Nga Ing. Pavlo Cimbi
Ky shkrim i kushtohet “Artistit te Merituar” ALBERT JANKUT, nje balerini te madh, nje mjeshtri te madh te spikatur te Baletit Kombëtar, fizionomi e veçante, solist i baletit klasik per vite e vite te tera dhe virtuoz i rralle i skenave artistike shqiptare nder dekada te tera. Ky shkrim i dedikohet enkas atij, qoftë edhe si pedagog i talentuar i Akademisë se Arteve dhe Shkolles se Baletit qe nxori me dhjetra yje te famshme, qe kercejne akoma sot ne Teatrot dhe skenat prestigjioze europiane dhe boterore.
Tymi dhe pluhuri i madh qe mbulonte Tiranen ne vitet e tranzicionit nga punimet dhe parregullsite neper rruge, nuk jane perdorur ne kete poezi te meposhtme ne menyre metaforike,porse realisht nga shqetsimet qe krijoheshin edhe ne pirjen e nje kafeje te thjeshte nder vite me Artistin e madh dhe artistet e tjere,koleget e tij. Te gjithe këtij jo-komoditeti urban u shtoheshin edhe hallet e njerezve dhe veshtiresite e jetes, te cilet, sidomos artistet tane e
reflektonin kete gje me reagimet e deshperuara,sensibilitetin shpirteror dhe detyrimin e tyre
moral dhe civil qe ndjenin per permiresimin e çdo gjeje ne vendin tone teper te vuajtur.
Une i ndodhur shpesh here, jo rastesisht ne kafenene tepër te thjeshta te Artisteve me te Medhenj Shqiptare ne qender te Tiranes, diku aty perballe ballkonit te shtepise se te madhes Vace Zela, pikerisht ketu pinin kafe gati cdo dite keta kolosë te zhanërve te ndryshem te artit
Shqiptar, te laureuar me cmimet me te larta shteterore,kombetare per vite te tera,bile edhe jashte vendit. E duke qene aty e duke u salutuar me ta per nje kafe, kisha nderin prestigjioz dhe privilegjin ekselent te shihja nga afer dhe te bashkebisedoja me te madherishmit Gaqo Cakon, Avni Mulen,Ramazan Bogdanin,Agim Krajken,AgronAliajn,Albert Jankun,Engjell Tershanen, Prokop Nishkun, Edit Mihalin e shume e shume figura te tjera te artit kombetar…….Çfarë do te duhej me teper per te konsideruar veten aq komod dhe mjaft i privilegjuar,me mire se sa ne studiot e RAI Italia apo Mediaset te Berlusconit. Detyrimi im shkencor ashtu
si dikur ne projektimin dhe realizimin e aparaturave elektronike,e kalonte cakun e vetpermbajtjes llogjike, duke e avancuar ate ne nje detyrim te perkryer sa te mrekullueshem po aq edhe te madherishem dhe sublim,ne shkruarjen e vargjeve te tilla te meposhtme,te cilat krijoheshin ne
mendje dhe zemer menjehere nga fuqia shpirterore qe trasmetonin ndjenja te tilla artistike shume me te fuqishme se ato shkencoret.
Sot elektronika e ka bere jeten tone shume te rehatshme, porse arti i vertete me kolosët e tyre mbetet ushqimi i perhershem i zemrave dhe shpirterave tane te trazuar.
