• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në krah të Berishës në 11 shkurt edhe partia e Leka Zogut: Ne mbretërorët do kthejmë të djathtën natyrale

by A R
09/02/2023 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka mbledhur pas vetes një tufë laramane, sa askush nuk e merr vesh se çfarë e lidh me njëri-tjetrin.

Së fundmi, Berishës i janë bashkuar edhe ata që e konsiderojnë veten “mbretërorë”.

Është Ekrem Spahiu, ai që në një shkrim të gjatë, thotë se “mbretërorët” do të dalin në shesh krah Berishës për të protestuar më 11 shkurt.

Ai shprehet se Zogu, edhe pse u arratis, nuk abdikoi kurrë nga Mbretëria.

Me sa duket, këta “mbretërorët” kanë ngatërruar protest, se më 11 shkurt Berisha del në shesh për tjetër hall.

Postimi i plotë i Ekrem Spahiut

Mbretërorët shqiptarë, me forcat e tjera nacionaliste dhe demokratike të vendit, janë përpara një përgjegjësie historike: rikthimin e të djathtës natyrale në rolin që i takon historikisht për rimëkëmbjen dhe forcimin e shtetit shqiptar.

Mbretërorët shqiptarë vijnë nga investimi i tyre historikisht shpëtimtar për Shqipërinë, qysh se i siguruan asajshtetin më të konsoliduar dhe më jetëgjatë në kohët tepër nevralgjike midis dy luftërave botërore.

Mbretëria Shqiptare i orientoi të gjitha strukturat dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira Perëndimore, duke thirrur dhe implementuar ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën atë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës otomane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet demokratike.

Ministrat, deputetët dhe ambasadorët e kohës së Mbretërisë Shqiptare u zgjodhën nga njerëzit më të ditur të vendit dhe ata i vunë aftësitë e tyre në shërbim të shtetit dhe shtetasve, siç e kërkonte statusi i tyre social dhe formimi i tyre. Mbi këto baza, u krijua edhe administrata e shtetit, dokumentacioni zyrtar i së cilës mbetet edhe sot etalon në çdo drejtim.

Me përvojën dhe autoritetin e krijuar, kontrolli i territorit u forcua në atë shkallë sa, në të gjitha kohërat më pas, kujtohet me nostalgji fakti i sigurisë dhe rendit publik ekzemplar. U ngrit një Ushtri Kombëtare me të gjitha strukturat krahasuese europiane, së cilës iu dha një mbështetje e pashembullt, duke i alokuar buxhet përparësor.

U shenjtërua prona dhe kadastra si elemente themelore të së drejtës. U ndërtua nga fillimi infrastruktura rrugore dhe ura të shumta. Pikërisht në atë kohë mori formë kryeqyteti shqiptar, me korpuset kryesore, të cilët edhe sot përbëjnë pasaportën e identitetit të tij urban.

Shteti i Mbretërisë Shqiptare e bëri krenar shqiptarin duke i garantuar lëvizjen e lirë, me një pasaportë të denjë për identitetin e vet kombëtar në çdo vend të botës.Paraja shqiptare, napoloni i famshëm, ishte një nga monedhat më të forta të kohës.

Liria e shprehjes dhe e shtypit ishte e garantuar. Në atë periudhë u botuan gazeta të gjithfarllojshme opozitare, në të cilat nuk ishte blasfemi dhe nuk ndëshkohej kush pse shkruante kundër qeverisë, apo edhe vetë Mbretit.

Ai shtet zgjati vetëm 11 vjet, por i la Shqipërisë një pasuri konceptesh, praktikash dhe institucionesh, standardi i të cilave, në shumë plane, zor se është arritur nga qeverisjet e mëpasshme.

Në Luftën e Dytë Botërore, Mbreti Zog, zgjodhi vendin dhe kahun e duhur për të ushtruar angazhimin e tij antifashist e antinazist, përmes diplomacisë aktive jashtë dhe aktivizimit të forcave zogiste nga brenda vendit në përkrahje dhe mbështetje të Aleancës së Madhe Antifashiste.

Personalitetet, pjesëtarët, përkrahësit dhe mbështetësit e Mbretërisë ishin ndër ata mijëra shqiptarë të ndershëm e demokratë që u vranë, burgosën e persekutuan nga diktatura komuniste. Ata përballuan me dinjitet e stoicizëm të rrallë dhunën e ushtruar kundër tyre. Ndërkohë, Mbreti Zog(që nuk abdikoi kurrë)dhe mbretërorët jashtë vendit, duke u mbështetur në demokracitë e mëdha Perëndimore, nuk i pushuan kurrë përpjekjet kundër diktaturës komuniste.

