• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Në nëntor i mbaron mandati, ekspertët: Guvernatori Sejko në detyrë deri më 2022

by Java News
22/02/2018 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërprerja e mandatit të ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe zëvendësimi i tij nga Gent Sejko bëri jo pak jehonë në opinionin publik në fund të 2014-ës. Në nëntor përfundon mandati i ish guvernatiorit Fullani. Pikëpyetje lindin nëse Sejko do të vijojë të jetë Guvernator apo do t’i nënshtrohet garës për mandatin e dytë. Ekspertët vlerësojnë se ky është një interpretim ligjor i Kushtetërues dhe ligjit të Bankës së Shqipërisë.

Ekonomix.al kontaktoi në telefon me Çlirim Gjatën, ekspert i njohur për çështjet ligjore. Për të, mandati i Gent Sejkos në krye të Bankës së Shqipërisë nuk përfundon në nëntor, me mandatin e ish guvernatorit Fullani, pasi ai ka mandatin e tij të plotë 7- vjeçar dhe nuk zëvendëson askënd tjetër në këtë post.

“Me emërimin në këtë detyrë, Sejko merr një mandat të plotë 7-vjeçar. Nuk është në mandatin e dikujt tjetër. Me Bankën e Shqipërisë nuk është njësoj si me Gjykatën Kushtetuese”, deklaron Gjata.

Intepretimi ligjor

Të kontaktuar nga Ekonomix.al, ekspertë të tjerë ligjorë shpjegojnë se Banka e Shqipërisë është një institucion i pavarur kushtetues, prandaj veprimtaria e saj rregullohet nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe nga Ligji për Bankën e Shqipërisë. Ajo drejtohet nga Këshilli Mbikëqyrës, i përbërë nga 9 anëtarë dhe kryesohet nga Guvernatori, i cili është njëkohësisht edhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës Qendrore.

“Sipas nenit 161 të Kushtetutës, Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. E thënë ndryshe, në momentin e zgjedhjes, mandati i Guvernatorit konsiderohet i plotë dhe jo përmbushje e mandatit te mëparshëm. Gjithashtu, Kushtetuta shprehet se ajo zbatohet drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur vet Kushtetuta parashikon ndryshe. Po ashtu, siç është theksuar në vazhdimësi nga Gjykata Kushtetuese në praktikën e vet, për çdo rast, dispozitat e Kushtetutës kanë përparësi mbi çdo ligj tjetër. Kjo do të thotë se rregullimi që i bën Kushtetuta çështjes së mandatit të Guvernatorit është i plotë dhe nuk lë vend për interpretim”, argumentojnë ekspertët.

Mandati i Sejkos në krye të Bankës së Shqipërisë

Në datën 4 dhjetor, Presidenti Nishani i propozoi Kuvendit emërimin e z. Gent Sejko si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet dekretit nr. 8835, datë 4 dhjetor 2014. Më pas, është Kuvendi ai që vendosi për emërimin e Guvernatorit. Pas zhvillimit të seancave dëgjimore me Gent Sejkon në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Kuvendi vendosi të miratojë propozimin e Presidentit për Guvernatorin e ardhshëm të Bankës së Shqipërisë.

Në këtë votim, Sejko arriti të marrë 105 vota pro, 3 kundër dhe 4 vota abstenim. Bazuar në vendimin nr. 18/2015 të Kuvendit datë 5 shkurt 2015, Gent Sejko filloi punë si Guvernator i Bankës se Shqipërisë, mandat që sipas ekspertëve të ligjeve, do ta mbajë deri në vitin 2022.

Next Post
Autostrada Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH: Gati projekti, ja kur do të nisë rehabilitimi

Autostrada Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH: Gati projekti, ja kur do të nisë rehabilitimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com