• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në nivelin e vendeve të Europës/ Shqipëria klasifikohet me papunësinë më të ulët në rajon

by Java News
09/07/2020 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papunësia mbetet një prej problemeve kryesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me një mesatare tre herë më të lartë se sa mesatarja e Bashkimit Europian. Megjithatë, ekziston një përjashtim dhe ky përjashtim vjen nga Shqipëria. Në një raport të detajuar mbi rajonin tonë, “Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim” (OECD) skanon arritjet e çdo vendi në pothuajse çdo fushë, nga ekonomia, tek drejtësia, korrupsioni, mirëqeverisja dixhitale, shëndetësia, arsimi e shumë të tjera.

Në fushën e ekonomisë, OECD ndalet në treguesit e 10-vjeçarit 2008-18. Përsa i përket papunësisë, me 12.2% (në 2018) Shqipëria klasifikohet si vendi me papunësinë më të ulët në rajon, ndjekur nga Serbia me 13.3% dhe Mali i Zi me 15.2%. Në Bosnje, papunësia arrin në 18.4%, në Maqedoninë e Veriut në 20.7% ndërsa në Kosovë 29.6%. Që prej atëherë, papunësia në Shqipëria ka vijuar të ulet, në 11.2% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar (INSTAT), e me një shifër aktuale prej 11.4%, që i përket tremujorit të parë të vitit aktual, ku rritja e lehtë influencohet nga efektet e tërmetit dhe COVID.

Këto të dhëna e bëjnë Shqipërinë të jetë i vetmi vend në rajon që ka një mesatare papunësie të ngjashme me atë të një numri vendesh të rëndësishme në Bashkimin Europian. Sipas “Eurostat”, Greqia në janar 2020 ka një papunësi prej 16.5%, pak më të lartë se Spanja me 13.7%. Franca dhe Italia, dy prej vendeve më të mëdha të BE kanë një normë të ngjashme papunësie me vendin tonë, përkatësisht me rreth 9% dhe 10%.

Në Europë, normën më të ulët të papunësisë e ka Republika Çeke, me 2%, ndjekur nga Polonia, 2.9%, Holanda 3% dhe Gjermania 3.2%. Përsa i përket rritjes ekonomike në 10-vjeçarin e fundit, me një rritje mesatare prej 2.72% në vit, Shqipëria është e dyta në rajon pas Kosovës (3.49%). Në këtë hark kohor, Serbia ka pasur rritjen më të ulët, me vetëm 1.19% vjetor. Në vlerësimin e OECD, të dhënat tregojnë gjithashtu se Shqipëria dhe Serbia janë dy vendet ne defiçitin më të ulët buxhetor në Ballkanin Perëndimor./ lexo

g.kosovari

Next Post
Çmimi i biletës së autobusëve përçan Shoqatën: Kemi dy kërkesa imediate…

Çmimi i biletës së autobusëve përçan Shoqatën: Kemi dy kërkesa imediate...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In