• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Në nder të Chopin, kompozitorit dhe patriotit polak

NË VIGJILJE TË DITËS BOTËRORE TË MUZIKËS

by Java News
19/06/2020 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Karol Bachura

Ambasador

 

Ambasada polake, me përpjekje të përbashkëta me Bashkinë Tiranë, në vigjilje të Ditës Botërore të Muzikës, rinovuan bustin dhe lulishten F. Chopin në 210 vjetorin e lindjes së kompozitorit dhe patriotit polak. Në ceremoninë modeste, për shkak të COVID-19, Kryetari i Bashkise, Erion Veliaj, Ambasadori i Polonisë, Karol Bachura, Ambasadorja e Francës, Christina Vasak dhe Kryetari i Shoqatës F. Shopen, Zhani Ciko.

Idea e  themelimit  realisht ka lindur në Francë, por që nuk ka munguar edhe theksi polak., sepse idenë e  kremtimit të Ditës Botërore të Muzikës, ditën e parë zyrtare të verës,  e hodhi Marcel Landowski, kompozitor francez, por me origjinë polake. Iniciativën e tij e mirëpritën dhe e popullarizuan Maurice Fleuret dhe Jack Lang,  ministri i atëhershëm francez i Kulturës. Figura më domethënëse që e lidh këtë ide franko-polake është pikërisht  Frederik Shopen.

Përcaktimi i kombësisë së kompozitorit Frederik Shopen, (Fryderyk Chopin), është bërë në mënyra të ndryshme. Disa e  përcaktojnë atë si polak, të tjerë thonë që  në thelb ai ishte francez, ndërkohë që të tjerë akoma e përcaktojnë si qytetar të botës mbarë, kjo e fundit duke marrë në konsideratë krijimtarinë e tij.  Këto paqartësi dhe mosdakordësi që shfaqen sot, kanë ekzistuar edhe në kohën e vetë kompozitorit.  Gjithsesi duket se për kombësinë e artistit  dëshmon më së miri qëndrimi i tij për këtë temë. Shopen zbuluroi, fisnikëroi gjithçka.  Patriotizmin dhe tharmin e  gjithë shpirtit të tij heroik e derdhi në krijimtari: në etyde, balada, nokturne, mazurki apo poloneze.

Krijimtaria e kompozitorit të madh ka pasur një ndikim kolosal në kulturën botërore dhe akoma më të madh në kulturën polake. Në  jetën kulturore polake ai ka qenë pranuar gjithmonë si një nga polakët më të shquar. Kështu e kanë parë jetën dhe krijimtarinë e tij edhe kompozitorët e tjerë polakë, por edhe poetët. Të tillë e konsiderojmë sot edhe ne, bashkëkombësit e tij.

Shopeni ka shkruar poezi pa fjalë. Në muzikën e Shopenit dëgjuesit  do të gjejnë gjithmonë diçka befasuese, mahnitëse, madje edhe më të pamësuarit me muzikë nuk mund të rrinë dot indiferentë. Emri i Shopenit, rëndësia e muzikës së tij me kalimin e viteve, siç ndodh me çdo krijues të madh, nisi të rritej, të merrte  kuptime të reja, t’u fliste brezave të tjerë. U krijua dora dorës tradita e madhe shopeniane. Shopeni frymëzon me shembullin, më tepër me qendrimin, sesa me teknikën kompozicionale dhe origjinalitetin e stilit që nuk mund të imitohet- çka përbën paradoksin e traditës shopeniane.

Kjo traditë vazhdon sot e gjithë ditën edhe këtu në Shqipëri, ku funksionon për mrekulli Shoqata Frederik Shopen me maestron Zhani Ciko në krye dhe ku kultivohen virtuozë të brezit të ri, të dashuruar me muzikën shopeniane, të tillë si pianistja e re shqiptare, Laura Sulaj, talenti i së cilës u vlerësua, veç të tjerash,  edhe gjatë  aktiviteteve specifike për shkak të COVID-19 në kuadër të Ditëve të Evropës, ku arriti një kulm interpretativ në ekzekutimin në piano të himnit kombëtar shqiptar.

Muzika e Shopenit gjendet në një perspektivë krejt tjetër në shekullin XXI dhe po i reziston çuditërisht më së miri provës së kohës.  Shopeni- mishërim i romantizmit, nuk e përjashton portretin e Shopenit në shekullin XXI- si një novator të madh dhe mjeshtër të ofiçinës kompozicionale.

Sot tradita e Shopenit përfaqësohet jo vetëm nga një varg institucionesh të respektuar, autoritetesh muzikore dhe shkencore, por edhe mbetet  përherë fushë e gjallë frymëzimi, frymëzimi të  ideve dhe realizimeve të reja dhe para së gjithash burim frymëzim për një rreth të gjerë njerëzish, për të cilët  figura e kompozitorit është veçanërisht e dashur dhe e afërt.

Jam shumë i lumtur që kjo traditë ka zënë vend të perhershëm edhe në kulturën  e Shqipërisë, dhe rrethi i  njerëzve që e kuptojnë atë ndikuan në rinovimin e bustit të Shopenit  në Tiranë dhe praninë e tij të përhershme në kryeqytet. Perspektivat e të ardhmes janë të hapura dhe të gjera, për më tepër që muzika shopeniane do të na mrekullojë dhe mahnisë jo vetëm një herë, do të fitojë zemrat e banorëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

 

 

 

 

Next Post
“Shqipëria trafikoi armë në Kongo që nga 2008”, zbulimi i bujshëm i medias franceze

"Shqipëria trafikoi armë në Kongo që nga 2008", zbulimi i bujshëm i medias franceze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronët alarmojnë Luksemburgun, qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

Dronët alarmojnë Luksemburgun, qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

September 20, 2026
Tragjedi në Pogradec! 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

Po peshkonte në Drinin e Zi, 31-vjeçari humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, Skënder Hita mbledh urgjentisht drejtuesit vendorë të Policisë

Atentati në Sarandë, Skënder Hita mbledh urgjentisht drejtuesit vendorë të Policisë

September 20, 2026
Hoxha: Në një klimë pasigurie, Shqipëria paraqitet në OKB me angazhim të palëkundur

Hoxha: Në një klimë pasigurie, Shqipëria paraqitet në OKB me angazhim të palëkundur

September 20, 2026
Turizmi në Durrës, ekspertët: Pas pikut të verës, nevojitet ndryshim i qasjes për të zgjatur sezonin

Turizmi në Durrës, ekspertët: Pas pikut të verës, nevojitet ndryshim i qasjes për të zgjatur sezonin

September 20, 2026
Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

“Liri për çlirimtarët”, diaspora shqiptare proteston në Vjenë kundër vendimit të Hagës (VIDEO)

September 20, 2026
Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Kurti: Duhet dakordim për strategji shtetërore pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

September 20, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

September 20, 2026
Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com