• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Kosovë po shqetësohen nga lidhja e MUP-it serb me rusët

by Java News
18/04/2018 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëdhëniet Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të Perëndimit janë tensionuar skajshëm me Rusinë lidhur me situatën në Siri dhe sulmin që u bë në fundjavë. SHBA-ja dhe aleatët e saj, Britania e Madhe dhe Franca, ndërmorën sulme ajrore kundër bazave ushtarake siriane, duke hedhur më shumë se 100 raketa.Këto sulme pasuan përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Assadit ndaj civilëve në Douma, ku mbetën të vrarë dhjetëra civilë, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë.Por, sa është e rrezikuar Kosova dhe rajoni nga agjendat e Moskës?

Në rastin e Republikës së Kosovës, nga një ndikim i tillë kërcënohen figurat më të rëndësishme shtetërore, veçmas tri pozitat më të lartë: Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri, kanë bërë të ditur për Rubikon burime nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Sipas këtyre burimeve, Ministria e Punëve të Brendshme serbe dhe Shërbimi i Sigurisë së Federatës ruse kanë hartuar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të këtyre dy shërbimeve.

Marrëveshja e hartuar ishte nënshkruar më 23 maj 2017, nga ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq dhe Drejtori i FSO, Dimitri Viktoroviq Kuçnev.

 

Nënshkrimi i marrëveshjes me një shërbim të fshehtë siç është FSO dhe pikat kryesore të marrëveshjes rrisin dyshimet në lidhje me këtë marrëveshje.

Të dhëna të besueshme nga partnerë ndërkombëtarë thonë se FSO është shërbimi kryesor që kryen sulme nga më të ndryshmet: helmime, rrezatime dhe forma të tjera të sulmeve – kryesisht nga larg. Fokusi i tyre janë personat e rëndësisë së veçantë.

Duke marrë parasysh marrëveshjen në mes MUP-it dhe FSO-së, rrezik i veçantë i paraqitet vendit ku mund të operojë FSO.Nga Maja e Pançiqit në Kopaonik, Serbi, ka mundësi të larta rrezatimi.Pavarësisht se marrëveshja serbo-ruse mund të mos zyrtarizohet asnjëherë, ajo mund të zbatohet pa asnjë problem. Madje, nëse zyrtarëve të Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish iu jepet imuniteti diplomatik, atëherë veprimi i tyre konsiderohet fare i lehtë.

FSO është një nga shërbimet më të fshehta ruse dhe si pasojë e kësaj, opinioni publik në Rusi nuk di pothuajse asgjë për aktivitetet e tyre, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Amerika nuk mund të besohet më pavarësisht fuqisë së saj

Amerika nuk mund të besohet më pavarësisht fuqisë së saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In