• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Në Kosovë zyrtarisht kërkojnë punë 140 mijë njerëz

by Aalison Pearse Stevens
24/09/2016 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papunësia vazhdon të mbetet fenomen shqetësues për shoqërinë, kurse sfidë për institucionet e Kosovës. Sipas shifrave zyrtare, tregu i punës në Kosovë vazhdon të jetë në gjendje më të rëndë krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas shifrave zyrtare, papunësia në Kosovë thuhet se është 32.9 për qind, kurse sipas shifrave të përfaqësuesve të punëtorëve, thuhet se niveli i papunësisë është 45 për qind.

Për të përmirësuar tregun e punës në Kosovë, autoritetet kompetente vazhdimisht kanë kërkuar nga të papunët që të paraqiten në zyrat e punësimit, të cilat funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Numri i përgjithshëm i të regjistruarve në këto zyra, është rreth një qind e dyzet mijë punëkërkues. Rreth tetë mijë është numri i punëkërkuesve me nivel të lartë të arsimimit.

Por, të dekurajuar nga mundësia e gjetjes së një vendi të lirë të punës nga regjistrimi në këto zyra, jo të gjithë të papunët kanë vendosur emrat në këto lista.

Po, sipas anketës së Agjencisë se Statistikave të Kosovës, pjesa më e madhe e të papunëve u përket personave të moshës 15 deri në 34 vjeç, që përbëjnë 62 për qind të të papunëve.

Shkalla më e lartë e papunësisë paraqitet te personat me nivel të ulët të arsimimit, me rreth 74 për qind. Po, gjatë vitit 2015, rreth 14 për qind e të papunëve, nuk kanë kërkuar punë, sepse nuk besonin se kishte punë në dispozicion dhe janë dekurajuar nga kjo çështje, ka pergatitur nje speciale Koha. (b.an)

Next Post
Greqi/ Shkatërrohet ferma me kanabis, arrestohen 3 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet ferma me kanabis, arrestohen 3 shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com