• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në mesnatë afati për dorëzimin e listave për zgjedhjet maqedone

by Java News
11/11/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni të caktuara për 11 dhjetor. Partitë politike në opinion i publikojnë bartësit e listave për gjashtë njësitë zgjedhore, por tani për tani asnjëra prej tyre nuk ka dorëzuar lista në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Listat e kandidatëve duhet të shqyrtohen dhe konfirmohen nga anëtarët e KSHZ-së në afat prej 48 orëve nga momenti i dorëzimit, gjegjësisht deri te dielën në mesnatë. Në rast se konstatohen parregullsi, pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’i largojnë ato në afat prej 48 orëve. Shorti për renditjen e listave duhet të mbahet më 20 nëntor.

Njëkohësisht në mesnatë përfundojnë edhe afatet për kontrollin publik në Listën zgjedhore, për paraqitjen e shtetasve të Republikës së Maqedonisë për votim jashtë vendit dhe për ripërtëritjen e të drejtës zgjedhore të personave me regjistrime kontestuese pas kontrolleve të fundit në terren dhe kontrollet administrative të Listës zgjedhore.

 

Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri dje në orën 14:00 janë paraqitur 16.720 shtetas të Maqedonisë për votim të cilët jetojnë jashtë vendit nga të cilët 14.156 janë pranuar, janë refuzuar 208, ndërsa në përpunim janë 2.356.

Në lidhje me 29.858 regjistrime kontestuese pas kontrolleve të fundit në terren dhe administrative të Listës zgjedhore, për rregullimin e së drejtës zgjedhore kanë aplikuar 1.043 qytetarë. KSHZ-ja ka pranuar 1.005 aplikime, përderisa 38 janë në përpunim. Deri nesër në mesnatë është afati i fundit që këta persona ta rregullojnë të drejtën e tyre zgjedhore.

Listën zgjedhore KSHZ-ja duhet ta nënshkruajë më 27 nëntor, citohet “MIA”. (b.an)

Next Post
VIDEO/ “Tornado” në Leskovik (Furtuna shkatërron çati e pemë)

VIDEO/ "Tornado" në Leskovik (Furtuna shkatërron çati e pemë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In