi i cili transportonte artistët e operës në perëndim të Indisë 27 persona kanë humbur jetën.
Autobusi, i cili transportonte 40 artistë, ka rënë në një humnerë, ndërkohë që kthehej nga një shfaqe në qytetin Deogarh të rajonit Odisha.
Sipas një deklarate për AA nga Komisari R.K Mallik thuhet se 27 persona kanë humbur jetën. Ndërkohë thuhet se njëri prej personave që kanë humbur jetën është fëmijë.
Mallik tha gjithashtu se 13 persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë 11 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.