• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në krye të vendit që në 1992, Berisha: Rama na kthen në të shkuarën! Integrimi është ylli ynë polar

by A R
21/03/2025 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha qe e ka shijuar pushtetin qe ne 1992 thote se Edi Rama na kthen ne te shkuaren. Dhe jo vetem kaq, por duke marre shkas nga slogani i socialisteve “Shqipera 2030 ne BE”, ai thote se vec PD mund te na fuse ne familjen europiane.

“Së pari, duhet të garantoj qytetarët shqiptarë se PD si lokomotiva e vërtetë e proceseve integruese e Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare, në Këshillin e Europës, në NATO, institucione të tjera, si partia që mori nga Komisioni Europian për statusin e Kandidatit, ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në BE. Por theksoj edhe njëherë, kjo parti e konsideron këtë proces fund e krye të bazuar në meritë, ç’ka do të thotë, të bazuar në dy shtylla kryesor. Në shtetin ligjor funksional, që parakupton liri dhe të drejta të shqiptarëve të garantuara”, tha Berisha.

Ai shtoi se opozita garanton se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, do të jetë i pandalshëm. “Falënderoj këshillin e ambasadorëve që i dha një goditje fatale mashtrimit dhe fushatës së mashtrimit të Edi Ramës për anëtarësimin e Shqipërisë në vitin 2030 apo 2027. Në mbledhjen e fundit këshilli i përgjithshëm i BE-së në Bruksel, i nxori karton të kuq mashtruesit. Harroje i tha se, hapen kapitujt.

Vendosi të mos hapë asnjë kapitull tjetër për Shqipërinë, vendosi të mos caktojë as datë për hapjen e kapitujve. Vendosi t’i informojë shqiptarët se nuk ka asnjë datë të caktuar nga Brukseli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe se Brukseli nuk pranon proces tjetër veç se të bazuar në plotësimin e kritereve dhe standardeve të BE-së. Një kusht nxorën të parën mbi të parët, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ndaj dhe Edi Rama qarkullon si kreu i organizatës kriminale nga një sallë në tjetër me një pasaportë shqiptare sikur do të jetë kjo pasaporta Europiane. Mori përgjigje përfundimtare në Bruksel. Një sharlatan mashtrues i papërgjegjshëm që kërkon të mbulojë vonesën 12 vjeçare, ngadalësimin dhe pothuajse ndalimin e procesit të integrimit për pothuajse 12 vite me radhë. Nuk harrojë shqiptarët fishekzjarrët, shampanjën dhe dekoratat e korrikut 2017, sikur gjoja u hapën negociatata, të cilat u hapën këtë vit. Edi Rama po heq çdo lloj filtri dhe është lëshuar nga mëngjesi në darkë në një mashtrim për qytetarët shqiptarë. Duke i garantuar ata  se ylli polar i programit të PD do të jetë interesi kombëtar dhe ai qëndron në integrimin e Shqipërisë në BE. Me Edi Ramën shkohet drejt të shkuarës dhe jo në BE”.

Next Post
Deputetët e rinj të PD / KQZ i jep mandatin Ori Nebijajt dhe Petrit Dodës

KQZ ndan mbi 131 milionë lekë për fushatën. PS 65 milionë lekë, PD 45 milionë! Ja sa marrin partitë e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In