• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Në Kosovë ulet importi i miellit nga Serbia

by Java News
03/12/2017 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë masa për importin e miellit nga Serbia që nga 23 tetori i këtij viti, dhe kjo ka bërë që importi i miellit nga Serbia të ketë rënie për rreth 78 për qind. Që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi  për vendosjen e tarifës prej 0.04 cent për importin e miellit nga Serbia, ka rënë dukshëm importi i miellit nga ky shtet krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan arbresh.info. Nga 3.8 milionë kilogram sa kishte import të miellit nga Serbia në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ai ka rënë në 800 mijë kilogram, ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. “Duke krahasuar periudhën e njëjtë të vitit 2016, të importit të miellit nga Serbia, shohim se rënia importit te miellit nga Serbia nga 23 tetori, është për 3,033,785.50 KG” thuhet në përgjigjen Stavilecit për arbresh.info. Kurse në aspektin monetar ka një rënie nga 780 mijë euro në 194 mijë.

Vendimi i Ministrisë së Tregtisë ka ardhur pas një hulumtimi të gjatë dhe ankesës së Shoqatës së Mullisëve kosovarë, pasi Serbia importonte miell nën çmimin e tregut në Kosovë. Ky vendim i MTI-së, sipas ekspertit të Ekonomisë, Lulzim Beqiri, është i drejtë dhe i mirëseardhur.

“Vendimi i Ministrit Hasani për masën mbajtëse për prodhuesit vendor, ku kompanitë serbe detyrohen të paguajnë një shumë prej 0.04 cent për import të miellit, është i mirëseardhur, siç dihet kompanitë serbe të miellit kanë eksportua në Republikën e Kosovës nën koston e prodhimit çka edhe e kanë dëmtuar tejmase prodhuesin vendor andaj edhe Ministri me të drejt aplikoj këtë masë mbrojtëse.” tha ai. Sipas Beqirit, Kosova duhet të aplikojë masa të tilla edhe ndaj produkteve tjera që hyjnë në treg nga Serbia.

“Republika e Kosovës duhet të aplikonte edhe masa të tjera ndaj produkteve që hyjnë në treg nga importi, sidomos te produktet tradicionale vendore, mishi, mielli, patatet, qumështi, etj. Prodhuesi vendor po e përjeton dorën e shtetit, dhe kjo është për t’u përshëndetur, shpresoj se edhe në raste tjera Kosova duhet të reagoj dhe të mbroj prodhuesin vendor, gjithmonë duke sugjeruar edhe përmirësimin e cilësisë së prodhimeve vendore”, ka thënë Beqiri për Arbresh.info. (b.an)

Next Post
Facebook: Vendosni foton tuaj, përndryshe do ua mbyllim llogaritë

Facebook: Vendosni foton tuaj, përndryshe do ua mbyllim llogaritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

September 29, 2026
LIVE/ Pjesa e dytë, Shqipëria kryeson 2-0 dhe ul ritmin, San Marino pranë golit! Sherri shpëton portën, kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)

LIVE/ Pjesa e dytë, Shqipëria kryeson 2-0 dhe ul ritmin, San Marino pranë golit! Sherri shpëton portën, kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)

September 29, 2026
“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

September 29, 2026
Identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave në varrezën masive të Zubin Potokut në Kosovë! Prokuroria: Tre persona nën akuzë

Identifikohen dy të zhdukur nga lufta në Kosovë! Dalin përgjigjet e ADN, jo nga “Grupi i Intelektualëve”

September 29, 2026
Zogaj: Rama e personalizon ngritjen e SPAK, reforma nuk bëhej pa opozitën! I dha mesazh drejtësisë

Zogaj: Rama e personalizon ngritjen e SPAK, reforma nuk bëhej pa opozitën! I dha mesazh drejtësisë

September 29, 2026
“Ishim mësuar që daja i politikës të hiqte vallen, tani…”- Vangjeli: Historia politike e Shqipërisë mund të shkruhet edhe përmes kronikës së zezë!

“Ishim mësuar që daja i politikës të hiqte vallen, tani…”- Vangjeli: Historia politike e Shqipërisë mund të shkruhet edhe përmes kronikës së zezë!

September 29, 2026
“Integritet i SPAK apo dhuratë?”- Krasniqi: Lajm i mirë që për herë të parë politika s’kishte dijeni për operacionin ndaj SHISH

“Integritet i SPAK apo dhuratë?”- Krasniqi: Lajm i mirë që për herë të parë politika s’kishte dijeni për operacionin ndaj SHISH

September 29, 2026
INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.61%, bujqësia në rënie

INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.61%, bujqësia në rënie

September 29, 2026
Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë… (VIDEO)

Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë… (VIDEO)

September 29, 2026
“Zgjasin deri në 2 javë, simptomat rikthehen”, mjekët: Po qarkullojnë COVID, viroza dhe infeksione të tjera

“Zgjasin deri në 2 javë, simptomat rikthehen”, mjekët: Po qarkullojnë COVID, viroza dhe infeksione të tjera

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com