1824 – Lindi kompozitori Çek, dirigjenti dhe pianisti Bedrich Smetana, puna e të cilit është një sintezë e suksesshme e artit popullor dhe shprehjes së lëmuar muzikore. Ai është themeluesi i shprehjes kombëtare çeke në muzikë dhe themelues i operës çeke (“Atdheu im”, “Dalibor”).
1931 – Ka lindur burri i shtetit rus Mikhail Gorbaçov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, i cili pas marrjes së pushtetit në vitin 1985 filloi procesin e reformave liberale të njohur si “Glasnost” dhe “Perestrojka”. Përfundoi periudhën e “Luftës së ftohtë” me Perëndimin dhe kontribuoi në rënien e komunizmit në Evropën Lindore.
1949 – Kapiteni amerikan James Gallagher u lëshua nga baza Fort Ëorth, Texas, duke i dhënë fund fluturimit të parë rreth Tokës, pa ulje. Ai ka fluturuar për 94 orë dhe një minutë me aeroplanin “B-50” për 37,742 kilometra. (b.an)