• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në kujtim të Ismail Qemalit

by Ilir Ikonomi
28/11/2017 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Ikonomi

Këto dy foto i bëra para pak javësh në lagjen e vjetër Galata të Stambollit. Bëhet fjalë për hotelin “Pera Palace”, një ndërtesë e stilit klasik evropian ku kanë bujtur me dhjetëra njerëz të famshëm të botës.  Kisha dëshirë ta shihja këtë hotel, sepse prej aty nisi udhëtimi i Ismail Qemal Vlorës që çoi në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

“Pera Palace” edhe sot ruan sharmin e tij të vjetër. Dera e ashensorit kryesor me lakimet e befta të hekurit të rrahur ishte përsëri aty, ashtu siç kishte qenë në kohën kur Ismail Qemali qëndronte ulur në hollin e vogël të hotelit.

Ky 68-vjeçar, të cilin turqit e quanin Avlonyali Ismail Kemal bej, për mua, ashtu si për shumë të tjerë, mbetet njeriu më i famshëm që ka bujtur ndonjëherë në këtë hotel.

Në “Pera Palace” shihje shpesh ato ditë të vitit 1912 një francez të shëndoshë, me flokë të zinj, të ndarë në mes dhe me mustaqe të trasha. Ai ishte kryeredaktor i së përditshmes Le Matin, një prej gazetave më të njohura të botës dhe kishte ardhur nga Parisi për të mbuluar ngjarjet në Stamboll. Lauzanne njihej personalisht me Ismail bej Vlorën.

Ndonjëherë mbrëmjeve, Ismaili i afrohej gazetarit dhe e pyeste fare shkurt:

“Ndonjë të re?”

Lauzanne i tregonte për humbjet dhe fitoret. Herë-herë, Ismaili shprehte kënaqësi dhe thoshte vetëm kaq: “Sa mirë!” Në fytyrë nuk i shfaqej ndonjë emocion kushedi çfarë, pavarësisht se kush kishte humbur dhe kush kishte fituar. “Sa mirë!” përsëriste.

Një ditë gazetari e pyeti: “Si ka mundësi që për ju është njëlloj mirë, si atëherë kur turqit fitojnë ashtu edhe kur ata munden? Ismaili vuri buzën në gaz si rrallë ndonjëherë dhe me fjalë të qarta e të matura, tha: “Eshtë mirë, sepse cilido qoftë fitimtari ose i munduri, ka ardhur ora që unë kam pritur gjithë jetën dhe që populli im ka pritur me shekuj: ora kur Shqipëria më në fund do të heqë zgjedhën dhe do të bëhet shtet i pavarur.”

Stéphane Lauzanne, fatmirësisht ka fiksuar në një shkrim të tij skenën e largimit të Ismailit nga Stambolli për të shkuar në Shqipëri.

Një mëngjes, tregon ai, takova Ismail Qemalin, i cili po nisej me një torbë në dorë. Ishte e shtunë, 2 nëntor.

“Ku po shkoni kështu? – e pyeta.

“Do të marr vaporin. Do të shkoj në Shqipëri,” – tha.

Ismaili dhe njerëzit e tij do të niseshin me anijen rumune Regele Carol, që bënte rregullisht rrugën Stamboll-Konstancë. Anija mbante emrin e mbretit të Rumanisë, me të cilin Ismaili ishte njohur dekada më parë.

Me të njëjtën anije do të niseshin edhe Nabi beu, ambasadori i Turqisë në Itali dhe Hilmi pasha, ambasadori në Austri. I pari shkonte për të vulosur paqen përfundimtare me Romën, pas humbjes së perandorisë në luftën për Tripolin. Tjetri do të bisedonte me Vjenën dhe do të kërkonte ndërhyrjen e fuqive për t’i dhënë fund përparimit të ushtrive ballkanike. Të dy negociatorët kishin me vete valixhe të mëdha, kujton Lauzanne. Por bagazhi më i rëndë për nga shpresat dhe nga vendosmëria ishte ai brenda torbës së vogël të Ismail Qemalit.

Next Post
Njihuni me 10 ushqimet që luftojnë erën e keqe të gojës

Njihuni me 10 ushqimet që luftojnë erën e keqe të gojës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com