• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në mendjen e një No-Vax dhe lëvizjet konspiracioniste

by Java News
29/08/2021 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luc Ferry*

Me të drejtë Emmanuel Macron, bashkë me të gjithë demokratët, janë të shqetësuar nga përshkallëzimi i lëvizjeve konspiracioniste që bëjnë thirrje për mosbindje civile. Thënë kështu, nëse keni ndërmend të bindni dikë, është më e rëndësishme të kuptoni strukturën psikologjike ku mbështetet mendimi i tyre, në vend që ta mbuloni atë me fyerje ose fjalime të mëdha.

Janë të shumtë njerëzit, fort të bindur se “ata po na gënjejnë”, se vdekjet nga Covid janë shumë më pak se sa thuhet apo që, virusi nuk është asgjë më shumë se një shpikje e atyre që janë në pushtet dhe duan t’u imponojnë popujve masa liberticide, siç pohonte filozofi Giorgio Agamben. Eshtë e qartë se kontradiktat e atyre që na qeverisin, fillimisht kundërshtues dhe më pas në favor të Green Pass, të pëmbledhura në një zbatim të vonuar të kësaj mase, në mesin e pushimeve verore, sigurisht që nuk ndihmuan.

Megjithatë, mbetet fakti që, përtej një sërë pyetjesh legjitime, ndonjëherë ekziston edhe një strukturë paranojake që është e pamundur të kontrollohet në mënyrë racionale. Në trajtimin e komplotizmit, që vërtitet mbi pandeminë, kushdo që përpiqet të argumentojë, të nxjerrë në pah faktet, merret si agjent sekret i vetë komplotit. Për fat të mirë, shumica e qytetarëve nuk lejojnë që të mashtrohen dhe kujdesen për veten dhe të tjerët, dhe për këtë arsye janë plotësisht të vetëdijshëm mbi realitetin e një virusi, që tashmë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 4 milion njerëzve në të gjithë botën.

Kur studioja psikologji në universitet (nuk vija nga Ecole Normale Supérieure, në të vërtetë, as që kisha tentuar provimin e përzgjedhjes dhe isha i bindur se nuk do të më pranonin kurrë në studimet e filozofisë; kështu, rastësisht, u regjistrova në psikologji …), një psikiatër të cilin e admiroja për inteligjencën dhe aftësinë e tij pedagogjike, na dha një kurs të mrekullueshëm në psikopatologji. Ishte profesori Hanus, dhe ai na tregoi një histori, për të na ndihmuar të kuptonim ndryshimin midis psikozës dhe neurozës.

Psikotiku, tha ai, është dikush që distancohet nga realiteti dhe fillon të delirojë. Ndryshe nga neuroza, e cila manifestohet përmes simptomave të tjera, është deliri karakteristika kryesore e një psikoze. Psikotiku është ai që pretendon se “dy plus dy bëjnë pesë”. Nëse përpiqemi ta kundërshtojmë, ai do të na identifikojë menjëherë si armiq, dhe nëse këmbëngulim ai do të mendojë se jemi të përfshirë në komplot kundër tij. Kam njohur një zonjë që besonte se Mickey Mouse jetonte në lavamanin e saj të kuzhinës, na tha profesori. Isha përpjekur ta bëja të arsyetonte: “Zonjë, ju e dini, apo jo, se Mickey Mouse nuk ekziston dhe se, në çdo rast, ai nuk do mund të jetonte në tubat e një lavamani …”. Zonja arriti në përfundimin se unë isha pa dyshim bashkëpunëtor i Mickeyt.

Edhe personi që vuan nga neuroza, ashtu si ai që vuan nga psikoza, beson se dy plus dy bëjnë pesë, por, specifikoi profesori, ndryshe nga psikotiku “kjo gjë e shqetëson dhe fakti që ai ndihet jo rehat, është një shenjë që e di se e ka gabim, një shejë kjo që ende nuk e ka humbur lidhjen me realitetin ».

Neurotikët e mëdhenj, në fakt, shpesh ndiejnë një lloj turpi, ata përpiqen të fshehin simptomat e tyre nga të tjerët. Ata nuk janë delirantë, janë të vetëdijshëm për sjelljen e tyre jashtë normës, por asnjë shpjegim i besueshëm nuk mund t’i bindë, e tillë është fuqia e tërheqjes dhe ngurrimit. Një psikiatër gjerman i përmblodhi këto sjellje me hijeshi, por edhe me një ashpërsi të konsiderueshme: “Neurotiku ndërton kështjella në ajër, psikotiku jeton në to dhe psikiatri merr qiranë!”.

Ky përshkrim i lezetshëm i një marrëdhënie të veçantë na lejon të kuptojmë dy elementë thelbësorë, nga të cilët qeveritarët tanë duhet të frymëzohen kur u drejtohen qytetarëve: në sundimin e ligjit çdo vendim i qeverisë ratifikohet nga Parlamenti, dhe për këtë arsye është delir i pastër të vazhdohet të flitet për “diktaturë të shëndetit”, por duhet të merret parasysh se prirjet paranojake nuk janë çështje inteligjence.

Dhe është për këtë arsye që njerëzit e arsimuar, shpesh edhe intelektualë prestigjiozë, futen në barrikadë në një logjikë konspiracioniste; në këtë lloj situate, për të bindur ata që nuk janë ende të bindur, politikanët tanë do të bënin më mirë t’u jepnin fjalën personaliteteve që frymëzojnë besim të vërtetë – ndoshta simbole të mëdha të sportit, ose të botës së artit, apo të ndonjë fushe tjetër, përveç politikës – në vend se të hipin vetë me pompozitet në “katedër”, për t’u dhënë leksione demonstruesve, të cilët asnjë argument racional nuk mund t’i bindë, se armiku i vetëm i lirive tona nuk është vaksina, madje as Green Pass, por virusi.

  • Filozof, ish-ministër i Rinisë, Arsimit dhe Kërkimit Kombëtar në qeverinë Raffarin (nga 2002 deri në 2004), profesor i Filozofisë në Universitetin VI-Jussieu të Parisit / Në shqip nga bota.al
Next Post
Raporti/ Persona e pavaksinuar 29 herë më të rrezikuar të infektohen me Covid-19 dhe të rrezikojnë shtrimin në spital

Raporti/ Persona e pavaksinuar 29 herë më të rrezikuar të infektohen me Covid-19 dhe të rrezikojnë shtrimin në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In