IKMT ka nisur shembjen e pallateve që janë klasifikuar të pabanueshme në Durrës dhe Thumanë.
Vendimi për shembjen e 7 pallateve është marrë, pasi ato janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.
Aktulisht po hetohet nëse ka patur ndërhyrje në strukturat e tyre, siç ka ndodhur shpesh, kur katet e para kthehen në kafene.











