• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në luftë humbasin edhe fitimtarët

by Lorenc Vangjeli
22/06/2019 23:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në botën e të verbërve, ngjyrat nuk kanë pikën e rëndësisë. Në botën e shurdhëve këmbanat nuk dëgjohen nga askush. Në botën e të marrëve, marrëzia është normalitet. Sot, marrëzia totale që ka përfshirë vendin, ka errur sytë që nuk po dallojnë greminën drejt të cilës po shkohet me ngulm idiotësh e papërgjegjshmëri maskarenjsh dhe ka dhe ka dyllosur veshët për të mos dëgjuar sinjalet e alarmit ekstrem që po kërcënon gjithë Shqipërinë.

Për herë të parë në tre dekada pluralizëm, në Kavajë më shumë, por dhe në Shkodër e gjetkë, ka ndodhur akti më i rëndë dhe atentati më i frikshëm ndaj demokracisë. Dy organizata të armatosura, dy struktura shtetërore, policia e shtetit dhe policia bashkiake, ishin përballë njëra-tjetrës me armë në brez. Dhe vetëm një hap larg nga hapi drejt moskthimit. Drejt konfrontimit të armatosur që do të shënonte prologun dramatik të një lufte jo civile në Shqipëri.

Kush do të lexojë skenarin më të keq të asaj që mund të ngjasë në këtë vend, le të mendojë një çast se çdo të ndodhte nëse nervozizmi njerëzor, rastësia, provokimi apo qoftë dhe pakujdesia, do të bënte të shkrepte një armë e vetme në Kavajë. Çfarë do të ndodhte nëse beteja absurde kundër materialeve zgjedhore do të finalizohej me një apo disa viktima. Në këtë botë, vetëm të vdekurit janë në të drejtën e tyre dhe vetëm ata nuk gënjejnë kurrë, por mbi atë gjak, do të ngriheshin dhe do të ndërtoheshin male me gënjeshtra që do ta bënin të nesërmen e gjithë Shqipërisë shumë më të pasigurt. Do të ishte shkëndija që do të ndizte një zjarr. Dhe do të ishte zjarri që do të përvëlonte gjithkënd.

Edhe Lufta e Parë Botërore nisi nga një e shtëna serbe e një të sëmuri në mend e trup dhe prodhoi atë katrahurë që zhyti Evropën dhe gjithë botën në masakër. Pendesa e të gjithë aktorëve që nui parandaluan çfarë ndodhi më pas, nuk i vlejti askujt, por historia shënjon se një Car rus u pushkatua me gjithë familjen dhe një Kajzer gjerman pati një fund të tmerrshëm pa lavdi, shoqëruar nga miliona viktima që vdiqën në emër të carëve dhe kajzerve të tyre. Evropa vetë nuk ishte kurrë më njëlloj dhe asaj Evrope të shkuar, ju desh edhe një tjetër luftë e përbotshme që të gjente paqen e sotme.

Stili i vjetër moskokëçarrës i Tiranës në segmentin, “Hane Shan e Hane Bagdat”, nuk vlen një lek për të dalluar diferencën mes Sarajevës dhe Kavajës; nesër mund të paguhet gjithçka për të kthyer mbrapsht plumbin, pa kuptuar se plumbat nuk kthehen kurrë pas!

Kush ka parë aktin e frikshëm të Kavajës, kush ka parë Shkodrën, Kukësin, Klosin, e gjetkë, kush është krenuar me qëndresën e bashkiakëve lokalë apo kush mendon se mund të rimarë revansh me policinë e shtetit, duhet të kuptojë se zgjidhja nuk vjen nga forca, nga raporti i forcave apo ekuilibri i tyre. Duhet të kuptojë se qetësia nuk qëndron më tek zgjidhjet policore dhe përplasjet në rrugë, por vjen vetëm me mjete politike dhe me rikthimin e politikës në zyra.

Kur ligjin e shkel një individ, ai mund të përfundojë në burg, kur e bëjnë mijëra vetë një akt të tillë, atëherë duhet të ndryshojë ligji. Edi Rama i pari dhe Lulzim Basha e Monika Kryemadhi pas tij, Meta e Berisha dhe gjithkush tjetër, duhet të kuptojnë se janë aksionerë të përbashkët në shkaqet e krizës që ka shpërthyer dhe se vetë kriza e vendit është pasojë e tyre. Se herët a vonë, zgjidhja vjen nga kurimi i shkakut dhe jo nga trajtimi i pasojës. Se në fillim bëhet kirurgjia e më pas kimioterapia.

Të enjten Lulzim Basha premtoi se do të dalë me familjen dhe dy vajzat e tij të mitura në protestë. Një një fundjavë të mbushur me shumë ankth parashikimesh për më të keqen që mund të ngjasë, premtimi i kryetarit të PD-së është prova dhe sprova më e lartë e një politikani në emër të paqes dhe refuzimit të dhunës. Për një qytetar, një akt i tillë quhet sakrificë që ai premton ta bëjë në emër të dy ëngjëjve të vet, kundër gjithë djajve që e yshtin në ngasjen e luftës. Kundër gjithë të verbërve, shurdhëve dhe të marrëve që ju bien daulleve të luftës, pa kuptuar se në luftë humbasin të gjithë. Edhe fitimtarët e saj.

Next Post
Shënim/ Çdo minutë që Meta vazhdon rri në Presidencë, është një minutë e rrezikshme për Shqipërinë

Kolegji Zgjedhor vendos nesër për dekretin e Metës dhe fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In