• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në lagje njihej si ‘anglezi’/ Bledar Muça u qëllua nga afër nga vrasës profesionist. Fqinji: Një nga autorët iku me armën në dorë

by Java News
24/01/2022 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kundërshtarët e kanë dashur me patjetër të vdekur Bledar Muçën. Ky qëllim u arrit mbrëmjen e të shtunës pak para mesnatës, teksa ai po kthehej në banesën e tij në Belgjikë. Duke iu referuar mediave belge, ABC mëson se për eliminimin e Bledar Muçës, “hasmit” kanë pajtuar vrasës me pagesë, nisur kjo edhe nga mënyra që kanë kryer qitjen me përpikmëri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhojë, ndërsa një plumb e ka kapur në kokë Bledar Muçën i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Edhe pse në Shqipëri 39-vjeçari nga Elbasani i kishte shpëtuar 2 atentateve, në atentatin e të shtunës, porositësit u siguruan që të mos kishte asnjë gabim në ekzekutimin e tij.  Prokurori i Antwerp, Kristof Aerts shprehet se autorët kanë ditur çdo lëvizje të Bledar Muçës i cili sapo është afruar pranë banesës së tij rreth orës 23:00 të së shtunës është qëlluar me breshëri arme. Në atentat kanë marrë pjesë të paktën dy persona, një që ka kryer qitjen dhe një tjetër që ka ndihmuar në largimin e tij. Qitësit kanë mundur të largohen edhe pse shumë pranë vendit të ngjarjes ishte një Komisariat i Policisë. Mesa duket Bledar Muça i ruhej një sulmi ndaj tij, ndaj kishte zgjedhur edhe një vend sa më të sigurt pranë komisariatit për të jetuar prej të paktën një viti.

Në mediat belge janë publikuar edhe disa dëshmi të fqinjëve të cilët raportojnë se e njihnin si “anglez” viktimën, kjo për shkak se ai kishte shtetësi britanike. Një prej fqinjëve ka parë edhe njërin prej vrasësve, i cili është larguar teksa në dorë kishte armën.

“Pashë një nga autorët duke ikur me makinë. Mbante armë në dorë”, ka thënë fqinji.

Zona e Aartselaar njihet për luftën e ashpër mes klaneve të drogës që importohet nga Amerika e Jugut. Hetimet janë fokusuar pikërisht në pistat që e lidhin viktimën me pazaret e drogës, por edhe për larje hesapesh në Shqipëri.

Kush është Bledar Muça për autoritetet shqiptare?

Bledar Muça është emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihet për lidhjet e tij të ngushta me fisin Çapja në Elbasan dhe konsiderohet si krahu i djathtë i Ardjan dhë Florenc Çapjas.

Për herë të fundit në Shqipëri ai është arrestuar në maj të vitit 2020, pasi aksidentoi një polic burgu.

Sakaq, në vitin 2016 ndaj tij janë bërë dy atentate. Njëri në shkurt 2016, kurse tjetri në korrik të të njëjtit vit. Në atë të korrikut ai ishte objektiv  bashkë me Florenc Çapjan. Muça u plagos nga ai atentat, kurse Florenc Çapja nuk pësoi asgjë. Për atë atentat, policia shpalli në kërkim dhe arrestoi më vonë Shkëlzen Hasanpapajn.

Muça dyshohet se është përfshirë në shumë ngjarje të rënda në Elbasan, por ka mundur t’ia hedhë drejtësisë. Në verën e vitit 2016 ai u arrestua dhe u dënua me dy vite burg pasi qëlloi me armë ndaj efektivëve të policisë teksa ishin në vëzhgim të familjes Çapja pas atentatit të shkurtit. Muça u filmua nga kamerat e sigurisë me armë në dorë duke qëlluar ndaj policisë.

Emri i tij është i përfshirë edhe në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”./abcnews

g.kosovari

Next Post
Bashkia Tiranë do të kërkojë hetim ndërkombëtar, Duka nis “manovrat”, tenton të shtyjë zgjedhjet në Tiranë

Dyshimet për shpërdorim detyre në FSHF/ Prokuroria nis hetimet për Armand Dukën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com