• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne na mbeti tigri në derë”! Rama ironizon partnerët: Pse na mbeti ne lumi më i egër? Ata i zbutën të tyret, i bënë mace!

by Java News
27/02/2023 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij Dritan Abazovic edhe çështjen e Lumit Vjosa, për të cilin u shpreh se ishte qeveria shqiptare ata të cilët ngritën mbrojtjen për lumin dhe nuk pritën europianët.

Rama nuk “kurseu” partnerët ndërkombëtare duke ngritur pyetjen se pse Lumi Vjosa mbeti i fundit për tu klasifikuar si lumi i fundit i egër i Europës.

“Ne mundëm të bllokonim të gjithë të tjerët por jo atë që ishte gati në përfundim. Duke vazhduar me Vjosën e keni dëgjuar sa shumë zhurmë është bërë për Vjosën, ndërkohë ne jemi e para qeveri që ngriti mbrojtjen për lumin Vjosa, e ngritëm ne vetë dhe nuk pritëm të vijnë nga Europa të thoshin që ky është lumi i fundit i egër i Europës. Po pse mbeti ky i fundit i egër? Sepse ata i zbutën të tyret, i kthyen nga tigra në mace shtëpie, ne na mbeti tigri në derë”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Këtu bëhet fjalë për hidrocentrale që i përkasin asaj periudhe që tha Dritani, e shkuara që nuk e ndryshojmë dot. Kështu që, ne faktikisht jemi gjendur përpara faktit të kryer dhe kemi bllokuar të tretin. Nuk e di sa ju ngushëllon. Kemi trashëguar të njëjtën situatë në shumë vende të Shqipërisë, duke filluar nga lumi i Valbonës që është një nga perlat e rajonit tonë, ku faktikisht ishin planifikuar dhe kishte filluar procesi për 12.

Ne mundëm të bllokojmë të gjithë të tjerët, por jo atë që ishte gati në përfundim. Duke vazhduar me Vjosën. E keni dëgjuar sa shumë zhurmë është bërë për Vjosën, ndërkohë që ne jemi e para qeveri që ngriti çështjen e mbrojtjes së Lumit Vjosa, e ngritëm vetë ne. Nuk pritëm të vinin nga Europa të na thoshin “ky është lumi i fundit i egër i Europës”. Po pse mbeti ky ”i fundit, i egër” se ata i zbutën lumenjtë e tyre apo jo? Dhe i kthyen nga tigra në mace shtëpie. Ne na mbeti tigri në derë dhe ne sidoqoftë kemi marrë masa që Vjosa të shpallet Park Kombëtar dhe së shpejti do të bëjmë dhe ceremoninë për këtë.

Kështu që, për këto hidrocentralet që folët, dy i kemi peshqesh nga e shkuara, por kemi peshqesh nga e shkuara plagë më të renda ne në këtë rajon, kështu që duhet t’i përballojmë me buzëqeshje dhe duhet ti përballojmë me Ballkan të hapur se me Ballkan të vrenjtur nuk përballohet e shkuara por të kthehet prapë në portret dhe nuk të vjen njeri afër se thotë: këta jetojnë në të shkruarën. Ç’punë kemi ne me këta?
Kemi ngritur dhe grupet e punës më thonë, por unë kur vjen puna te grupet e punës nuk bëj komente se e keni parasysh se ka një shprehje që thotë: nëse nuk do të zgjidhesh një problem, ngri një grup pune.
Faleminderit shumë!/m.j

Next Post
“Projekt fushate”/ Opozita e akuzon deputetin e Shkodrës për urën mbi Bunë, kreu i Ulqinit zbulon faktet: Ka nisur në 2015 në zyrën e Benet Becit

"Projekt fushate"/ Opozita e akuzon deputetin e Shkodrës për urën mbi Bunë, kreu i Ulqinit zbulon faktet: Ka nisur në 2015 në zyrën e Benet Becit

Comments 1

  1. Laj thaj Vish (titull për emision në ndonjë TV) says:
    4 years ago

    Për cilin tigër, e ke fjalën o Rama ?
    Kemi tigrin kinez prej letre.
    Kemi tigrin siberian (Putinin)
    Kemi tigrin Arben Ahmetaj.
    Kemi edhe tigrin e Lali Erit në kopeshtin zoologjik.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri në 30 qershor 2023

Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh

November 5, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

November 5, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por me temperatura të ulëta e vranësira kalimtare! Parashikimi i motit për sot

November 5, 2026
Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

November 5, 2026
JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

November 5, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

November 5, 2026
Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In