Cazim Alkovic, menaxher komune në Malin e Zi, është bërë hit në rrjetet sociale. Ndërsa ndodhej në një takim, flamuri i BE e ‘mbështjell’ pas koke dhe ai tenton ta largojë.
‘Incidenti’ i pazakontë ndodhi derisa kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Kriokapiq po mbante fjalim.
Pas tij, në podium, ishte Cazim Alkovic të cilit për shkak të erës, kokën ia mbuloi flamuri i BE’së.
Pavarësisht tentimeve të Alkovic, largimi i flamurit s’po ndodhte.
Komentet në rrjetet sociale ishin nga më të ndryshmet. Kishte prej atyre që thanë se, menaxheri i Bar u ‘godit nga vlerat europiane’.
Këtë moment mund ta shihni në videon e mëposhtme.
/a.r
Crnogorski zvaničnik hit na internetu, dva puta ga “napala” zastava EU
Video izvor: Vlada Crne Gore pic.twitter.com/OM2UHQPYm5
— TV N1 Sarajevo (@N1infoSA) April 18, 2022











