• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në kohën e gabuar, në vendin e gabuar

by
07/09/2015 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 120 deputetë të pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit nuk hezituan aspak në votimin e tyre të parë në sesionin e ri të vjeshtës: ata votuan pro heqjes së imunitetit të deputetit Armando Prenga, i cili nga ky çast, është zyrtarisht një i paraburgosur në mekanizmin kapriçioz të drejtësisë shqiptare. Prenga i jep fund kështu, pa lavdi dhe në mënyrë të papritur marrëdhënies së tij me politikën, me të cilën e lidhte deri dje vetëm mandati dhe nga sot, edhe divorci me të.

Megjithatë, në pothuaj të vetmen ndërhyrje të tij publike, Prenga tha një të vërtetë të frikshme. Njerëzore dhe politike. Politike dhe shqiptare. Shqiptare dhe tërësisht të panatyrshme në fakt. Duke mbrojtur veten në mbrëmjen e të dielës përballë “panelit” të ish-kolegëve ai tha se nëse do të ishte vrarë në incidentin fatkeq të Laçit, do të “…bëhej hero kombëtar, do të ishte si Fatmir Xhindi”, duke rikthyer kështu në mend vrasjen misterioze, ende pa autor dhe motive të ish-deputetit socialist të ekzekutuar gjashtë vjet më parë, në maj 2009.

Fati i mirë i Prengës, ndryshe nga Xhindi, është që ai nuk ka humbur jetën. Fati i tij i keq është që është arrestuar nën akuza të rënda. Raporti mes hiprokizisë dhe të vërtetës që përmblidhet në aksiomën ballkanase: “Vdis pa të të dua!”, në rastin e Prengës nuk funksionoi. Për fatin e tij të mirë si individ. Për fatin e tij të keq si deputet.

Deputeti i Laçit është penalizuar jo vetëm për dyshimet e arsyeshme të prokurorisë, por dhe për shkak të rrethanave dhe kohës kur ka ndodhur historia e tij. Sot ai është i paragjykuar nga kushdo.

E gjykon opozita, që tek fajësia e tij që nuk e ve në dyshim, sheh një tjetër provë të inkriminimit të plotë të maxhorancës.

U bë peshë e rëndë për maxhorancën, që tek hapja rrugë hetimit të deputetit shpreh vullnetin e saj për të bërë dekriminalizim të politikës, një nga akuzat që e ka lodhur më së shumti qeverisjen e saj prej dy vjetësh.

Eshtë paragjykuar nga opinioni publik që nën rrebeshin mediatik të të dy palëve, e sheh parlamentin përgjithësisht ashtu siç është. Armando Prenga ngjan si deputeti tipik i një parlamenti atipik.

Megjithatë, të vërtetat e dukshme shpesh ose janë të gënjeshtërta, ose të paplota, ose edhe njëra, edhe tjetra. Armandoja është pjesa e dukshme dhe e prekshme, është çfarë vihet re duke vënë në punë qoftë dhe një shqisë të vetme. Sepse ai preku një pistoletë me dorë. Të tjerë, ata  që nuk kanë armë në brez, kanë nevojë për më shumë shqisa për t’u dalluar. Dhe deri atëherë, do të vazhdojnë të bëjnë moral, a thua se dalja në opozitë është një purgator që shplan çdo mëkat të së shkuarës. Kravatat zakonisht janë shumë më efikase në maskimin e individëve kriminalë sesa maskat në fytyrë.

Armando Prenga ishte në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Jo në Laçin e tij në fundjavën që e nxorri nga parlamenti, por në këto pesë-gjashtë vitet e fundit kur hyri në parlament. Dhe ky është faji i tij i vërteti. I pari që është tashmë i verifikuar. /L. V./

Next Post

Kokëdhima, Berishës: Sali, e ke hapur derën e Kryeministrisë me arkivol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In