• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Në Kosovë kërkohet kthimi i fasadës së Hotel Grand-it

by Java News
10/02/2018 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka mbetur peng mes të kaluarës së lavdishme dhe të tashmes, në pritje të një blerësi. Hoteli Grand, që ndodhet në qendër të Prishtinës, aktualisht është edhe më i liri për të kaluar një natë. 30 euro një dhomë teke dhe 40 euro dhoma dyshe. Por dikur hoteli i përuruar më 25 prill 1978 kishte një nam tjetër. Këtu kishin fjetur personalitete të ndryshme. Madje suita më e famshme është ajo ku për dy netë kishte qëndruar, Tito. Vitin që lamë pas, hoteli ishte nikoqir i 2 mijë personave, që në ditë është 3 deri në 4 mysafirë. Që nga nëntori i vitit 2017, Hotel Grandi, ndonëse i ndërtuar vetëm 40 vjet më parë, ka hyrë në listën e objekteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore. Në hotel thonë se iu është kërkuar që t’i ruajnë të gjitha orenditë dhe pamjet e vjetra.

Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Kulturës thotë se që një objekt të hyjë në mbrojtje, nuk ka rëndësi viti kur është ndërtuar. Ata madje thonë se duhet të ruhet autenciteti i objektit.

Vjollca Aliu, nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore thotë se “është e rëndësishme që të ruhen elemente, detaje të cilat identifikojnë ndërtesën, respektivisht duhet të ruhet autenticiteti i ndërtesës. Ndërtesa e hotel Grandit është e përfshirë krahas ndërtesave tjera si ajo e BQK-së, Pallati i Rinisë, ndërtesa e Rektoratit. Vjetërsia e një ndërtese nuk është kriteri kryesor për dhënie të statusit të mbrojtjes, por janë edhe vlerat tjera. Në raste si këto, prin kujtesa kolektive.”

Sidoqoftë, Hoteli Grand, që u shit për 8 milionë euro në vitin 2006, është kthyer nën menaxhim të AKP-së, pasi që blerësi nuk kishte respektuar kontratën. Që nga viti 2015, Ndërmarrja është në proces të likuidimit. Në një përgjigje, Yll Kaloshi, zëdhënës i kësaj agjencie, ka thënë se në koordimin me Qeverinë po shohin mundësinë e trajtimit të këtij aseti përmes ligjit për Investime Strategjike. Aktualisht, punëtorët e këtij hoteli pagat i marrin nga qiratë e lokaleve. (b.an)

Next Post
70 vjeçari gjen të birin të varur me litar pranë shtëpisë

E rëndë në Pogradec, 23-vjeçari i jep fund jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

November 12, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Tatimi mbi pronat, eksperti: Barra fiskale do t’i shtrenjtojë banesat dhe qiratë

November 12, 2026
Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

November 12, 2026

Arsyet e mjedisit toksik brenda opozitës!

November 12, 2026
“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

November 12, 2026
Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD

Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD

November 12, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Veliaj, mes fantazmës së Nanos, hetimeve të reja e Strazburgut

November 12, 2026
Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Sa paguhet “patriotizmi”?

November 12, 2026
Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

November 12, 2026
Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In