• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kolegji Zgjedhor vendos nesër për dekretin e Metës dhe fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit

by Java News
23/06/2019 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë anëtarë të Kolegjit Zgjedhor do të vendosin ditën e hënë për fatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, duke i dhënë fund edhe përplasjes mes Kuvendit dhe Presidentit për ligjshmërinë ose jo të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve. Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe opozita pretendojnë se dekreti për anulimin e zgjedhjeve është kushtetues dhe duhet të zbatohet nga të gjithë, ndërsa shumica e konsideron antikushtetues dhe për rrjedhojë ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka njohur dekretin e kreut të shtetit, duke vijuar përgatitjet për zhvillimin e procesit zgjedhor në 30 qershor. Nga ana tjetër, opozita dhe Presidenca kanë kërcënuar anëtarët e KQZ me burg. Në këto kushte, Kolegjit Zgjedhor do të thotë fjalën e fundit për përplasjen e paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptare. Kolegji është vënë në lëvizje nga kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri. Avokati Beqiri i kërkoi fillimisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve çregjistrimin e Partisë së Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet. Beqiri e argumentoi kërkesën dërguar KQZ-së, se zgjedhjet janë anuluar me dekret të presidentit, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.

Por kërkesa u rrëzua nga KQZ-ja, me argumentin se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Në këtë kushte, Beqiri e dërgoi kërkesën në Kolegjin Zgjedhor. Gjykata e Zgjedhjeve ka vendosur shqyrtimin kërkesës në datën 24 qershor. Nëse Kolegji Zgjedhor do të pranojë ditën e hënë kërkesën e Idajet Beqiri për të çregjistruar Partinë e Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i ligjshëm dhe për pasojë nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Nëse Kolegjit Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ për të mos pranuar kërkesën e Idajet Beqirit, vendimi do të konfirmonte paligjshmërinë e dekretit të Metës, duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve në 30 qershor. Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojë kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj.

Precedenti
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017, pas paktit Rama-Basha, dy palët ranë dakord për të shtyrë zgjedhjet me një javë. Vendimi i Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve në 2017 u ankimua nga partia Forca Rinia, por Gjykata Kushtetuese deklaroi para dy vitesh, kur ende nuk ishte shkrirë nga Vetingu se kundërshtimi i dekretit të Presidentit, asokohe Bujar Nishanit, i cili ndryshoi datën e zgjedhjeve nuk ishte në juridiksionin e shqyrtimit nga Gjykatës Kushtetuese. Para dy viteve, Gjykata Kushtetuese deklaronte se sipas rastit, (në varësi të natyrës së kërkimit apo thelbit të mosmarrëveshjes) kundërshtimi i dekretit të Presidentit mund të jetë objekt i shqyrtimit nga gjykatat administrative apo në juridiksionin e Kolegjit Zgjedhor.(Shqiotarja)/l.m

Next Post

Shtypi i ditës, e dielë 23 Qershor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
Diplomohen 67 oficerë të rinj nga Akademia e FA, Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

Diplomohen 67 oficerë të rinj nga Akademia e FA, Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

July 22, 2026
‘Respektuam ligjin’, Burgjet japin detaje për nënën dhe foshnjën 11-muajshe në Pojskë

‘Respektuam ligjin’, Burgjet japin detaje për nënën dhe foshnjën 11-muajshe në Pojskë

July 22, 2026
I përmendur mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që i siguronte femra Epsteinit

I përmendur mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që i siguronte femra Epsteinit

July 22, 2026
Enigma e Flamingove: Kush i hartoi “5 pikat” që lexohen çdo ditë?!

Enigma e Flamingove: Kush i hartoi “5 pikat” që lexohen çdo ditë?!

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In