Ky refleksion spiritual teper i fuqishem nga brendesia e thellesise se mureve me te pertejme te zemres u shkrua shume vite me pare kur te gjithe keta kolosë ishin ne jete dhe sot kane mbetur kaq pak prej tyre dhe pikerisht ne keto dite te shenjta humbem edhe Muskeltjerin e fundit te Baletit Klasik Shqiptar: Bert Jankun tone te dashur dhe te shtrenjte, shok-vella shpirteror i te gjithe ketyre artisteve te medhenj,mik zemre dhe dashamires i cilter shpirti, si nje Tirons i vjeter klasik, pjesëtar dhe bir i familjeve me te vjetra Tironse autentike. Alberti ne komentet e tij te perditshme, te permuajshme, te përvitshme pasuroi per dekada e dekada te tera enciklopedine e legjendave artistike-kulturore,pasuroi vete artin dhe kulturen shqiptare nepermjet shkrimeve dhe botimeve te tij te mrekullueshme, ne te dy etapat historike te TOB dhe ne vecanti per baletin klasik shqiptar. Pena e tij e fuqishme reflektonte gjithnje piruetat e famshme nurejeviane, qe ai performoi gjithe jeten e tij, gjate gjithe karrieres se tij te famshme, si solist dhe me vone si vënës ne skene te artit te tij te zemres, te shpirtit, te gjakut, te ujit me shume sheqer per te marre fuqi fizike, qe pinte i sterlodhur para shfaqjeve dhe provave te shumta nga duart bujare te Momes se tij te Shtrenjte Kalines, cdo dite ne periudhen e gjate te monizmit stermundues, te vuajtjeve shpirterore-artistike dhe skamjes ekonomike. Berti jone simpatik, i aktrimit me aktoresk-karakteristik si i të një personazhi me fame te pasur boterore te baletit klasik, per tu pasur zili sot edhe nga çdo Roberto Bolle ne boten e baletit, do te mbetet si nje rreze drite sublime ne te gjithe ata breza balerinesh qe do te vine,per t’u bere te afte dhe te denje ne skenat boterore, ashtu si per brezat qe ai ndihmoi pa mase,si per Ilir Kernin e tij, Albana Sulejmanin, Ludmill Çakallin, Kledin dhe Ambeten e Mediasetit te Berluskonit, Eno Peçin e famshem të Vienes apo Ilir Shaqirin e dashur te ekraneve tona, i biri i Mukades Erabares (Carla Fracci Shqiptares), me te cilen Berti jone interpretoi si solist per vite e vite te tera. Ai u shua egzaktesisht brenda nje jave per tu perkujtuar shume shpejt brenda pak ditesh ne diten e shenjte te Krishtelindjeve te ketij Dhjetori dhe muajin tjeter Janar, ne nje dite tjeter te motres se tij te shenjte Meri, nje nga balerinat e para shqiptare, qe e conte Bertin tone te dashur qysh femi ne provat e baletit kur ai ishte shume i vogel ne moshe ne Tiranen tone te viteve 50-te. Albert Janku do te mbetet gjithnje i paharruar ne zemrat tona ashtu siç ishte me ate dashuri te pakufishme per njerzit e tij, miqte, shoket, koleget e tij, komshijte e rrugëve te Tiranes sone te dashur, te Pazarit, të Bulevardit, te sheshit te Operes dhe çdo zemre te familjeve shqiptare anembane qe dashurojne kercimin dhe vallen, te Profesoreve te famshem edhe kolege te tij,qe e mesuan dhe bashkepunuan me aq sukses dhe sharm artistik te mahnitshem: Panajot Kanaçin dhe Agron Aliajn.I paharruar ne jete te jeteve dhe qofte i bekuar kujtimi i kolloseve tane,i Muskeltjereve tane te Baletit dhe Valleve te famshme Shqiptare!!!
Një gotë vere dhe një panine të thjeshtë/
i famshmi ALBANO dikur i këndonte,/
para meje një Artist i Madh hesht,/
situatë e rëndë në tavolinë rëndonte.// Peceta letre shuk të brengosura/
në këtë cep TIRONE të tymtë,/
buke zemre, qofte të tymosura,/
fytyrë bujare, fytyrë e zymtë.//
Bukë e pluhurosur e mbetur në grykë,/
kush na e prishi tavolinën e thjeshtë,/
kush na e la kete gozhdë, këtë pykë,
para meje një Artist i Madh hesht.//
Peceta të pluhurosura nga mot,
s’pihet me raki ne këtë tym te plote,/
s’mund te thuash as dhe një fjale dot,/
nuk ja vlen më, se është e kote.//Dhe tymi vazhdon me tepër tymos/
ne kete cep TIRONE te tymte/
dhe pluhuri plot tym vetëm njollos,/
pluhuri i rruges,tym i zymte.//
Pluhur qe ndot pastërtinë në jetë,/
tym i zymte, mos na merzit,/
duam vecse pak raki te vertete/
nderkohe pluhur dhe tym nate e dite.//
O raki,gote vere apo panine e thjeshte,/
le te jeni ju te dashura si shoqnia,/
Artisti i Madh përsëri hesht,/
e shtrenjtë pastërtia si dashuria!//
Pse kaq pluhur në çdo turmë,/
të gjithë ne,vetëm qetësi duam,/
s’bëmë as shamate as edhe zhurme,/
mjaft më, me aq sa duruam.//Ndërkohë që lashë prapa tymin dhe lokalin/
dhe përqafimet vëllazërore s’na ndajnë dot,/
mora prej Artistit urimet për tim bir, për djalin/
me shume mall,dashuri dhe lote.//
Bukës dhe verës, ALBANO i këndonte,/
sa vlerë te madhe ka lumturia,/
baleti dhe arti tek Artisti jetonte,/
në ajër tym, në sytë e tij nostalgjia……
Por TIRONA jone teper e dashur mbetet ne thellesi te zemres ashtu si BERTI!
Tymin le t’a marri era dhe pluhurin, shirat e jetes!!!
Baleti dhe arti Shqiptar do të bëhen më të famshëm kudo në botë nga këto kujtime të paharruara!!!
*25 Dhjetor 2022!