• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Në Kosovë edhe “Serbët e përçarë”, sepse garojnë në 21 komuna

by Java News
28/08/2017 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zgjedhjet lokale të Kosovës serbët do të votojnë ndërmjet 18 partive, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur. Ata në Kosovë do t’i zgjedhin kandidatët e vet në 21 komuna, në dhjetë ku janë shumicë dhe në 11 ku ka janë minoritet.

Para këtyre zgjedhjeje, analistë serbë thonë se përçarjet ndërmjet përfaqësuesve serbë janë të mëdha dhe se “ vazhdon trendi i tërheqjes së më mençurve dhe më të pa korruptuarve nga jeta politike në Kosovë”.

“Ose je Lista Srpska, ose nuk je fare”, ky është ky parimi sipas të cilit subjektet politike serbe në Kosovë po pozicionohen në prag të zgjedhjeve.”Mos të mashtrohemi – Srpska lista – këtë tashmë e ka paralajmëruar Marko Gjuriq, dëshiron t’i marrë të gjitha vendet e prefektit sepse aty janë paratë ashtu që serbët që nuk janë aty, nuk e kanë asnjë alternativë pos që të gjithë të bashkohen kundër Listës.

Por kjo gjë vështirë se do të arrihet. Kështu do të kemi përkeqësim të mëtejmë të jetës politike ndërmjet serbëve të Kosovës”, mendon Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike, përcjell portali b92 që thotë se për të nuk d eshi të fliste askush nga Lista Srpska.Para shtëpisë së kandidatit për prefekt të Mitrovicës veriore Oliver Ivanoviq edhe një muaj pas incidentit është i parkuar automobili i tij i djegur.

“Në mjediset ku jetojnë serbët, jeta aty duhet të organizohet ashtu që ajo të jetë shembull , sepse, pos sigurisë që është problemi më i madh yni, kushtet tjera i organizojmë ashtu që serbët të rrinë për të jetuar. Në të kundërtën, kur nuk ekziston siguria juridike e fizike dhe perspektiva ekonomike, atëherë rreziku nga shkuarja është e madh”, thekson Oliver Ivanoviq.

Për presionin e madh ndërmjet subjektet politike serbe në Kosovë flitet edhe në Forumin Kombëtar serb i cili nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Përfaqësuesit e tij thanë se s’e dinë cila është politika shtetërore e Serbisë ndaj Kosovës.

“Ndarjet janë aq të theksuara sa që habitem pse deri më tash nuk kanë ndodhur gjëra edhe më të këqija dhe pa marrë para sysh që pushteti i Serbisë fton për unitet, unitet ende nuk ka”, thotë Zhivorad Laziq nga ky Forum. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Grabitën kasafortën plot me euro, “Rolex” e flori, kapen dy të rinjtë, në kërkim një femër

Lushnjari i vë gjobë 2 mijë euro... shoqes së klasës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In