• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ne, ‘kriminelët’ e Holandës?!

by Ben Andoni
16/04/2019 23:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ashtu si pritej, parlamenti holandez ka votuar pro propozimit për kthimin e vizave me Shqipërinë. Arsyeja: kriminaliteti i shtuar, një nga sfidat kryesore për Hapjen e Negociatave, lënë si detyrë një vit më parë. A thua të jenë shqiptarët e Shqipërisë shqetësimi më i madh për shtimin e kriminalitetit në një vend, që ka të liberalizuar shumë gjëra për të cilat bota e errët përfiton? Mbase. Le të mos bëjmë hipokritin, shqiptarët nuk janë vërtetë shenjtorë apo qenie të kulluar. Jemi shpesh në krye të listave për të keqen në Evropë, por edhe për ikjen e braktisjen e vendit. Ne nuk duam të rrimë në vendin tonë, ne nuk duam shpesh askënd. Dhe, gjendja e keqe ekonomike dhe mos aklimatizimi me Demokracinë po i jep pasojat e veta. Shqiptarët nuk gjejnë dot strehë dhe s’bëjnë dot rregulla loje në vendin e tyre. Ne e kemi të pamundur të ndërtojmë një shtet si duhet, t’i ngremë mirëqenien si ballkanasit e tjerë dhe ta adhurojmë, përveçse kur jemi në stadium dhe në mitingjet e partive. Ne, ende, e kemi për krenari dhe adhurojmë cubin që dhunon pronën e përgjithshme. Ne, kënaqemi me fatkeqësinë tonë. Ne…Ne…

Kështu, ende pa u tharë në letër verdikti i inincuar nga 5 parti politike në Holandë që kërkuan në emër të grupit votimin për rikthimin e vizave të përkohshme për Shqipërinë, tek ne kinse politikanët ishin të hidhëruar sepse arsyen e kemi: Edi Rama është shkaktar i të keqes dhe duhet hequr një orë e më parë. Që ky i fundit është një nga njerëzit që e ka nxirë imazhin e vendit me propagandën e fryrë, me gjendjen ku po ikin të gjithë nuk ka as edhe një dyshim, as ajo që ka bërë zoti Berisha me katrahurën ku e solli vendin tonë. Por, një gjë është realisht shqetësuese: pse kënaqemi kaq shumë dhe pse Shqipëria e vogël e tremb kaq shumë Evropën?! Të mendosh, brenda kufijve të saj jeton një komunitet jo i vogël njerëzish që duan përparimin, integrimin evropian dhe janë investuar me të gjitha mundësitë për vendin e tyre.

Partitë holandeze VVD, CDA, PVV, SP, CU arritën t’i bëjnë bashkë 92 deputetë, nga 150, duke votuar kështu me shumicë të plotë votash kërkesën për kthimin e vizave për Shqipërinë, por veçse vendosjen e vizave nga vendet e hapësirës Schengen nuk e përcakton thjesht Parlamenti i Holandës, por Bashkimi Europian, të cilit i mbetet të thotë fjalën e fundit.

Është radha tani e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, i përbërë nga Ministra për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane nga vendet anëtare të BE-së dhe Komisioni Evropian, që në takimin e radhës në qershor të vitit 2019 të vendosë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, pas shtyrjes me afat të vendimit për progresin e arritur nga të dy vendet më 26 qershor 2018.

Duket se pas këtij vendimi të parlamentit holandez do të jetë e vështirë për të gjetur frymën dhe hapin e duhur, por Shqipëria ende beson se “Ne” nuk mund të identifikohemi me ata pak që identifikohen si shqiptarët kriminelë. Për të ardhur keq, është fakti se: sot shqiptarë në masë i thonë vetes me krenari ata që mbajnë me nder pasaportën e Republikës sonë, por edhe ata pak që e përdhosin atë, ata që janë me origjinë shqiptare dhe mbajnë pasaportat fqinje, por edhe lloj-lloj sorrollopi. Do jetë e vështirë të bindet paskëtaj Franca, Holanda dhe Danimarka, po për një gjë jemi të bindur: Shqipëria e meriton t’i hapë negociatat, ashtu si e meriton të fillojë të angazhohet si vendet e tjera simotra të kontinentit për të ardhmen. Ne, “kriminelët” për Holandën jemi aspak më të këqij se të gjithë “kriminelët” në vendet tuaja, që e kanë njohur demokracinë dekada më parë. (Javanews)

 

Next Post
Tiranë/ Tension mes policisë dhe banorëve të Bregut të Lumit

Tiranë/ Tension mes policisë dhe banorëve të Bregut të Lumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In