Me këtë investim të gjatë thelbësor kombëtar, mbretërorët shqiptarë, krejt natyrshëm e me besim u bënë pjesë aktive e proceseve demokratike të vendit pas rënies së regjimit komunist. Në kuadër të këtyre proceseve, në referendumin e zhvilluar më 29 qershor 1997, populli shqiptar përzgjodhi me votë të lirë masivisht formën mbretërore të sistemit, duke dëshmuar pikërisht besimin te vlerat historike të Mbretërisë për fatet jo vetëm të Shqipërisë, por gjithë kombit shqiptar.

Është pikërisht ky investim dhe ky besim që i obligon mbretërorët shqiptarë të ridimensionojnë angazhimin e tyre për rimëkëmbjen e shtetit shqiptar përmes forcimit të vlerave demokratike dhe vlerave kombëtare të trashëguara nga shteti i Mbretërisë Shqiptare. Sot, më shumë se asnjëherë tjetër, është koha që mbretërorët shqiptarë të marrin përsipër rolin që iu takon si detyrim kombëtar, historik, politik e moral për të protestuar:

Çështja kombëtare është e braktisur. Siguria kombëtare është në rënie të vazhdueshme. Pasiguria publike rritet çdo ditë e më shumë. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të rrezikuara seriozisht. Sistemi i drejtësisë pothuajse është inekzistent. Prona publike dhe private po masakrohet e stimuluar nga shteti. Korrupsioni po gërryen fuqinë e shtetit shqiptar dhe po varfëron shqiptarët. Familja, për të cilën si komb jemi krenuar, po degradohet. Rënia e prodhimit kombëtar ka krijuar varfëri e papunësi, çka ka çuar që vendi të shpopullohet ngase pjesa aktive e shoqërisë nuk gjen dot alternativë të sigurt këtu në atdheun e vet. Shërbimet publike mjekësore janë katastrofë, ndërkohë që shumica e ilaçeve dhe produkteve ushqimore të importuara janë të skaduara.

Prandaj, për mbretërorët, përgjegjësia historike përkthehet në një detyrim historik për të ardhmen e Shqipërisë: të angazhohen me të gjitha format demokratike për ta rikthyer Shqipërinë në binarët e vlerave për të cilat kanë investuar qysh se një shekull më parë. Pjesëmarrja në protestën e 11 shkurtit është një nga momentet ku ata duhet t’i evokojnë këto vlera.

/a.r

Next Post
Vështirësi të shumta pas tërmeteve në Turqi dhe Siri, të mbijetuarit grabisin dyqanet

Vështirësi të shumta pas tërmeteve në Turqi dhe Siri, të mbijetuarit grabisin dyqanet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump rrit tensionet për Groenlandën, Evropa mes frikës për NATO-n dhe presionit për Ukrainën

Trump rrit tensionet për Groenlandën, Evropa mes frikës për NATO-n dhe presionit për Ukrainën

January 6, 2026
Operacioni për kapjen e Maduros/ Venezuela dhe Kuba publikojnë emrat e 55 ushtarëve të vrarë

Operacioni për kapjen e Maduros/ Venezuela dhe Kuba publikojnë emrat e 55 ushtarëve të vrarë

January 6, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

January 6, 2026
Moti i keq, reshjet të dendura të shiut në Gjirokastër/ Del nga shtrati përroi i Ficos dhe liqeni i Viroit, qyteti pa energji… (VIDEO)

Moti i keq, reshjet të dendura të shiut në Gjirokastër/ Del nga shtrati përroi i Ficos dhe liqeni i Viroit, qyteti pa energji… (VIDEO)

January 6, 2026
A u kontaktua nga Avokati i Popullit pas incidentit me policinë? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj

A u kontaktua nga Avokati i Popullit pas incidentit me policinë? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj

January 6, 2026
Sondazhet e fundit: Çfarë mendojnë amerikanët për situatën në Venezuelë

Sondazhet e fundit: Çfarë mendojnë amerikanët për situatën në Venezuelë

January 6, 2026
Shoqërohej nga një shqiptare, plagoset me thikë ushtari amerikan në Itali

Shoqërohej nga një shqiptare, plagoset me thikë ushtari amerikan në Itali

January 6, 2026
Hapet Festivali i 42-të Ndërkombëtar i Akullit dhe Borës në Harbin të Kinës

Hapet Festivali i 42-të Ndërkombëtar i Akullit dhe Borës në Harbin të Kinës

January 6, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Tre pika të dobëta të SPAK që drejtuesi i ri mund t’i korrigjojë

January 6, 2026
Jorgos Papadhakis – zëri grek që nuk heshti për emigrantët shqiptarë

Jorgos Papadhakis – zëri grek që nuk heshti për emigrantët shqiptarë

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In