• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Në Kosovë legalizohen lehtë armët pa leje

by Java News
31/07/2018 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Brendshme synon të vërë kontroll mbi armët pa leje duke ua dhënë mundësinë për legalizim apo dorëzim përdoruesve të tyre. Edhe pse Ligji për armët, i cili e parashikon këtë gjë, është në fuqi që nga viti 2015, kjo ishte pamundësuar në mungesë të Udhëzimit administrativ, të cilin tek tani e ka hartuar MPB-ja.

Ky udhëzim ka parashikuar periudhë gjashtëmujore për procedurat e legalizimit të armëve, ndërsa afati kohor për dorëzimin vullnetar të armëve, municionit e mjeteve ekspozive do të jetë 3 muaj, shkruan Koha Ditore.

Për legalizimin e armës përdoruesi duhet të jetë mbi moshën 21-vjeçare, të mos jetë nën hetime për vepra penale dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale. Pos kësaj, kërkohet edhe testi teorik e praktik për përdorimin e armës.

Ndërkaq për poseduesit që vullnetarisht mbajnë armën nuk do të kenë pasoja juridike. Gjatë periudhës 3-mujore poseduesit ilegalë të armëve mund t’i dorëzojnë ato pa evidentimin e historikut të armëmbajtjes dhe marrjes së të dhënave personale.

Sipas një hulumtimi të fundit të kryer nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Kosovë janë rreth 240 mijë armë që qarkullojnë në duart e qytetarëve ilegalisht. Ndërsa një numër i madh i tyre konfiskohet çdo vit nga Policia e Kosovës.

Sipas Zyrës për informim të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2017 janë konfiskuar gjithsej 1211 armë të llojeve të ndryshme dhe 26 178 copë municion të kalibrave të ndryshëm. (b.an)

Next Post
PS shtyn votimin e ligjit për ‘magjistratët’, opozita bojkotoi nga frika e rrjedhjes së votave

FOTO / Saimir Tahiri rikthehet në Kuvend, ja sa ka ndryshuar ish-ministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të plagosur nga të shtënat në Shëngjin, policia jep detaje

Krim i rëndë në Vorë, vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

July 12, 2026
Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

July 12, 2026
Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

July 12, 2026
“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In