• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Kosovë si murgeshë, në Shqipëri si prostitutë

by Mero Baze
04/03/2021 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Albin Kurti i dha fund pjesës së parë të fushatës së tij elektorale në Shqipëri, duke prezantuar kandidatët e tij në Lezhë (Skënderbeu), në Tiranë dhe në Gjirokastër (Enver Hoxha).

Është po ashtu e qartë se Albin Kurti tanimë është pjesë e padeklaruar e koalicionit opozitar në Shqipëri. Kjo është një zgjedhje e tij. Por në këtë rast ka vepruar si frikacak, se do të duhej të futej me logon e “Vetëvendosjes” dhe jo të testonte me tre anonimë, sa për të justifikuar mbështetjen e tij për Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Është e vërtetë se Shqipëria padyshim ka nevojë për ndryshim, por jo për kthim mbrapa. Rreshtimi i Albin Kurtit me Sali Berishën dhe Ilir Metën, është ndryshimi më regresiv që mund të mendohet për Shqipërinë. Dhe është e kundërta e asaj që Albin Kurti pretendon se ka bërë në Kosovë.

Nëse në Kosovë, Kurti lavdërohet që ka nxjerrë në pension klasën e vjetër politike, në Shqipëri po angazhohet të nxjerrë nga varri e të ringrejë të vdekurit e korrupsionit, vrasjeve politike dhe hajdutët e votave.

Dhe arsyeja është se ai kërkon t’i dominojë opozitarët tanë, që i ka gjetur në ditë të keqe. Ai kërkon që ata ta shikojnë si shpëtimtar, si njeri që i nxorri nga balta dhe i riktheu në pushtet, dhe të jetë tutori i tyre, pavarësisht se sa dëm i bën kjo Shqipërisë.

Nga ana tjetër, me delirin e tij si “lider mbarëkombëtar”, Albin Kurti po i bën një shërbim të keq Kosovës në Shqipëri.

Asnjë lider i Kosovës deri më sot, prej vitit 1991, nuk e ka lejuar veten të përdoret për luftë politike në Shqipëri.

Edhe kur Berisha tentoi të përdor Ibrahim Rugovën, ky i fundit u tërhoq në punët  e veta, duke e injoruar atë.

Më tej, pas luftës, edhe pse në pushteti në Tiranë ka qenë shpesh me ngjyrë të ndryshme, nga Kosova, etika e komunikimit politik është ruajtur.

Fatos Nano ka takuar Ibrahim Rugovën dhe Sali Berisha ka pritur Hashim Thaçin pa ngarkesa politike.

Albin Kurti po përdoret politikisht dhe kjo rrezikon të nxisë artificialisht një frymë përçarje kombëtare, çka duket që është dhe misioni i vërtetë i “liderit mbarëkombëtar”.

Ai po përpiqet të shfrytëzojë pozitën e mjerë të opozitës shqiptare, të pareformuar, që po lufton të ngjallë dy fosile politike, si Sali Berisha e Ilir Meta, me shpresë që të gjejë mbështetje për të futur këmbët në politikën e Shqipërisë.

Në derexhenë ku janë katandisur Sali Berisha dhe Ilir Meta, ai u duket vërtet si shpëtimtar, edhe pse nuk përputhen në asgjë që thonë. Por të dy palët e dinë që jane duke gënjyer për ato që thonë në publik dhe nuk e kanë problem.

Albin Kurti nuk e ka problem të ketë aleat dikë që ka vrarë për të vjedhur dhe pastaj ka vrarë prapë për të ndenjur në pushtet, mjafton që ta ketë të nënshtruar para tij, edhe pse në Kosovë ka fituar se është zotuar për luftë kundër korrupsionit.

Të jesh lider i votuar në Kosovë si njeri që do luftosh korrupsionin dhe në Shqipëri të jesh aleat me Sali Berishën e Ilir Metën, është njësoj sikur ditën të punosh murgeshë, e natën në shtëpi publike. Por ai e bën këtë se i pëlqen roli i tutorit të prostitutave.

Shpresoj që më 25 prill ai do të jetë në anën e atyre që do të humbasin në Shqipëri. Kjo do t’ia bëjë më të lehtë të ardhmen e tij brenda asaj opozite, pasi do bëhet edhe më shumë tutor, ndërsa ata edhe më shumë prostituta.

Next Post
Miratohet Rezoluta në Komitetin e Politikës së Jashtme të PE/ Balla falënderon Raporteren Isabel Santos, ja biseda

Miratohet Rezoluta në Komitetin e Politikës së Jashtme të PE/ Balla falënderon Raporteren Isabel Santos, ja biseda

Comments 2

  1. Kometa 001 says:
    5 years ago

    Gjithe ndyresirat bashke!

    Reply
  2. Timi says:
    5 years ago

    Albin Kurti është një Politikan, që e ka filluar karjerën e tij si i tillë, si “rebel” ndaj rregjimit pushtues dhe diskriminues të Millosheviçit, duke qënë dhe i përndjekur e i burgosur Politik i tij.
    Ka qënë dhe kundërshtar i vazhdueshëm i mënyrave se si kanë udhëhequr liderët e partive të të dy krahëve, që kanë marrë pushtetin, që pas çlirimit, në Kosovë, që sigurisht ka pasur vënd për mjaft kritika!
    Fitojë simpatin dhe përkrahjen e shumicës së Popullit, si një Lider me pikpamje mjaft Patriotike, për të ruajtur prestigjin dhe Integritetin e Shtetit e Popullit të Kosovës, karshi interesave e konjukturave politike, edhe të faktorit të jashtëm!
    Gjithashtu në përkrahjen që i dha Populli, ndikojë edhe figura e tij e pastër, dhe e pakomprometuar, si një garaci që do të jetë i tillë, dhe kur të jetë në Pushtet.
    Por si një lider në Pushtet, i paragjykuar si një Politikan i pregatitur, vizjonar, me imunitet ndaj korrupsjonit, dhe mbrojtës i zjartë deri në fund, i interesave të Vëndit, ai duhet të justifikojë ndaj Popullit të tij, dhe afësitë e largpamësinë edhe në Politikën e jashtme, së pari në marrëdhëniet me Shtetet fqinje, dhe veçanërisht në çështjet delikate dhe Parimore me Shtetin pervers dhe të verbuar nga urrejtja patollogjike – Sërbinë!
    Kuptohet që marrëdhënie tepër bashkëpunuese, dhe sinkronizuese, z. Kurti duhet të ketë dhe me Shqipërinë. Po për çudi Ai, po tregon paaftësi që në fillim, në orjentimin ndaj Politikës Shqiptare dhe faktorëve të saj!
    Fakti që Ai, po mbështet “indirekt” Opozitën Shqiptare, tani në prag të zgjedhjeve, të përfaqësuar dhe drejtuar nga një kastë e vjetër Politike, e korruptuar dhe kompromentuar deri në krime, tregon që Ai ka mungesë intuite(n.r.se s’ka ndonjë ndikim tjetër), në dallimin e pozitivitetit, tek faktorët e ndryshëm Politik, të paktën për Shqipërinë!
    Dhe në rast se ai, nuk do ta zhvillojë dhe përmirësojë intuitën e tij në këtë drejtim, atëhere z. Kurti, do ta ketë të vështirë të jetë “shumë i suksesshëm”, ndaj pritshmërisë që kanë të gjithë, dhe në zgjidhjen e shumë problemeve, jo të vogla, të brëndëshme e të jashtme, që ka përpara!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

April 21, 2026
ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

April 21, 2026
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

April 21, 2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In