• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Në Kryesi futi ata që i bëjnë më shumë like”, Salianji: Berisha e ka kthyer PD në biznes personal dhe po mban Ramën në pushtet

by E B
06/07/2026 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një patericë që e mban kryeministrin Edi Rama ende në pushtet. Kështu e quan ish-deputeti Ervin Salianji kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilit i thotë se duhet të japë dorëheqjen që t’i hapë rrugë rrëzimit të Ramës. Në një intervistë për Report Tv, Salianji thotë se sot Berisha është pengesa për rrëzimin e Ramës dhe pikërisht kjo është arsyeja përse në protestë drejtohen edhe thirrje kundër tij. Salianji e lexon protestën si një lëvizje që po ekspozon bashkëqeverisjen Rama-Berisha.

“Berisha e ka kthyer në një biznes partinë për interes personal, që ka bllokuar shpresën për ndryshim. Dhe prandaj kjo protestë e ka reagimin edhe ndaj PD. Berisha sot është pengesa për të rrëzuar Ramën,. Edhe sot që kjo protestë është kaq masive dhe me energji, qytetarë që një pjesë s’kanë qenë votues të PD, janë frymëzuar edhe për të larguar Berishën si pengesë për të sjellë ndryshimin. Avantazhi i Ramës është Berisha. Berisha është me i vjetër se Ramën, me më shumë probleme ndërkombëtare. Rama ka problematika me pushtetin, të faktuar nga SPAK, por qytetarët shqiptarë nuk mund të prapojnë të imponohen mes dy të këqijave. Qytetarët po ekspozojnë bashkëqeverisjen Rama-Berisha dhe regjimin Rama-Berisha po e godasin në thelb”, tha Salianji.

Sali Berishës i thotë që nëse i mbështet kërkesat e protestuesve, një qëndrim publik i kreut të PD, atëherë të japë dorëheqjen sepse edhe kjo është një prej kërkesave të qytetarëve.

“Po bie një mit që shqiptarët nuk ngrihen. U organizuan vetë dhe qytetarët po godasin një themel një sistem biznesi me dy ortakë. Njerëzit po ngrihen për problemet e tyre, jo pse më goditi aty, pse s’mu dha leja pak më parë. Secili del për problemin e tij, në thelb po çohen dhe po ngrihen për të drejtat dhe liritë themelore. Këto politikisht Rama rrëzohet, ose Berisha ikën. Në teori, por edhe me atë që ka treguar historia, qeveritë rrëzohen me protesta masive paqësore. Në autokraci e mban secili me forcë, kapen pas karriges këta dhe nuk lëvizin. Prandaj duhet të jetë aq pjesëmarrje që të largohen. Ky paradite shan protestues, pasdite thotë jam me kërkesat e tyre. Jep dorëheqjen, nëse je me ata. Kur autokrati nuk tërhiqet duhet të japë shembull drejtuesi i opozitës. Tha bashkohem me kërkesat e protestuesve. Kërkesat janë të iki Rama dhe Berisha”, tha Salianji.

Edhe pjesëmarrjen e deputetëve demokratë në protestë, Salianji e sheh si një mënyrë të tyre për ti kërkuar Berishës dorëheqjen dhe hapjen e garës për një drejtues të ri në krye të demokratëve.

“Demokratët që dalin në shesh, janë demokratë që bashkohen me thirrjet për largimin e Berishës. Edhe deputetët që shkojnë atje, nuk ia thonë drejtpërdrejtë largohu, por ia thonë në mënyrë të tërthortë duke marrë pjesë në protestë. Sot paterica që e mban Ramën të rrijë aty, është Berisha. Rama e përdor si gogol, mirë të iki unë, po kush të vijë gogoli. Unë shikoj dhe shpresoj që Rama të dëgjojë thirrjet e qytetarëve dhe të dorëhiqet, po ashtu të dëgjojë dhe Berisha për të përshpejtuar rënien e Ramës. Sot jemi në një situatë ku duhet të marrë zë dhe jehojë thirrja e qytetarëve për heqjen e Ramës”, vijoi Salianji.

Salianji komenton edhe zgjedhjen e Kryesisë së re të PD-së, për të cilën thotë se gara ishte e paracaktuar dhe se Berisha shpalli fitues ata që i bëjnë më shumë like, duke lënë jashtë kontributorë të partisë.

“Ka zgjedhur në kryesi grupin që i bëjnë me shumë like në rrjete. Ata njerëz i njohin vetëm rrjetet e Berishës. kryesia e uzurpatorit, ka një veçori që më konfirmon narrativën, që urren fituesit,. Më e votuara dhurata cupi në Këshill Kombëtar, nuk e futën fare në garë, Fidel kreka mori 7 mijë vota në garë për deputet në Korçë, e nxorën me pak vota. Ku ka garë aty. Ndoja mori 9 mijë vota në Durrës, doli aty nuk fitoi. Ka qenë e paracaktuar dhe ka goditur fituesit. Shkodra nuk ka përfaqësim, Korça nuk ka përfaqësim. Ata që marrin votat te qytetarët goditen aty”, tha Salianji.

Akuzave të Berishës dhe Flamur Nokës se i shërben PS, Salianji i përgjigjet kështu.

“Unë kam bërë burg nga Rama, këta kanë bërë para. Unë kam fituar kur kam qenë përballë Ramës, këta i ka thyer në mes që nga 2013. Po në 2013 kush ua vodhi zgjedhjet, kur ishte në pushtet. Janë njerëz që nuk përfaqësojnë më gjë. Këta janë shërbëtorë dhe bashkëaksionarë me Ramën”, tha Salianji.

Next Post
Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është njeriu që mund të zëvendësojë Xi Jinping? Emri që po fiton gjithnjë e më shumë pushtet në Kinë

Kush është njeriu që mund të zëvendësojë Xi Jinping? Emri që po fiton gjithnjë e më shumë pushtet në Kinë

July 6, 2026
“Nuk lejohet të fluturojë as një zog”, masa ekstreme sigurie në Ankara për mbërritjen e Trump në Samitin e NATO-s

“Nuk lejohet të fluturojë as një zog”, masa ekstreme sigurie në Ankara për mbërritjen e Trump në Samitin e NATO-s

July 6, 2026
“Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

“Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

July 6, 2026
Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

July 6, 2026
Kosova pranë krijimit të institucioneve të reja, nis procesi për formimin e qeverisë

Kosova pranë krijimit të institucioneve të reja, nis procesi për formimin e qeverisë

July 6, 2026
Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

July 6, 2026
Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

July 6, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Në Kryesi futi ata që i bëjnë më shumë like”, Salianji: Berisha e ka kthyer PD në biznes personal dhe po mban Ramën në pushtet

July 6, 2026
Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

July 6, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme pas protestës

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In