• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në makinë plot me doza heroine e kanabisi, arrestohen 3 persona në Berat, mes tyre një grua

by A R
30/10/2023 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre persona janë arrestuar pasi iu gjetën doza kanabisi dhe heroine në automjet. Në pranga kanë rënë shtetasit Eldik Maliqi, Armand Hoxhallari, Valbona Dalipi.

Ata u ndaluan teksa udhëtonin në qytetin e Dimalit dhe brenda mjetit iu gjetën e iu sekuestruan 519 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi lënde narkotike heroinë e ndarë në doza të gatshme për shitje, municion luftarak.

“Berat/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”. Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga 3 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, të cilët u kapën në flagrancë me lëndë narkotike në automjet. Sekuestrohen 519 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi lënde narkotike heroinë e ndarë në doza të gatshme për shitje, municion luftarak, 3 celularë dhe 1 automjet.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të veprimeve operacionale për megaoperacionin “Tempulli”, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.

Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 30 vjeç dhe A. H., 39 vjeç, të dy banues Berat; V. D., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, Berat. Shërbimet e Policisë Rrugore, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë ndaluar në qytetin e Dimalit, automjetin me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë 2 shtetasit e tjerë.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 519 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, që u gjet gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Beratit.

/a.r

Next Post
“Z. Frroku”/ Batutat te ‘Ekonomia’, Shalsi ngatërron mbiemrin e deputetetit të PS: Frroku është në….

“Z. Frroku”/ Batutat te ‘Ekonomia’, Shalsi ngatërron mbiemrin e deputetetit të PS: Frroku është në….

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ditët e kiametit” në Francë, qeveria e Macron merr vendimin pas të nxehtit dhe thatësirës historike: Kufizime të ujit në 70% të vendit!

“Ditët e kiametit” në Francë, qeveria e Macron merr vendimin pas të nxehtit dhe thatësirës historike: Kufizime të ujit në 70% të vendit!

August 10, 2026
Barcelona po bëhej gati ta shiste, lojtari i cilësuar si talent i “La Massia” dëmtohet rëndë në stërvitje

Barcelona po bëhej gati ta shiste, lojtari i cilësuar si talent i “La Massia” dëmtohet rëndë në stërvitje

August 10, 2026
VIDEO/ Tërmet apokaliptik me forcë 7,4 ballë në Kolumbi, dhjetëra të vdekur! Ndërtesa të shembura dhe ulërima! Nisin kërkimet në rrënoja, shikoni pamjet e tmerrit

VIDEO/ Tërmet apokaliptik me forcë 7,4 ballë në Kolumbi, dhjetëra të vdekur! Ndërtesa të shembura dhe ulërima! Nisin kërkimet në rrënoja, shikoni pamjet e tmerrit

August 10, 2026
Pëhapi informacione “fake” për transferimin e yllit të Bajernit, arrestohet gazetari sportiv: Po vë kokën në rrezik!

Pëhapi informacione “fake” për transferimin e yllit të Bajernit, arrestohet gazetari sportiv: Po vë kokën në rrezik!

August 10, 2026
KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe e kundërshton

KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe e kundërshton

August 10, 2026
Lufta SHBA-Iran, Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan!

Lufta SHBA-Iran, Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan!

August 10, 2026
Mourinho zbulon detajin pasi la Real Madrid herën e parë: Pranova të merrja drejtimin e United kur Ferguson u largua, por…

Mourinho zbulon detajin pasi la Real Madrid herën e parë: Pranova të merrja drejtimin e United kur Ferguson u largua, por…

August 10, 2026
“Ujëvara e Verdhë” tërheq vizitorë gjatë pushimeve verore

“Ujëvara e Verdhë” tërheq vizitorë gjatë pushimeve verore

August 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

August 10, 2026
Zjarr i madh edhe në malësinë e Klosit, rrezikohet një fshat i tërë! Kërkohet dhe ndërhyrje nga ajri, dyshohet i qëllimshëm

Zjarr i madh edhe në malësinë e Klosit, rrezikohet një fshat i tërë! Kërkohet dhe ndërhyrje nga ajri, dyshohet i qëllimshëm

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com