• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në Kryesi u bë 4 orë gjyq për mua…”, Salianji sfidon Berishën: Humbësit serialë të bëjnë një hap pas

by A R
16/12/2025 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervin Salianji vijoi me foltoret e tij brenda Partisë Demokratike, ku këtë të martë, 16 dhjetor, ishte në qytetin e Elbasanit. Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen pas çështjes Balluku dhe e akuzoi se është bërë “mburojë e korrupsionit”. Por më së shumti, ai u ndal te situata brenda Partisë Demokratike. Salianji përmendi mbledhjen e fundit të kryesisë.

“Ishte katër orë gjyq për mua e për ju dhe 30 minuta gjyq për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun”, tha Salianji.

Ai u shpreh se kërkoi një akt dorëheqjeje pas gabimit me Avokatin e Popullit. Ndër të tjerë, theksoi se “mungesa e burrërisë” tek disa persona brenda partisë nuk duhet të jetë një problem tjetër që i shtohet kryesisë.

“PD në këtë moment ka bërë një gabim me Avokatin e Popullit dhe me këtë gabim kërkova një akt dorëheqjeje sepse PD nuk mund të thotë gjithë kohës që ne kemi bërë gabime. Bëmë gabime me mandatet, bëmë gabim me Reformë Territoriale, bëmë gabim me Reformën në Drejtësi, bëmë gabim me listat. Po mos gabojmë më, këtë po themi dhe po bërtasim në çdo cep. Reagimet e sotme edhe ndaj debatit që po përpiqemi të hapim janë një debat vetëm në interes të PD. Padiskutim që mungesa e burrërisë te disa nuk duhet të jetë një hall tjetër që duhet t’i shtohet kryesisë së PD”, tha Salianji.

Ish-deputeti tha se Rama nuk mundet me armiq imagjinarë, por me revoltë dhe protesta.

“Edi Rama nuk mundet as me armiq imagjinarë, as me përbetime të stërpërsëritura ndër vite nga disa që në politikë mund të njihen edhe si idiotë të dobishëm që nuk i lidh asgjë me njerëzit dhe që humbjet kanë të vetmin bilanc në karrierën e tyre politike. Riorganizimi i PD-së në të njëjtën kohë me protestën është po aq i rëndësishëm sa protesta për PD-në për të pasur masivitetin që e kërkon çdo demokrat. Nuk ekziston asnjë rrugë përveç respektimit të demokratëve, përgjegjësisë para tyre, llogaridhënies para tyre, komunikimit të vazhdueshëm me ta dhe një rinisjeje të vërtetë”, u shpreh ai.

Salianji u shpreh se fitorja mund të arrihet vetëm përmes ndryshimit të strategjisë së përfaqësimit, respektimit të parimeve dhe normave, respektimi i vullnetit të anëtarësisë dhe vlerësimi i kontributeve.

“Është e pamundur që fitorja të arrihet vetëm duke pasur humbës serialë. Fitorja arrihet me njerëz që përfaqësojnë vlera. Humbësit duhet të bëjnë një hap pas. Debati duhet të ishte mbi mobilizimin e demokratëve, drejtuesit dhe lidershipi i PD në vend që të japë llogari kërkon llogari pse takohen demokratët. Cili nen i ndalon takimet me demokratët? Çdo nen dhe çdo frymë nxit që PD duhet të ketë në terren çdo përfaqësues, çdo demokrat, çdo deputet, çdo anëtar kryesie”, tha Salianji.

Ai i bëri thirrje demokratëve që të marrin pjesë në protestën e 22 dhjetorit.

“Me datën 22 dhjetor, e gjithë energjia e kësaj salle dhe sallave në çdo cep të Shqipërisë duhet të përplaset përpara mureve të kryeministrisë”, u shpreh ai.

Next Post

Kësaj opozitë i mungon fryma për të mundur socialistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

November 3, 2026
Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In